Connect with Us

Opozita me 3 grupe parlamentare në Kuvend/ PD i “fal” deputetë aleatëve, të LSI-së mbeten “jetimë”

Politikë

Opozita me 3 grupe parlamentare në Kuvend/ PD i “fal” deputetë aleatëve, të LSI-së mbeten “jetimë”

Publikuar

-

Katër emrat në parlament që nga viti 1991/ Deputetët me më shumë se 13 mandate

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, ndërkohë që deputetët i janë drejtuar Kuvendit, ku pritet caktohen sekretariatet, komisionet, si dhe byroja.

Sa i përket komisioneve, nga 8 në total, tre do të drejtohen nga PD, ndërsa në pesë të tjerat, Partia Demokratike do të ketë postin e nënkryetarit.

Mësohet se opozita do të krijojë tre grupe parlamentare. Në Kuvend do të jenë grupi parlamentar i PD, ai i PDIU dhe ai i aleatëve të tjerë të Bashës, përkatësisht PR, PAA, LZHK dhe PBDNJ.

Këto të fundit, do të krijojnë grupet parlamentare me ndihmë të Partisë Demokratike, pasi një grup parlamentar duhet të ketë të paktën 7 deputetë. Për këtë arsye, PD do t’i japë PDIU, e cila mori në zgjedhjet e 25 prillit 3 deputetë, edhe 4 deputetë të tjerë, për të krijuar grupin e saj parlamentar.

Gjithashtu, PD do iu japë 3 deputetë partive të tjera aleate PR, LZHK, PAA dhe PBDNJ, të cilat morën në zgjedhje 4 deputetë. Sa i përket, Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk dihet ende nëse kjo forcë politike ka kërkuar deputetë nga PD dhe nëse do ketë grup parlamentar apo jo.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Zhupa: Keqqeverisja po ndëshkon fëmijët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike ka denoncuar sot mbylljen e godinës për shkollat e Sarandës, Eco Kampus.

Sipas deputetes së PD-së Ina Zhupa,  kjo godinë është bërë me taksat dhe paratë e qytetarëve të Sarandës dhe ende nuk është vënë nën funksion.

Zhupa shprehet se ky është modeli i keqqeverisjes që ofron Edi Rama dhe i krizave që ofron nga keqmenaxhimi i tij.

Reagimi i Zhupës

Ndodhem në qytetin e Sarandës, mbrapa meje është godina e quajtur Eko Kampusi, një godinë e ndërtuar prej gati 3 vitesh dhe e pa vendosur në funksion për të mirën e nxënësve të Sarandës.

Kjo godinë është bërë me taksat dhe paratë e qytetarëve të Sarandës. Sot fëmijët nëpër shkollat 9-Vjeçare të Sarandës kryejnë mësim me 2 turne vetëm sepse qeveria dhe pushteti lokal nuk kanë menduar që ta pajisin brenda me mjetet e duhura për të zhvilluar mësimin, për ti bërë instalimet elektrike dhe hidraulike.



Në seancën dëgjimore që kishim në Komisionin e Edukimit me Ministren e Arsimit, unë e pyeta për Eko Kampusin dhe i kërkova shpjegime se përse nuk e vendosin në funksion për fëmijët e qytetit të Sarandës dhe sigurisht që ngela pa marr një përgjigje.

Sepse ata nuk kanë përgjigje se pse paratë e buxhetit të shtetit dhe paratë e bashkive i çojnë në funksion të klientëve të pushtetit në funksion të oligarkëve, në funksion të pasurimit të tyre dhe klientëve të tyre.

Nuk kanë përgjigje se pse fëmijët e Sarandës sot pa asnjë arsye vazhdojnë të bëjnë mësim me dy turne, vazhdojnë të bëjnë mësim në klasa të mbi populluara edhe pse në periudhë pandemie, kur godina është gati është bërë me taksat e tyre dhe duhet të ishte në funksion për ta.

Ky është modeli i keqqeverisjes që ofron Edi Rama dhe i krizave që ofron nga keqmenaxhimi i tij.

