Connect with Us

Ndarja nga jeta e fizioterapistit të Kombëtares, Duka me mesazh prekës: Moment i vështirë për të gjithë futbollin

Kombëtare

Ndarja nga jeta e fizioterapistit të Kombëtares, Duka me mesazh prekës: Moment i vështirë për të gjithë futbollin

Publikuar

-

Pas lajmit shokues të vdekjes së fizioterapistit të Kombëtares shqiptare, Ylli Mihali, ka reaguar dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook”, duke shkruajtur se ky është një moment i vështirë i futbollit shqiptar dhe se shërbeu për 27 vite një njeri i jashtëzakonshëm në ekipin e Kombëtares shqiptare:

REAGIMI I PRESIDENTIT TË FSHF-së, ARMAND DUKA 

“Të dashur miq,

Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.

Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë.

Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. 

Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

UEFA cakton një arbitër të rëndësishëm për ndeshjen Hungari-Shqipëri

Publikuar

-

Nga

UEFA e ka marrë shumë seriozisht dhe e ka vlerësuar së tepërmi përballjen mes Hungarisë dhe Shqipërisë. Kjo përballje do të përcaktojë jo pak sa i përket vendit të dytë në kualifikueset e Botërorit. Për këtë arsye UEFA ka caktuar një arbitër që gjykon në nivelet më të larta.



Bëhet fjalë për spanjollin 45-vjeçar, Carlos Del Cerro Grande. Ky i fundit vendos drejtësi në La Liga, ndërsa së fundmi kishte detyrën e vështirë për të gjykuar super sfidën mes PSG dhe Manchester City në “Champions League”.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Tifozët kuqezinj përgatisin surprizën e papritur për Levandovskin

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të përballet në ndeshjen e parë me Hungarinë dhe më pas do të masi forcat me Poloninë. Kuqezinjtë do të jenë ende në lojë matematikisht për ëndrrën e Botërorit, pavarësisht rezultatit në tokën hungareze. Dëshira e shqiptarëve për t’u kualifikuar në Botëror përkëthehet në lënien jashtë të ylli botëror, Robert Lewandowski, që do të mbetej pa kompeticionin më të rëndësishëm.



Për të mbërritur në këtë pikë tifozët janë bashkuar si kurrë më parë. Shumë grupime tifozësh nga të gjitha trevat janë bashkuar në një të vetëm, TKZ. Kështu zëri do të oshëtijë dhe do të bashkohet në një të vetëm. Por kjo nuk është ndeshje normale dhe as tifozët nuk do të jenë “normal”. Një surprizë e madhe po përgatitet nga TKZ për t’u shpalosur para ndeshjes që do të emocionojë edhe lojtarët.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Gjykoi Francë-Gjermani, madrileni strikt caktohet për Hungari-Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Shqipëria luan këtë të shtunë një nga ndeshjet decizive sa i takon edicionit kualifikues për rrugën drejt “Katar 2022”. Përballja ndaj Hungarisë është një nga sfidat ky pikët maksimale mbajnë kuqezinjtë ende në garën për të shpresuar një vend mes skuadrave që do të marrin pjesë në “Play Off”.

Për këtë, UEFA ka caktuar që gjyqtar i ndeshjes së Budapestit ndaj Hungarisë vendase të jetë Carlos del Cerro Grande. Spanjolli 45 vjeçar është arbitër ndërkombëtar që prej vitit 2013. Madrileni ka gjykuar ndeshjen në grupe për “Euro 2020” mes Francës dhe Gjermanisë.



Asistentë të tij në këtë takim do të jenë spanjollët Roberto Alonso Fernandez dhe Inigo Prieto. Në sistemin VAR janë caktuar Jose Maria Sanchez dhe Raul Cabanero si asistent në VAR.

Për t’u theksuar është fakti se spanjolli është dorëlëshuar me kartonët dhe në sfidat që ka gjykuar ai ka një mesatare prej të paktën pesë kartonësh të verdhë për ndeshje.

LEXO TE PLOTE