LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në PD ka rënë “heshtja e vdekjes”

13 Shtator 2021, 13:42, Politikë CNA
Në PD ka rënë “heshtja e vdekjes”

Në Partinë Demokratike, ka heshtje, ?heshtje vdekje? siç do ta quante populli. Ndërkohë që demokratët vlojnë, nga zyra e Bashës dhe të tijtë ka rënë heshtja.

Në heshtje, Lulzim Basha ka thirrur edhe grupin parlamentar, madje duke u munduar ta mbajë të fshehtë orarin.

Basha, i cili duhet të japë llogari për vendimin personal dhe anti-demokratik që ka marrë, hesht. Ai hesht njësoj si në ditët kur e zhyti PD-në në humbje nga mandati në mandat.

Hesht edhe sot, teksa ata që i kishte deri dje në krah, po e braktisin.

Bashkëpunëtorë të tij, drejtues degësh, sekretarë dhe ish sekretarë janë parë të hyjnë në zyrën e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Zërat për largimin e tij sa vijnë dhe shtohen, dhe Basha, po e kalon si periudhë zie dhe heshtje dhe bashkë me të në heshtje ka rënë edhe selia e PD-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga