Connect with Us

I kuqi që solli humbjen e Skënderbeut, kapiteni Zguro e ka me arbitrin

Sport

I kuqi që solli humbjen e Skënderbeut, kapiteni Zguro e ka me arbitrin

Publikuar

-

Skënderbeu humbi 4-2 në transfertë me Tiranën. Sfida e “Selman Stërmasit” pa korçarët që të mbeteshin me një lojtar më pak në fushë, pas daljes me karton të kuq të kapitenit Zguro. 28 vjeçari nuk i mbushi dy minutat në fushë me nisjen e pjesës së dytë, duke u ndëshkuar me karton.

Në lidhje me kartonin e dytë të verdhë, Zguro tregon se ndërhyrja ka qenë e pastër, andaj arbitri Jorgji e ka tepruar.

“Dua t’i kërkoj falje ekipit, tifozëve, presidentit për kartonin e kuq edhe pse mendoj se nuk isha për të dalë nga fusha pasi ishte ndërhyrja ime e parë, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Jemi ekip me cilësi dhe kampionati sapo ka filluar, forca Skënderbeu”, shkruan Zguro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Formacionet zyrtare të Suedi-Kosovë, “Dardanët” me dyshen Muriqi-Rashica në sulm

Publikuar

-

Nga

Dalin formacionet zyrtare të ndeshjes Suedi-Kosovë, që nis në “Friends Arena” të Solnas. Kosova do të ketë një mal të lartë për të ngjitur, por pa liderin ekipit Zlatan Ibrahimovic që mund t’i zgjidhë ndeshjet me një lëvizje të vetme edhe Suedia duhet të djersijë shumë për të marrë maksimumin.

Challandes, me rreshtimin 4-4-2 do të hedhë në fushë: Muric  në portë; Vovjvoda, Rrrahmani, Aliti dhe Hadergjonaj në mbrojtje; në mesfushë Bytyqi, Loshaj, Dresevic dhe Rashani; në sulm dyshja Muriqi-Rashica.



Kosova renditet në vendin e katërt në Grupin B, me 4 pikë, duke lënë pas vetëm Gjeorgjinë, që mbyll tabelën me vetëm 1 pikë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpresat përgatiten për Slloveninë, Bushi thërret edhe sulmuesin e Fiorentinës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria U-21 ka nisur menjëherë nga puna për përgatitjen e ndeshjes së dytë ndaj Sllovenisë, pas fitores me dopietë të enjten ndaj Andorrës.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi ka zhvilluar të premten një seancë të lehtë stërvitore ndërsa do të zhvillojë edhe ditën e sotme një tjetër stërvitje.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipit të Shpresave i është bashkuar këtë të shtunë edhe futbollisti shqiptar që aktivizohet në radhët e Fiorentinës, Eljon Toçi.



Ai ishte pjesë e grumbullimit me ekipin e 19 vjeç arëve, që drejtohet nga Armando Cungu ndërsa ditën e djeshme luajti edhe në miqësoren e parë të planifikuar ndaj Malit të Zi, teksa shënoi një dy golësh, duke qenë një protagonistët kryesorë të skuadrës kuqezi.

Shqipëria U-21 luajti dy ditë më parë ndaj Andorrës në Elbasan Arena, ndeshjen e vlefshme për kampionatin Europian 2023, ku fitoi me rezultatin 2-0, ndërsa do të zhvillojë edhe një tjetër sfidë ndaj Sllovenisë, në po të njëjtin stadium ditën e hënë në ora 18:30, ku kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e dytë radhazi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kalendari/ Të mërkurë dhe të enjte, futbolli shqiptar rikthehet në mesjavë

Publikuar

-

Nga

Futbolli shqiptar prej datës 3 tetor është pushim, kjo për shkak të dy ndeshjeve të Kombëtares kuqezi me Hungarinë dhe Poloninë. FSHF bën me dije se topi do rrotullohet në Shqipëri mesjavën që vjen, me ndeshjet e kthimit për Kupën e Shqipërisë.

Në 13 dhe 14 tetor do zhvillohen ndeshjet e kthimit, ndërsa disa nga dulet priten me interes për vetë rezultatet në sfidat e para. Në grupin A, Dinamo do duhet të përmbysë humbjen 1-0 në sfidën e parë me Erzenin, ndërsa në atë B, Vllaznia, Kukësi, Egnatia dhe Laçi kanë ndeshje delikate.



Shumica e ndeshjeve do zhvillohen të mërkurë, ndërsa të enjte luhet pjesa e mbetur.

Kalendari për dy grupet:

LEXO TE PLOTE