Connect with Us

Escobar: Qëllimi nuk është vetëm njohja Kosovë-Serbi, por edhe anëtarësimi në BE

Bota

Escobar: Qëllimi nuk është vetëm njohja Kosovë-Serbi, por edhe anëtarësimi në BE

Publikuar

-

cna lajme bote

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga Brukseli, por u shpreh i shqetësuar me zvarritjen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Escobar tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin Ballkanin Perëndimor pjesë të Bashkimit Evropian.

“Ne do të mbështesim përpjekjet e Bashkimit Evropian për të sjellë Serbinë dhe Kosovën më afër bllokut dhe të punojmë me BE-në për të integruar pjesën tjetër të rajonit”.

Kjo, tha ai, përshinë edhe sinjale të fuqishme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përfshirë zgjidhjen e mospajtimeve të Shkupit me Bullgarinë. Ai tha se kjo çështje duhet të zgjidhet menjëherë.

Zoti Escobar u shpreh i shqetësuar me ngecjet në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Jam i shqetësuar më mungesën e besimit të publikut ndaj mesazhit se zgjerimi është i mundur. Jam i shqetësuar me mungesën e mesazhit të fortë nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Escobar tha se rajoni nuk duhet të jetë i përcaktuar vetëm nga çështjet politike.

“Qëllimi nuk është vetëm njohja e ndërsjellë, por edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Pikë”, tha Escobar i cili vuri theksin tek marrëveshja e Washingotnit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila është nënshkruar më 4 shtator të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak tha se nuk ka alternativë më të mirë për të dyja palët sesa normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre…

“Ju siguroj se Bashkimi Evropian do të bëjë pjesën e tij. Do të mbajë fjalën e tij për liberalizimin e vizave për Kosovën, për zgjerimin, por nuk do të na ndihmojë nëse të ulemi, presim dhe ankohemi”, tha ai, duke nënvizuar se nuk ka asgjë teknike në këto bisedimet, gjithçka është politike.

LEXO EDHE:  Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë

Marrëveshja tha zoti Lajcak duhet të sigurojë “pranim të plotë të Kosovës nëpërmjet konsolidimit dhe kontrollit të territorit të saj, përparimit në rrugën evropiane, zhvillimit ekonomik dhe trajtimit të çështjeve të sundimit të ligjit”.

Gjatë javës zoti Lajcak pritet të qëndrojë në Kosovë dhe më pas edhe në Serbi në përpjekje për të siguruar takime të nivelit të lartë politik në kuadër të bisedimeve.

Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është mbajtur më 19 korrik, por pa ndonjë përparim.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, ngriti gjatë debatit shqetësimin për shlyerjen e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga autoritetet serbe, ndërsa tërhoqi vëmendjen se procesi i bisedimeve mund të zvarritet për shkak të zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë dhe atyre parlamentare e presidenciale në Serbi në prill të vitit të ardhshëm.

Në këtë kuadër Donika Emini nga organizata CiviKos tha se “kanë kaluar disa vjet dhe çdo lloj zgjedhjesh kanë ndikuar shumë në proces. Zgjedhjet kanë pasur ndikim negativ në ritmin e dialogut”.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian dhe është zotuar se nuk do ta njohë atë, duke kërkuar siç thuhet, një zgjidhje kompromisi, ndërsa Kosova e cilëson të panegociueshme pavarësinë e saj./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Gjermania forcon kontrollin kufitar me Poloninë

Publikuar

-

Nga

Duke pasur parasysh faktin që mijëra refugjatë dhe emigrantë po lëvizin nga Bjellorusia për në Poloni, e më pas në Gjermani, ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer dëshiron të forcojë kontrollet kufitare. “Në kufirin gjermano-polak ne tashmë e kemi përforcuar rojen kufitare me tetëqind policë të tjerë federalë”, tha politikani i CSU për gazetën “Bild am Sonntag” (BamS).

Nëse është e nevojshme, unë jam gati të shtoj edhe më shumë numrin e efektivit policor për kontrollin e kufirit. Ne do të monitorojmë nga afër zonën kufitare dhe kufirin e gjelbër me Poloninë”, theksoi Seehofer. Ai vuri në dukje se 6.162 persona kanë kaluar gjatë këtij viti në mënyrë të paligjshme kufirin dhe kanë ardhur nga Bjellorusia përmes Polonisë deri në Gjermani. Sipas informacioneve të tyre, Policia Federale regjistroi më shumë se 3.750 kalime ilegale kufitare vetëm në tetor. Sipas autoriteteve, shumë prej emigrantëve dhe refugjatëve që mbërrijnë përmes Bjellorusisë vijnë nga Afganistani, Siria, Irani dhe Pakistani.

Kontrollet edhe në kufi me Austrinë

Seehofer theksoi, se zyrtarët përgjegjës kanë njoftuar zgjatjen e kontrolleve edhe në kufirin gjermano-austriak me gjashtë muaj të tjerë. “Nëse situata në kufirin gjermano-polak nuk qetësohet, duhet të shqyrtohet edhe mundësia e vendosjes së kontrolleve shtesë në zonën kufitare mes Polonisë dhe Brandenburgut”, shpjegoi Seehofer për BamS. Ky vendim duhet të merret nga qeveria e ardhshme.

Në kufijtë e vendeve të zonës Shengen nuk ka në fakt kontrolle të palëvizshme kufitare. Seehofer thotë: “Sipas mundësive nuk duhet të ketë kontrolle kufitare brenda Evropës.” Por kjo funksionon vetëm nëse funksionon mbrojtja e kufirit të jashtëm.

Polonia ka vendosur tashmë mijëra ushtarë në kufirin e saj të jashtëm të BE-së me Bjellorusinë. Përveç kësaj, qeveria në Varshavë njoftoi ndërtimin e një sistemi të fortifikuar kufitar që kushton më shumë se 350 milionë euro.

LEXO EDHE:  Si do jetë Gjermania post-Merkel?

LEXO EDHE:  Covid-19 në Kosovë/ 8 të vdekur në 24 orët e fundit



Lideri i partisë së të Gjelbërve, Robert Habeck, mendon se duhet të bëhet dallimi mes refugjatëve dhe emigrantëve që vijnë nga Polonia në Bashkimin Evropian. Është e rëndësishme të ndihmosh Poloninë, tha Habeck për gazetën “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”.

“Ne duhet të kujtojmë se standardet humanitare duhet të përmbushen.” Më parë edhe kishat katolike dhe protestante në Gjermani kanë bërë thirrje gjithashtu që njerëzit në kufirin polako-bjellorus të mos liheshin vetëm.

Bashkimi Evropian e akuzon sundimtarin bjellorus, Aleksander Lukashenko, për sjelljen e qëllimshme të mijëra emigrantëve dhe refugjatëve në kufi me Poloninë dhe kontrabandimin e tyre në territorin e Bashkimit Evropian, si reagim ndaj sanksioneve më të rrepta ndaj këtij vendi nga BE dhe vendet tjera perëndimore.

Seehofer i ka propozuar së fundit homologut të tij polak Mariusz Kaminski që këto dy vende të bëjnë patrulla të përbashkëta gjermano-polake në kufi. Por deri tani nuk ka ndonjë përgjigje të qartë nga Varshava.

Operacioni policor kundër ekstremistëve të djathtë në kufirin me Poloninë

Në zonën Guben në Brandenburg, policia ka zbuluar 50 të dyshuar në kufirin me Poloninë, të cilët ishin të lidhur me partinë ekstremiste të krahut të djathtë, Rruga e Tretë. Sipas policisë, radikalët e djathtë donin të ndëmerrnin vetë masa kundër emigrantëve në kufi. Policia bën të ditur se këta persona ishin të armatosur me sprej, bajoneta, shpata, shkopinj dhe gjëra të tjera. /DW

LEXO TE PLOTE

Bota

DW: Energjia së shpejti e papagueshme?

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më shumë se kurrë më parë, pritet që së shpejti këtë ta pasojë çmimi i benzinës. Së shpejti ndoshta do të përmbushet një ëndërr e vjetër e Të Gjelbërve..se çmimi i benzinës duhet të kushtojë 5 marka litri, kështu e vendosën dikur Të Gjelbrit në një kongres të tyre para 23 vjetësh, për ta bërë përdorimin e automjetit tek gjermanët të papërballueshëm. Por ky hap nuk u prit mirë, me zor atëherë kjo parti ia doli të hynte në Bundestag.

Corona dhe çmimet e larta

Një episod gati i harruar, ndërkohë që tani Të Gjelbrit ndodhen para momentit të futen në qeveri për herë të dytë të historinë e tyre. Por situata këtë herë është shumë më ndryshe. Pandemia nuk ka marrë ende fund, efektet ekonomike të saj janë (duke hequr mënjanë ato shëndetësore) janë të jashtëzakonshme.

Çmimet e larta të energjisë janë një pjesë e tyre. E aspak vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën. Gjë që thjesht e në radhë të parë lidhet me atë, që ekonomia botërore, megjithë pandeminë në vazhdim, po rimëkëmbet më shpejt se pritej. Me pasojë një rritje të jashtëzakonshme të urisë për energji: E dimë një kërkesë e fortë rrit çmimet.

Por si këtë herë nuk ka ndodhur kurrë: Vetëm çmimi i shumicës tek gazi është rritur këtë vit me 44%. Edhe çmimi i naftës është rritur në nivele të larta duke u dyfishuar brenda një viti. Në thelb këto janë lajme të mira, sigurisht jo për shoferët e automjeteve, por për shndërrimin e ekonomisë në drejtim të neutralitetit ndaj klimës. Sepse kështu duhej të bëhej kthesa energjitike apo jo: lënda e djegshme fosile do bëhej aq e shtrenjtë, sa t’ia vlejë përdorimi i energjisë së rigjenerueshme. Kur energjia e erës, ajo diellore dhe e ujit të jetë alternativa më e lirë, atëherë del vetë jashtë loje energjia prej qymyrit apo gazit. Ky ishte plani. Vetëm se ai nuk funksionon, sepse ne jemi ende shumë larg kthesës energjitike.



Kthesë energjitike po, por si duhet

Kjo nuk vlen vetëm për Gjermaninë, por për shumicën e vendeve. Ende shumica e njerëzve kanë automjete me motor me lëndë djegëse, ata ngrohin me gaz apo vajguri, dhe nga priza vjen energji elektrike nga qymyri. (Kina kërkon të rivendosë në punë 150 miniera qymyri.) Vetëm se ne në Gjermani kemi pretendimin absurd, t’iu tregojmë të tjerëve, si duhet bërë. Të shpresojmë, që nuk na e imiton njeri atë që ne e quajmë kthesë energjitike. Sepse deri tani ajo ka kushtuar një sasi gjigande parash, por një trase energjitike, që sjell rrymën e prodhuar nga turbinat e erës nga veriu në jug nuk e kemi ende. Pjesa e energjisë së rigjenerueshme në përdorimin bruto të energjisë në Gjermani është vetëm 17%. (Për krahasim në Suedi është 56%.)

LEXO EDHE:  Nisin hetimet për hyrjen e vaksinave në veri të Kosovës

LEXO EDHE:  Moska, 89 politikanë europianë në listën e zezë

E çdo ndërtim turbine duhet të kalojë njeherë nëpër procese gjyqësore. Të mos harrojmë: një kthesë energjitike bëhet vetëm kur mbështetet nga populli. Kush duhet të përdorë automjetin, në vitet e ardhshme, duhet të fusë duart thellë në xhepa, ose blen një automjet elektrik (të subvencionuar nga shteti). Kreu i Volksëagenit, Diess personalisht e ka llogaritur, se do të jetë 50% më e shtrenjtë të përdorësh një automjet me motor djegës se një elektroauto. Edhe ngrohja në dimër do të kushtojë më shumë. E këtë nuk e paguan dot gjithkush. E që të çmimi i energjisë të mos bëhet përçarës i shoqërisë, duhet që të ketë një kompensim për më të dobtit. Nuk duhet të mbesë premtim elektoral që mbrojtja e klimës të jetë sa më sociale. Kjo do të jetë pika ku do të matet puna e qeverisë së ardhshme.

