Connect with Us

Pezullohet nga detyra nënkomisari i Policisë Durrës/ Ja akuzat që rëndojnë mbi të

Kronika

Pezullohet nga detyra nënkomisari i Policisë Durrës/ Ja akuzat që rëndojnë mbi të

Publikuar

-

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Durrës ka pezulluar nga detyra nënkomisarin Florian Skurën, i dyshuar për shpërdorim detyre.

Sipas SHÇBA, dyshohet se në periudha të ndryshme kohore dhe në raste të përsëritura, Skura nuk ka kryer veprime të plota hetimore, duke mos i referuar materialet proceduriale pranë Prokurorisë, por duke i trajtuar në mënyrë administrative.

Njoftimi i SHÇBA:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Durrës ka ekzekutuar vendimin penal të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të punonjësit të Policisë pranë DVP Durrës, Nënkomisar F. S., i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka marrë vendimin penal duke caktuar masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre e funksioni publik” për shtetasin F. S., 30 vjeç, me detyrë Specialist shërbimi dhe OPGJ në sektorin e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

LEXO EDHE:  Përgjaket autostrada Durrës-Tiranë/ Një 60 vjeçar humb jetën në aksident

Ky punonjës dyshohet se në periudha të ndryshme kohore dhe në raste të përsëritura, nuk ka kryer veprime të plota hetimore sipas nenit 293/1 të Kodit të Procedurës Penale, si edhe neneve 18, 23 të ligjit për Policinë e Shtetit dhe Rregullores së Policisë së Shtetit, duke mos i referuar materialet proceduriale pranë Prokurorisë, por duke i trajtuar në mënyrë administrative.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

“Hajduti hyri nga dritarja”/ Sot u arrestua, si “dekonspiroi” veten drejtori në Vlorë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Drejtori i Drejtorisë së Administrimit e Mbrojtjes së Tokës në Vlorë, Bardhyl Gjika, njëri prej personave të arrestuar ditën e sotme nga Policia e Vlorës, tre ditë më parë “zbardhi” skemën e grabitjes në këtë institucion.

Në një prononcim për mediat, ai tregoi se si hajdutët kishin hyrë në godinë.

Gjika tha se grabitësi ishte futur nga dritarja e zyrës së zëdhënësit dhe kishte dalë nga dera kryesore pasi kishte thyer dyert e dy zyrave, asaj të pronës dhe të Mbrojtjes së tokës. Autori dyshohet të ketë qenë i maskuar dhe i armatosur, tha ai.

Si duket pa e kuptuar Gjika ka treguar më shumë detaje se ç’duhet të grabitjes që kishte organizuar vetë. Gjika theksoi 3 ditë më parë se sinjali për këtë vjedhje është dhënë nga roja e godinës.

“Rreth mesnatës jam njoftuar që kanë hapur zyrat. Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrat. Zyrat e pronave. Gjeta policinë dhe rojet. Po bëjmë një inventar për të parë se çfarë mungon. Është hapur edhe zyra e drejtorisë dhe administrimit të mbrojtjes së tokës. Nuk kemi për të thënë vjedhje dosjesh sa të mësojmë. Nëse ka humbur një dokument. Monitorohet nga kamerat. Roja e ka konstatuar dhe ka njoftuar. Ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe pastaj ka dalë nga dera kryesore”, shprehet Bardhi Gjika.

LEXO EDHE:  Ishte e parkuar/ Shpërthen në flakë makina në Durrës

LEXO EDHE:  E rrallë/ Në Shqipëri lind fëmija pa gjuhë



Gjatë grabitjes janë vjedhur dy dosje të fshatit turistik Dhërmi.Nga hetimet ka rezuluar se Bardhi Gjika në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtorie Kreshnik Mino dhe Spiro Duni 51 vjeç, të dy po ashtu të arrestuar, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi. Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.

Grabitja e dosjeve të falsifikuara për pronat në Dhërmi?/ Arrestohen dy zyrtarë dhe ndihmësi i tyre

Falsifikuan dokumentet e pronësisë së një toke në Dhërmi/ Zbardhen emrat e zyrtarëve të arrestuar

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitja e dosjeve të falsifikuara për pronat në Dhërmi?/ Arrestohen dy zyrtarë dhe ndihmësi i tyre

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pak ditë më parë është raportuar një grabitje të dosjeve të pronave në zyrat Këshillit të Qarkut në Vlorë.

Sot, Policia ka raportuar disa arrestime, por pa i specifikuar se kanë lidhje me grabitjen apo vetëm me falsifikime.

Një operacion është zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Në pranga janë vënë 3 shtetas, 2 prej të cilëve ushtronin funksione publike.



Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale e falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës nga persona që ushtrojnë funksion publik, pas një hetimi disa mujor, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve:
-B. GJ., 60 vjeç, banues në Vlorë.
-K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë.
-S. D., 51 vjeç, banues në Himarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXO EDHE:  Përgjaket autostrada Durrës-Tiranë/ Një 60 vjeçar humb jetën në aksident

LEXO EDHE:  Situata nga tërmetet/ Rama: Nuk ka vend për panik, strukturat në gatishmëri

Sipas Policisë, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi B. Gj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin K. M, dhe shtetasin S. D, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përgjaken rrugët/ Makina përplaset me kolonën e betonit, humb jetën një person

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Ura e Tapizës, në aksin rrugor Fushë-Krujë-Kamëz.

Një automjet Mercedez Benz është përplasur me një kolonë betoni dhe për pasojë ka humbur jetën një person, i identifikuar me inicialet E.C., 43 vjeç.



Ky i fundit mësohet se ka qenë drejtuesi  i automjetit.

LEXO EDHE:  Video-Përmbytet Durrësi/ Kaos në qarkullim, trafik dhe ujë në banesa

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon per zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE