Connect with Us

Frikë nga SPAK?/ Berisha i sfidon të gjithë

Politikë

Frikë nga SPAK?/ Berisha i sfidon të gjithë

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk ka frikë nga asnjë hetim nga SPAK, duke u shfaqur i sigurtë se ndaj tij nuk do të ketë asnjë provë për të inkriminuar.

“Sali Berisha nuk  ka frikë nga asnjë lloj akuze që mund ti behet sepse ka zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin gjithë jetën.

LEXO EDHE:  Zyrtari i lartë gjerman: Pa dënuar blerësit e votave nuk ka negociata

Kanë dërguar me dhjetra dosje në SPAK. Le të dërgojë edhe me qindra të tjera se janë të gjitha të përputhje me ligjin”, theksoi Berisha në Syri tv./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Dokumentet ekskluzive/ Skandali që “fundos” Benet Becin, institucionet e përfshira

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

CNA.al prej disa ditësh, nëpërmjet dokumenteve zyrtare dhe ekskluzive ka denoncuar një skandal, në lidhje me një kontratë abuzive që KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) ka lidhur me një kompani private, NOA Energy, për shkëmbim e energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për një kontratë abuzive, për faktin se nuk janë përcaktuar oraret e shkëmbimit të energjisë.

Sipas kësaj kontrate, KESH i jep energji kompanisë private NOA Energy në oraret e pikut, kur çmimi i energjisë është shumë herë më i lartë, ndërsa kjo kompani private ia kthen korporatës shtetërore, pas mesnate, kur kërkesa pëer energji është e ulët dhe çmimi është shumë herë më i ulët. ( Lexo këtu)

Pra, nga kjo kontratë kompania private, NOA Energy fiton mijëra euro, ndërsa KESH merr vetëm disa thërrime.

Kërkesa në KESH, tetë ditë gjithë proçedura

Kërkesa e parë e NOA-s është bërë me datën 4 Mars 2021, ndërsa z.Beci ka dhënë dorëheqjen me datë 5 Mars 2021.

Bëhet fjalë për një kërkesë në gjuhën angleze, drejtuar KESH-it, nga NOA Energy. ( Lexo këtu)

Më pas në datën 5 mars ka ardhur kërkesa e dytë, ku kompania NOA i ka kërkuar KESH-it, lidhjen e kësaj marrëveshjeje, duke vendosur kushte.

Referuar shprehjes së interesit për lidhjen e një marrëveshje për shkëmbim të energjisë elektrike dorëzuar pranë zyrave të KESH, me datë 05.03.2021, shoqëria NOA dorëzon draft-kontratën, bazuar mbi këtë propozim”, thuhet në kërkesën dërguar KESH-it, përkatësisht z.Benet Beci.

Më tej në kërkesë radhiten edhe kushtet nga NOA.

Kapaciteti me lëvrim –pranin 50 MW. Vëllimi në lëvrim-pranim 40 000 MW, orë në muaj. Me një njoftim paraprak jo më vonë se dhjetë ditë përpara fillimit të lëvrimit NOA do të dorëzojë për XX MW/h, një tarifë prej 0.15 euro MW/h në muaj”, thuhet më tej në akt marrëveshjen e përpiluar nga NOA. ( Lexo këtu)

Si u përfshi Autoriteti i Konkurencës në skandal

CNA.al gjithashtu po nëpërmjet dokumenteve zyrtare ka treguar sesi në këtë skandal është përfshirë edhe Autoriteti i Konkurencës.

Pra, sikurse e cilësuam edhe më lart, në datën 4 mars 2021, një kompani private NOA Energy i kërkoi KESH-it,  një marrëveshje, e cila ka të bëjë me depozitimin e energjisë.

Kërkesa e dytë për lidhjen e marrëveshjes është në datën 5 mars.

Më pas kjo marrëveshje detajohet dhe bëhet shprehje e interesit pikërisht në datën 8 mars. Tre ditë pasi drejtori i asaj kohe, Benet Beci kishte dhënë dorëheqjen. Por, vazhdonte të qëndronte në detyrë.

Po në datën 8 mars, administratori i KESH përgatit shkresën dhe në datën 9 ia çon kërkesën për shprehje interesi, Entit Rregullator të Energjisë dhe Autoritetit të Konkurencës.( Lexo ketu)

Megjithëse më përpara Autoriteti i Konkurencës kishte anulluar të tilla vendime, pra nga viti 2019 dhe shumë kompanive të tjera private nuk iu ishte dhënë kjo mundësi, me një shpejtësi të madhe për vetëm 48 orë, pra në datën 9 mars merren dokumentat, dhe brenda 48 orësh del me një vendim.

