LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mes “dashurisë dhe urrejtjes”/ Hipokrizia e Lulzim Bashës me SHBA dhe demokratët

13 Shtator 2021, 13:10, Politikë CNA

Në datën 9 shtator, një ditë para se të mblidhej seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë, për këtë legjislaturë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me një vendim krejtësisht personal dhe të pakonsultuar me strukturat e partisë, përjashtioi ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

Basha përjashtoi nga grupi parlamentar liderin historik të demokratëve, me justifikimin se ishte presion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

?Partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pacënueshëm dhe do duhet të vijojë të mbetet i tillë, në interes të demokratëve, në interes të së ardhmes së Shqipërisë?, theksoi Basha, duke dalë hapur se po e bënte këtë veprim se i thanë amerikanët.

Pra, Basha ?vrau? Sali Berishën, babain e tij politik, për të mos cënuar marrëdhëniet e PD, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur në fakt ai ka qenë vetë problematik në këto mardhënie dhe me shumë gjasa Berisha po vuan pasojat e veprimeve dhe ekspozimit të bërë nga vetë Basha.

Në fakt, një detaj që tregon hipokrizinë e Lulzim Bashës në marrjen e këtij vendimi, janë pikërisht raportet që ky i fundit ka pasur me shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si fillim kujtojmë këtu çadrën e vitit 2017. Në atë kohë, vendimi i dënua nga ndërkombëtarët, por në takime me diplomatët Basha i drejtonte gishtin Sali Berishës.

?Nuk me lë Berisha?-theksonte ai , duke ekspozuar Berishën para ndërkombëtarëve, apo SHBA.

Por, më pas shkoi e bëri një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, mori gjysmën e qeverisë, u fut në zgjedhje, dhe iu shkaktoi demokratëve një kosto elektorale katastrofike. Basha në atë kohë pati dhe një artikulim anti amerikan deri në momentet e fundit, kur vendosi të hynte në pazare pasi ja shtrenguan këmbët në një këpucë.

Në një protestë në shkurt të vitit 2019, Basha deklaroi djegien e mandatëve të deputetëve, duke braktisur kështu parlamentin dhe duke lënë demokratët të papërfaqësuar.

Në atë kohë, Lulzim Basha pati edhe përplasje të forta me ndërkombëtarët, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë këtu sulmet e “çmendura” të Lulzim Bashës dhe njerëzve të tij në vitin 2019, kur dogji mandatet dhe historinë që tregonte mbi telefonin e tij, pasi ishte telefonuar nga Mathew Palmer, zëvendesndihmësi Sekretari Amerikan i Shtetit, të cilit Luli i kishte thënë se nuk ka më hap pas, nuk ka më zgjidhje, vendimin e ka marrë.

Mënjëherë në rrjetet sociale filluan sharrjet dhe fyerjet ndaj diplomatëve të SHBA, si Palmer, akuza si të blerë nga Soros, vegla të tij, të blerë nga Rama etj.

Artikulime të bëra me urdhër të Bashës nga qendra e tij e propagandës “Byrektorja” e PD, ku një grup të rinjsh shkruajnë në rrjet komente, fyerje, qëndrime etj sipas komandës që vjen nga lart. Në atë kohë ?armiku” ishte Palmer dhe SHBA.

Palmer në atë kohë, dënoi djegien e mandateve, dhe i bëri apel opozitës të mos bojkotonte zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

?Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do merrte pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Përgjegjësia e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhje të ndajë vizionin me mbështetësit të punojë fort të ketë platformë politike atraktive të ketë kandidatë të fortë që të fitoje zgjedhjet? -tha Palmer ndër të tjera, në një konferencë për mediat në 9 prill 2019.

Por, ?çmenduria? e Bashës vijoi. Pas djegies së mandateve ai bojkotoi edhe zgjedhjet vendore, duke i dorëzuar në tavolinë Edi Ramës, 61 bashkitë e vendit.

Për më tepër ai u ?trimërua ? duke thënë se ?Dua t?iu them se këtu jemi bashkuar me përfaqësuesit dhe njerëzit e lirë të këtij vendi. Duhet t?u them miqve të mi, të gjithë atyre që nuk e dinë akoma se këtu nuk kanë në Demokraci. Se ai që është kryeministër, është një Maduro, por kjo nuk është Venezuela. Mos më kërkoni të pranoj kurrë atë që nuk do ta pranonit kurrë për popin tuaj. Nuk do të pranoj kurrë që një Kushtetuta të kthehet në një letër higjenike nga një bandit. Nuk do të pranoj kurrë blerjen e zgjedhjeve?.

Ndërsa sot, Lulzim Basha ?ha turpin me bukë?, dhe përjashton nga Partia Demokratike, një ndër thelemuesit e saj, ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e vendit dhe thotë se e ka bërë për Amerikën?

Njeriu që sdo njihte zgjedhjet, në vend që të dorëhiqej sepse dështoi, për kokën e tij bën pazare që të shpëtojë duke kryer akte si një klloun politik që tani ka gjithë partinë kundër. Jo vetëm sepse përjashtoi Berishën me një veprim pa asnjë vlerë statutore dhe ligjore, por sepse derdhi kupën me veprimet e tij personale, me konfliktet dhe përçarjen që nxit në PD dhe njëherë sulmon amerikanët e thotë më tha Saliu, tani sulmon Saliun e thotë e bëra për amerikanët.

Lulzim Basha duket si një kurtizane politike që ndërron “shtratin”, ku gjen më shumë ngrohtësi. Nuk ka asnjë parim, etikë, staturore dhe politike në veprimet e tij, janë thjesht lëvizje nën presion dhe panik sa në njërin krah dhe aq në tjetrin. Tani relaksimi i fundit i ka ngelur të hyjë në qeveri me Ramën, si shpëtim për të dhe kurtizanet e tij./CNA.al

Antiamerikanizmi i Lulzim Bashës

Palmer sulmon Bashën/ Djegia e mandateve nuk është zgjidhje

Palmer, kryearmik i Partisë, popullit dhe më gjërë

Lajmet e fundit nga