Më shpejt më shumë energji të re

Ajo që duhet menduar me urgjencë në Gjermani është, nëse rruga e duhur që të ecet përpara me daljen nga energjia e qymyrit me daljen njëkohësisht nga energjia atomike vitin e ardhshëm. Mbyllja e boshllëkut të energjisë do t’i kushtonte Gjermanisë emetime shtesë prej 50-70 milionë tonë të CO2, ose Gjermania blen energji atomike nga Franca. Edhe kjo nuk është zgjidhje. Atëherë çfarë mbetet të bëhet? Qeveria e ardhshme duhet të jetësojë atë që do të fiksojë në letër në fund të bisedimeve paraprake të koalicionit, e që mund të bëhet pikë delikate në bisedimet për krijimin e qeverisë. Zgjerimi i energjive të rigjenrueshme duhet të ecë shumë herë më shpejt përpara, në mënyrë që në perspektivë të vihet nën kontroll kriza energjitike. Ndryshe energjia do të bëhet e papagueshme, me pasoja të paparashikueshme./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Përfundon numërimi i votave të diasporës

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës në Kosovë, në kuadër të zgjedhjeve lokale në vend.

Për komunën e Prishtinës, mërgimtarët votuan më shumë kandidatin e VV-së, Arben Vitia, por jo mjaftueshëm që ky të sigurojë një fitore pa balotazh.

Vitia mori 231 vota, ndërkohë kandidati i LDK-së, Përparim Rama ka marrë 52. Rama dhe Vitia do të garojnë në balotazh pasi asnjëri nuk ka arritur të marrë mbi 50% të votave në total në raundin e parë.

Në komunën e Prizrenit, mërgimtarët kanë votuar më shumë kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka, i ndjekur ngushtë nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj.

Haskuka ka marrë 202 vota, ndërsa Totaj ka marrë 171 vota.

Në Gjilan, Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ka arritur të marrë më së shumti vota nga diaspora për të udhëhequr me këtë komunë, gjithsej 199. Pas tij, më së shumti vota ka siguruar kandidati për kryetar nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri. Haziri ka arritur të marrë 99 vota.

Në komunën e Gjakovës, Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare, Mimoza Kusari-Lila ka marrë më së shumti vota nga diaspora, gjithsej 289. Pas saj, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryetar nga ana e AAK’së, Ardian Gjini, gjithsej 178 vota.

Në komunën e Podujevës, Kandidati për kryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka arritur të sigurojë më së shumti vota nga diaspora për të udhëhequr me këtë komunë. Ai ka marrë 161 vota. Pas tij, Ekrem Hyseni nga radhët e LDK’së ka marrë 25 vota, ndërsa Besnik Tahiri i AAK’së, 8 vota.

Në komunën e Rahovecit gjërat ishin pak më ndryshe, këtu mërgata votoi për një kandidat që nuk është nga VV-ja. Kandidati nga radhët e AAK’së, Smajl Latifi ka arritur të marrë 91 vota nga diaspora. Pas tij, më së shumti ka marrë kandidati i LVV’së, Visar Korenica, gjithsej 76 vota.

Në Kamenicë ishte garë e ngushtë mes dy kandidatëve. Nga 265 vota të diasporës, Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar shumicën prej tyre apo 168 duke lënë prapa Qëndron Kastratin e PSD-së i cili mori 63.

Në Komunën e Junikut, 446 vota të diasporës mori Ruzhi Shehu i LDK-së. Ndërkohë, Agron Kuçi i AAK-së mori 330 vota nga diaspora.

E në Han të Elezit situata është ende e paqartë, aty PAZP ka vendosur të ketë rivotim, ndërkohë PDK ka dërguar ankesë në Supreme dhe ende pritet një vendim përfundimtar. Ashtu sikur në votimin primar, edhe në atë të mërgatës, fitues doli kandidati i PDK-së Mehmet Ballazhi. nga 74 vota të diasporës PDK-ja mori 53 prej tyre, ndërsa Rufki Suma mori 16 vota.