Faleminderit!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ylli Dylgjeri ironizon Bashën/ Luli, demokratët, Saliu dhe Salianji

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha prej javësh po zhvillon takime me demokratë në çdo qytet, me synimin për të ringritur dhe bashkuar PD.

Gazetari Ylli Dylgjeri, ka ironizuar kryeatrin, Lulzim Basha, duke treguar se koha e tij ka mbaruar dhe se demokratët po i bëjnë daljen, duke u mbledhur rreth Berishës në takimet e tij.

Lul, demokratët sot po mblidhen rreth Saliut e jo rreth Salianjit! Një shprehje e hershme thotë:

Rron shqiponja në majë të malit, rron dhe miza në bythë të kalit! Po, ça po bën më aty Lulzim?

Pse po rri kot ? Apo se je në kalë? Lëviz, luaj, se u qelbe.  Demokratët që ti i le rrugëve kanë mbushur sallat e ti rri akoma në stallë. Demokratët u zgjuan Luli. Demokratët po kërkojnë tjetër Lider. Janë bashkuar rreth “të keqes” më të vogël e Udhëheqësit më të madh. Po e presin anekan Doktorin, qytet më qytet.



E presin në rrugë, në salla, në podiume. Po ti? Ça po bën aty? Ku e ke antarësinë? Ku i ke militantët? Ku e ke partinë?

Po të firon çdo ditë grupi. Doktori po kuvendon me Partinë, Ti vazhdon takon akoma diplomacinë!

Po të fut ujë gomonja Lul. Se ndjen se të është lagur menderja? Fshatari ynë e maste lagështinë e tokës me bythë kur donte të mbillte grurë, Ti je në ujë e nuk po ndjen gjë!

Heeeeej! O Lul! PD sot po mblidhet rreth Saliut e jo rreth Salianjit. A po thith Ti? Apo kap ça të kapësh?  Zoti të dhashtë”, shkruan Ylli Dylgjeri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Katundi do e nxjerrë djalin nga fisi”/ Si pritet të përjashtohet Basha nga demokratët

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Pas vendimit personal të kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, lideri historik i PD, ka nisur takimet në bazë ku ka zhvilluar disa Foltore.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, përmes një postimi ka komentuar situatën në PD ku shkruan: “Nëse ngatërrohen babë e bir, po katundi çfarë faji ka?”

Por ish kreu i FRPD Lisandër Hoxha, i cili ka qenë një zë kritik ndaj Bashës dhe ka mbështetur ish kryeministrin Berisha në çdo Foltore të zhvilluar deri tani ka replikuar duke thënë se demokratët do përzënë Bashën nga PD.

Kur djali e nxjerr babën nga shtëpija, katundi e nxjerr djalin prej fisi. Kështu thotë tradita jonë zakonore”, ka shkruar Hoxha duke iu kundërpërgjigjur kështu Çollakut.



Nga ana tjetër Jamarbër Malltezi gjithashtu ka replikuar në postimin e Çollakut, duke shkruar:

Unë të di më të mençur dhe më dinjitoz, por nëse don të vij unë pas kësaj kinse alegorie:

Fshati kërkon të dëgjohet dhe të vendosë, fshati e jo agai se (1) i dha votën të heqë Ramën e Ballukun jo ti votojë ato dhe të heqë Agron Shehaj, Berishën, Flamur Nokën e Oerd Bylykbashin; (2) fshati i dha mbështetje e para pafund por agai po injoron fshatin & forumet; (3) agai po shkel në mënyrë të përsëritur statutin dhe rregullat e lojës se po merr njerëz pa qenë fare anëtarë të fshatit e i cakton në Kryesi ndërkohë që sipas statutit nuk lejohet as të bëhen kryetar seksioni nëse nuk kanë të paktën 6 muaj anëtarësi. Fshati don të flasë e po zien, agai thotë nuk pyes për fshatin se mendon pazarin e rradhës”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE