Connect with Us

Odise Roshi e thotë hapur: Kombëtarja më tërbon, transformohem si njeri

Kombëtare

Odise Roshi e thotë hapur: Kombëtarja më tërbon, transformohem si njeri

Publikuar

-

Nëse në gjithë këto vite forma e Roshit ka qenë mes luhatjeve drastike në klube, nga ana tjetër ka treguar të njëjtin shkëlqim te Kombëtarja. Pra Roshi ndryshon kur mban veshur fanellën e Shqipërisë, duke shkëlqyer në fushën e blertë.

Këtë e ka pranuar edhe vetë lojtari në Ora Sport. “Kush e kurdis më shumë, kush të çmend në futboll?”, ishte pyetja e drejtuar, ndërsa Roshi shprehet: “Kombëtarja, ajo, më transformon si njeri”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Hungaria favorite, bastet “injorojnë” Kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës. Kuqezinjtë përballen me Hungarinë në transfertë, ndërsa ndeshja do të nisë në orën 20:45.

Të dyja ekipet kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajktur gjallë shpresat për një vend në “Play Off” e Kupës së Botës.



Bastet ndërkombëtare favorizojnë Hungarinë në këtë takim dhe “injorojnë” kombëtaren shqiptare. Duke parë se do të luajnë në shtëpi, Hungaria ka koefiçentin 2.3, barazimi kuotohet me koefiçentin 3, ndërsa fitorja e Shqipërisë 3.4.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Na bëni krenarë! Ëndrra play-off kalon nga Puskas Arena…

Publikuar

-

Nga

Dita e shumëpritur erdhi. Sot në mbrëmje në orën 20:45 në Puskas Arena në Budapest, Shqipëria do të luajë një pjesë të mirë të fateve të saja në grupin I kualifikues të Botërorit, Katar 2022. Kuqezinjtë do të tentojnë maksimumin në këtë transfertë të vështirë për të ruajtur diferencën me Poloninë në renditje, për të mbajtur vendin e dytë por edhe pse jo për të siguruar minimalisht vendin e 3-të.

Një muaj më parë përballja mes Shqipërisë dhe Hungarisë u vendos nga një gol i Armando Brojës në minutat e fundit, ndërkohë që edhe në këtë përballje skuadra e Rejas ka një favor, ndeshja do të luhet pa tifozë pasi hungarezët janë dënuar për shkak të koreve raciste të përdorura në sfidën ndaj Anglisë.



Reja do t’i besojë një fanellë titullari Myrto Uzunit në sulm i cili i njeh mirë hungarezët ndërkohë që parashikohet ta nisë sfidën që nga fillimi edhe Endri Çekiçi. Hungarezët përveç tifozëve nuk do të kenë edhe sulmuesin e tyre kryesor Adam Szalai autorin e 25 golave në 76 ndeshje me maxharët i cili është i dëmtuar. Për të fituar në këtë transfertë të vështirë, Shqipëria duhet të bëjë një nga ndeshjet e saja më të mira, e lehtë nuk do të jetë por e pamundur jo e jo, kështu që është momenti që fjalët të kthehen në vepra.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

QATAR 2022, mbyllen sfidat/ Fiton Gjermania, shënojnë edhe dy shqiptarë

Publikuar

-

Nga

U luajtën ditën e sotme 11 sfidat e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, ku nuk munguan surprizat. Gjermania arriti të triumfonte me përmbysje 2-1 ndaj Rumanisë, ndërkohë që nuk falën as Holanda dhe Kroaci.

Në total në 11 duelet e mbrëmjes së sotme u shënuan plot 29 gola. Vlen të theksohet fakti se rrugën e rrjetës gjetën edhe 2 futbollistët me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski që aktivizohet te Maqedonia e Veriut dhe Fatos Beqiraj që realizoi dopietë me Malin e Zi.

REZULTATET: 

GRUPI E

ÇEKI-UELLS 2-2

Pesek 38′ , Uard 49′ (autogol) / Ramsej 36′ , Xhejms 69′ 

ESTONI-BJELLORUSI 2-0

Sorga 58′ 

GRUPI G

GJIBRALTAR-MALI ZI 0-3

Marusiç 7′ , Beqiraj 44′ (p), 68′ 

LETONI-HOLAND 0-1

Klasen 19′ 

TURQI-NORVEGJI 1-1

Akturkoglu 6′ / Thorstvedt 41′ 



GRUPI H

QIPRO-KROACI 0-3

Perisiç 45+2, Gvardiol 80′, Livaja 90+2′ 

MALTË-SLLOVENI 0-4

Iliçiç 27′ , 60′, Sporar 50′, Sesko 67′ 

RUSI-SLLOVAKI 1-0

Satka (autogol) 24′

GRUPI J

GJERMANI-RUMANI 2-1

Gnabri 52′ , Myler 81’/ Haxhi 9′ 

ISLAND-ARMENI 1-1

Johaneson 77′ / Hovhanisjan 35′ 

LIHTESHTEJN-MAQEDONI E VERIUT 0-4

Velkovski 39′, Alioski 66 (p), Nikolov 74′, Çurlinov 83′ 

LEXO TE PLOTE