Në komunën e Dragashit, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ka marrë 359 vota. Ndërkohë, kundërshtari i tij në balotazh, Shaban Shabani, ka marrë 77 vota. Adnan Redzeplar i partisë Vakat ka marrë 157 vota.

LEXO EDHE:  Takimi Hoti-Vuçiç/ BE: Shpresojmë se do të ketë frymë kompromisi

LEXO EDHE:  Takimi Hoti-Vuçiç/ BE: Shpresojmë se do të ketë frymë kompromisi



Në komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci i PDK-së ka marrë 36 vota, 39 i ka marrë kandidati i VV-së, Fejzi Kiqina. Driton Ajazi i inicitavës DD ka marrë vetëm 4 vota por përsëri do të marrë pjesë në balotazh, ndërkohë Xhavit Drenori ka marrë 21 vota.

Në Malishevë, kandidati i VV-së, Alban Krasniqi ka marrë 183 vota, ndërsa Isni Kilaj i PDK-së ka marrë 121 vota. Ekrem Kastrati i Nismës ka 57 vota, e Bajrush Hoti ka marrë 53 vota. PDK dhe Nisma do të garojnë në balotazh për këtë komunë.

Në Viti, kandidati i PDK-së, Bekim Azizi, ka marrë besim nga mërgimtarët me 289 vota, por të pamjaftueshme për të kaluar në balotazh ku do të garojnë kandidati i VV-së, Arsim Ademi dhe Sokol Haliti i LDK-së. Haliti mori 122 vota nga mërgata, ndërsa Ademi mori 116.

Në komunën e Istogut, kandidati i LDK—së, Ilir Ferati fitoi bindshëm më së shumti vota nga mërgata. ai mori 231 vota, kundrejt 83 të Agron Avdiajt të VV-së dhe 70 të Bekë Berishës nga AAK. AAK dhe LDK shkojnë në balotazh nga kjo komunë.

Në Shtime, Qemajl Aliu nga Vv mori më shumë vota nga mërgata me 66, ndërkohë Naim Ismajli i PDK-së mori 4 e Bedri Zeqiri i LDK mori 5. VV dhe PDK do të shkojnë në balotazh.

Në Vushtrri,  Arsim Rexhepi – kandidat i VV-së ka marrë më së shumti vota me postë në atë komunë. Ai ka marrë 37 vota, katër më shumë se Xhafer Tahiri i LDK-së. Ndërsa Ferit Idrizin e PDK-së e kanë votuar vetëm 10 mërgimtarë. LDK dhe PDK do të garojnë në balotazh, shkruan ekspres.

Në komunën e Klinës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thelluar edhe më shumë diferencën mes vendit të parë dhe të dytë me votat e diasporës. Nga 235 vota të diasporës në Klinë, 140 prej tyre i ka marrë Zenun Elezaj i AAK-së ndërsa Lulzim Dargidella i VV-së mori 36 vota, Besim Hoti i LDK-së 35 ndërsa Esat Raci i PDK-së 24. Në Klinë do të ketë balotazh mes Zenun Elezaj të AAK-së dhe Esat Racit të PDK-së.

Në Obiliq, VV do të garojë në balotazh me Xhafer Gashin. Kandidati i VV-së, Halil Thaci, mori 22 vota nga mërgata ndërkohë Gashi ka marrë 8 vota.

Në Kaçanik, Jeton Raka i VV-së ka marrë 56 vota, ndërsa Shkëlqim Jakupi i LDK-së ka marrë 17 dhe Besim Ilazi i PDK-së ka marrë 10. PDK e VV do të garojnë në balotazh.

E në Fushë Kosovë, Vetëvendosje në Fushë Kosovë mori 49 vota nga 75 sa u dërguan me postë. Enver Bajqinca i VV-së dhe Burim Berisha i LDK-së, do të shkojnë në balotazh.

 

 

LEXO TE PLOTE