LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debutim ëndrash me Realin e Madridit, Camavinga në librat e historisë

13 Shtator 2021, 17:16, Sport CNA
Debutim ëndrash me Realin e Madridit, Camavinga në librat e

Në pamundësi për të firmosur me Kylian Mbappe, presidenti i Realit të Madridit Florentino Perez në ditën e fundit të merkatos afroi te Los Blancos talentin tjetër francez Edoardo Camavinga nga Rennes për 30 milionë euro.

Fillimisht ajo e 18-vjeçarit u duk si një blerje emergjente në momentet e fundit të merkatos, por debutimi i Camavingas me Realin rezultoi një debutim ëndrrash aq sa tifozët madrilenë kanë nisur që tani të dashurohen me francezin pasi me golin që realizoi në fitoren ndaj Celta Vigos vetëm 6 minuta pasi kishte hyrë në fushë, Camavinga hyri menjëherë në librat e historisë së klubit merengues.

Në moshën 18 vjeç e 306 ditë, Camavinga është lojtari i dytë më i ri që shënon në debutimin e tij për Real Madridin në La Liga në shekullin e 21, pas Rodrygo, i cili e bëri këtë kundër Osasunas në shtator 2019 kur ishte 18 vjeç e 259 ditë.

Në këtë moshë, francezi bëhet lojtari i 33-të më i ri që ka debutuar me Real Madridin në kampionatin spanjoll, duke u renditur pas Camachos, i cili bërë atë kur ishte vetëm 18 vjeç e 268 ditë.

Camavinga hyn në listën e çudirave  të ?Los Blancos? duke u bashkuar me Vinicius dhe Rodrygo, dy nga shokët e tij të skuadres aktualisht.

Listën e kohës e kryeson Odegaard, i cili debutoi nga dora e Ancelottit në La Liga vetëm 16 vjeç e 157 ditë duke tejkaluar rekordin që mbahej nga Losada, i cili debutoi 17 vjeç e 6 ditë.

Lajmet e fundit nga