Vendimi mban datën 12 mars 2021, dhe thotë qartazi se i ka rekomanduar KESH-it që gjatë procedurave të interesit të garantojë përmbushjen e detyrimit për shërbimin publik, të respektojë parimet e leverdisshmërisë, nuk ka depozita kufizuese, detyron KESH-in si operator dominues për çdo kontratë e cila vendos të drejta të veçanta ekskluzive të kërkojë vlerësim paraprak nga Komisioni i Konkurencës, e kështu me radhë. ( Lexo këtu)

LEXO EDHE:  Nxori sekretin hetimor/ SPAK shpall moskompetencë për Artan Shkëmbin

Pra, Autoriteti i Konkurencës i është përgjigjur KESH-it, për vetëm 48 orë, ndërkohë që institucionet shtetërore për të kthyer përgjigje për shkresa zyrtare që i kanë në protokoll duan një muaj.

Ndërsa në rastin e KESH dhe Autoritetit të Konkurencës kthimi i përgjigjes ka qënë në “perfeksion”. Është shteti që duam. Përgjigja ka ardhur për vetëm 48 orë, gjë që nuk ndodh në asnjë institucion shtetëror.

LEXO EDHE:  “SPAK të hetojë gjyqtarët apo prokurorët me pasuri miliona euro”

Levat e shtetit kanë funksionuar perfekt dhe natyrshëm sjell një pyetje.

Çfarë vaj korrupsioni i ka lëvizur hekurat e ndryshkura të shtetit shqiptar?

Sepse qartazi duket se me urdhër nga lart gjërat kanë lëvizur me shpejtësi skëterrë.

Një drejtor i dorëhequr firmos, më pas vjen shprehja e interesit, kërkesa i dërgohet Autoritetit të Konkurencës, dhe përgjigja e këtij të fundit vjen për vetëm 47 orë.

Por, sikurse thotë edhe një “Ujku mjergull do”, dhe gjithçka ka lëvizur me shpejtësi.



ERE paralajmëron skandalin

Një ditë më parë, CNA.al publikoi dy dokumente të tjera, që vërtetojnë skandalin dhe që shtojnë dyshimet. Dhe është pikërisht përgjigja e ardhur nga Enti Rregullator i Energjisë.

Ashtu sikurse e cilësuam edhe më lart. Në datën në datën 9 mars, KESH i ka dërguar kërkesën për shprehje interesi, Entit Rregullator të Energjisë dhe Autoritetit të Konkurencës.

Por, ndërsa përgjigja e Autoritetit të Konkurencës ka ardhur me datë 12 mars, Entit Rregullator të Energjisë i është dashur një muaj për të kthyer përgjigje.

Në dokumentin që ka siguruar CNA.al, përgjigja e ERE është kthyer me datën 9 prill 2021. Pra, përgjigja e këtij institucioni nuk vjen tre ditë pas, por gati një muaj më vonë. (Lexo këtu)

Që duket se ERE ka qënë jashtë skemës dhe procedura ka qënë normale. Ose ka “gënjyer” me kohën duke marrë të gjithë proçedurën dhe duke kthyer përgjigje KESH-it, një muaj më vonë.

Ndërsa me KESH dhe Autoritetin e Konkurencës gjithçka zgjidhet me “çelësin e artë”. Përgjigja vjen menjëherë dhe gjithçka është gati.

Nesër CNA.al do të publikojë kontratën e plotë, ku dokumentet qartazi tregojnë se është bërë një marrëveshje në favor të një kompanie private dhe në kurriz të KESH./CNA.al

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

Afera KESH-NOA/ Zbulohen të tjera dokumente

Benet Beci përfshihet në skandal/ Firmosi kërkesën për kontratën abuzive në KESH

Thellohet afera KESH-NOA/ Si u përfshi Autoriteti i Konkurencës në skandal

Pas Autoritetit të Konkurencës, ERE paralajmëron skandalin e kontratës KESH-NOA energy

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çfarë “halli” apo lobimi e vuri kundër”/ Deputeti 360 votash sulmon “Venecian”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti me vetëm 360 vota, Petrit Vasili ka sulmuar Komisionin e Venecias, pas publikimit të draft-opinionit, i cili i cilësonte si brenda kuadrit kushtetues zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se është dukshëm një opinion i mbërthyer nga një “hall” i madh sepse opinioni i kundërvihet hapur dhe në mënyrë vetëvrasëse raportit final të ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Sipas tij, zgjedhjet moniste të 30 qershorit u zhvilluan pa dekret të Presidentit, me bojkotimin e 85% të popullit, me një votë të hapur dhe jo të fshehte, pra ishin zgjedhje partiake të rilindjes dhe jo zgjedhje të përgjithshme lokale.

Çfarë “halli” apo lobimi e vuri Venecian kundër ODIHR dhe kundër vetes!?
Venecia ka bërë opinionin e saj ndaj kërkesës së Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive për zgjedhjet lokale moniste të 30 qershorit.

Ë shtë dukshëm një opinion i mbërthyer nga një “hall” i madh sepse opinioni i kundërvihet hapur dhe në mënyrë vetëvrasëse raportit final të ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 i cili thotë qartë:

“Pasiguria u rrit më tej nga mosmarrëveshja midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë midis Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor.
Vetëm Gjykata Kushtetuese është e autorizuar të gjykojë mbi kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës.”
Por Venecia sërish nën ngerçin e “hallit” del edhe kundër vetes sepse në Opinionin Final nr. 959/2019 thotë:

“Dekreti i Presidentit nr. 11199, datë 10.6.2019 dhe Dekreti Nr. 12211, datë 27.6.2021 2019, nuk u kundërshtua siç duhet përpara ndonjë gjykate sipas procedurave kryesore (as përpara Kolegjit Zgjedhor dhe as Gjykatës Kushtetuese). Presidenti nuk kishte asnjë qëndrim dhe nuk u dëgjua në procedurat para KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Këto organe e konsideruan Dekretin e tij të pavlefshëm, për t`u dukur i parëndësishëm”.
Ndërsa në opinionin e dy ditëve më parë të 13 tetorit 2021 Venecia në një kontradikte vetëvrasëse thotë:
“Vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet”.

Ndërsa ODIHR në opinionin final për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 thotë:

“Duke iu referuar rastit të kërkesës së Partisë së Uniteti Kombëtar për t’u tërhequr nga zgjedhjet, dhe vendimeve përkatëse të Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ, u vërejtën me shqetësim:
mungesa e paanshmërisë së KQZ dhe votimi i anëtarëve të saj mbi linja partiake;
fakti që gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor janë subjekt i procesit të vettingut, që mund të ndikojë sigurinë e mandatit të tyre dhe potencialisht pavarësinë e tyre në vendimmarrje”.



LEXO EDHE:  Shpallja non-Grata e Berishës nga SHBA/ Spahiu bën paralajmërimin e fortë: Mos i besoni përrallat

LEXO EDHE:  Opozita thyen bojkotin për SPAK

A i mban mend Venecia Opinionin e saj nr.959/2019 dhe Raportin final te eksperteve te pranuar ndërkombëtarisht të ODIHR?
Përgjigja është sigurisht: PO!

Atëherë Pyetja e madhe, që shtron kushdo është:
Çfarë halli apo ç’lobim e vuri Venecian në këtë pozicion vërtetë qesharak sa që e detyron t’i kundërvihet ODIHR dhe vetes??
Zgjedhjet moniste të 30 qershorit u zhvilluan pa dekret të Presidentit, me bojkotimin e 85 % të popullit, me një votë të hapur dhe jo të fshehte, pra ishin zgjedhje partiake të rilindjes dhe jo zgjedhje të përgjithshme lokale.”-shkruan Petrit Vasili./CNA.al

Venecia le Metën e Bashën me gisht në gojë

Venecia: Kushtetuesja s’ka kompetencë për të shqyrtuar vendoret e 30 Qershorit

Venecia si “grusht” për Bashën dhe Metën

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do të dërgojmë satelit në Hënë”/ Ish-presidenti i përvishet Ramës, mesazhi për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot se satelitët për të cilët foli dje në Kuvend, do të ndihmojnë për të luftuar krimin dhe për kontrollin e vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani e quan Ramën “sharlatan”.

Po ashtu ai i bën thirrje demokratëve të bashkohen, për të forcuar PD-në dhe për të rrëzuar Ramën.

Ndër të tjera Nishani është ndalur edhe tek “Foltorja” që ish-kryeministri Berisha pritet të zhvillojë sot në Korçë.

LEXO EDHE:  “Drejtori i OSHEE-së Shkodër, ish-trafikant droge e prostitutash dhe gjobvënës”

LEXO EDHE:  Foto-skandali/ Ministrja e Ramës kthehet nga Kakavija, "pikëllohet" për shqiptarët në hotelin me 5 yje në Himarë



Edi Rama: “do të dërgojmë satelit në Hënë, që të kontrollojmë kush na i pret pemët në pyll” !!!!!

Miq, të shpëtojmë PD për të ringritur opozitën e ta krrejmë këtë sharlatan sa më parë nga pengmarrja që i ka bërë Shqipërisë !

Sot, demokratët dhe patriotët e Korçës, Devollit dhe të gjithë asaj zone, modeli i qytetarisë, ndershmërisë, mençurisë dhe civilizimit, të bashkuar në Foltoren e Z. Berisha.

Ti japim jetë bashkimit, zgjimit, forcës, çlirimit nga pengu.”-shkruan Bujar Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE