LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie numri i të infektuarëve me Covid në Kosovë/ Ja sa persona kanë humbur jetën

13 Shtator 2021, 13:24, Kosova & Bota CNA
Bie numri i të infektuarëve me Covid në Kosovë/ Ja sa

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e të infektuarëve me Covid 19. Sipas raportit ditor mësohet se janë kryer 5,505 testime dhe kanë rezultuar 259 raste pozitive me Covid.

Mësohet se 14 persona kanë humbur jetënprej Covid 19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.

Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 5.505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 870 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452. Në total numri i rasteve aktive është 17.000./ CNA.al

Lajmet e fundit nga