Connect with Us

Besart Berisha akord me ekipin shqiptar?

Sport

Besart Berisha akord me ekipin shqiptar?

Publikuar

-

E mban mend lojtarin që nuk vinte dot te Kombëtarja Shqiptare për shkakun e largësisë së madhe nga Australia? Bëhet fjalë për Besart Berishën që nuk e mendonte dy herë që të refuzuonte ftesat në kohën që ne vuanim aq shumë për të gjetur një sulmues. Ndërkohë historia e tij u përsërit edhe me Kosovën teksa pas një ndeshje të zhvilluar, u zhduk papritur.

Berisha nuk ishte një prej lojtarëve që i pëlqente sakrificat, por kërkonte rehatinë e tij. Pas shumë vitesh kontribut në elitën e futbollit australian, sulmuesi do të rikthehet në ekip shqiptar. Indeksioline ka zbuluar se Ballkani do të arrijë marrëveshjen me 36-vjeçarin për ta marrë në Kosovë. Akordi thuhet se eshte arritur dhe marreveshja duket afer.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Foto-Video/ Tifozët nuk presin, ndizet atmosfera në Air Albania

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë mbrëmjen e sotme në “Air Albania” sfidën më të rëndësishme të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë.

Por teksa na ndajnë pak orë para fillimit të ndeshjes, atmosfera duket e jashtëzakonshme.

Tifozët kanë nisur të hyjnë në stadium që që në orën 18:00, i cili do të jetë i mbushur plot e përplot, ku të pranishëm do të jenë 22 mijë spektatorë.



Hyrja e tifozëve po shoqërohet me kontrrolle të rrepta nga ana e policisë, në kuadër të masave të ndërmarra për ruajtjen e qytetarëve./CNA.al

 


LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Publikohen formacionet zyrtare/ Reja surprizon me titullarët

Publikuar

-

Nga

Janë bërë publike formacionet e ndeshjes Shqipëri-Poloni.

Kombëtarja drejtuar nga Edy Reja ka disa mungesa kryesore për këtë ndeshje pasi Gjasula e Cikalleshi janë infektuar me covid-19, Gjimshiti i dëmtuar, ndërsa Çekici i pezulluar me kartona.



Tekniku italian i Kombëtares ka vendosur t’i besojë Roshit, Veselit dhe Manajt nga minuta e parë, ndërsa Broja sërish në stol.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kaos në kryeqytet/ Ndeshja Shqipëri-Poloni “paralizon” trafikun në Tiranë, dhjetra makina të bllokuara

Publikuar

-

Nga

Kryeqyteti këtë pasdite është “paralizuar” nga trafiku si pasojë e ndeshjes Shqipëri-Poloni.



Situata në mbikalimin e Selitës paraqitet tepër i rënduar ku një varg kilometrik makinash qarkullojnë me vështirësi.
Ky trafik ka ardhur pasi disa rrugë në kreqytet janë bllokuar duke devijuar rrugën e shumë mjeteve.Kujtojmë se mbrëmjen e sotme rreth orës 20:45 në stadiumin “Air Albania” pritet që të mbahet ndeshja Shqipëri-Poloni.

LEXO TE PLOTE