Connect with Us

Berisha: Të enjten filloj takimet nga Tirana

Politikë

Berisha: Të enjten filloj takimet nga Tirana

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha, deklaroi se ditën e enjte do të nisë lëvizja për bashkimin e partisë dhe zgjerimin e saj.

Ai tha se lëvizja do të fillojë në Tiranë dhe më pas do të kalojë në të gjithë Shqipërinë.

“Lëvizja për bashkimin e partisë dhe zgjerimin e saj, do të fillojë ditën e enjte në Tiranë, dhe pastaj do të kalojë në të gjithë Shqipërinë”, tha Berisha për Syri TV.

LEXO EDHE:  Harxhi thirrje të fortë demokratëve/ 1 korrik do të jetë vonë

Më tej Berisha tha se Partisë Demokratike duhet t’i hapet frymëmarrja, pasi prurjet e reja në PD janë shumë të pakta.

“Jo vetëm të larguarit që nuk kthehen në PD, por edhe të rinjtë nuk ka ardhur. PD-ja i ka flukset e reja të domosdoshme. PD-së duhet t’i hapet frymëmarrja”, tha Berisha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Kriza energjetike një farsë”/ Vasili: SPAK të hetojë zyrat e OSHEE dhe të KESH

Publikuar

-

Nga

Fieri i "mbuluar" nga tymi në fushën e mbetjeve/ Petrit Vasili: Katastrofë, shëndeti i banorëve në rrezik

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka folur për krizën energjetike dhe rolin që ka SPAK-u në hetimin e kësaj çështjeje.

Gjatë një interviste për Syri TV, Vasili ka deklaruar se kriza energjetike është një farsë e prezantuar nga kryeministri Edi Rama.

Vasili theksoi se lidhur me këtë, SPAK-u duhet të hetojë zyrat e OSHEE dhe KESH për menaxhimin energjisë.



Më tej,  ai nënvizoi se përgjegjësi të rëndë penale ka kryeministri Rama, pasi kjo qeveri vjedh dhe nuk ka drejtësi.

 “Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të të varfërve në Europë. Kriza që kemi është apokaliptike. Pushteti i Ramës ka hyrë në krizë të thellë. Rama bën deklarata me qëllime të qarta politike. Rama është një sadist dhe i papërgjegjshëm. Ai shton borxhet, vetëm bën që shqiptarët të nxjerrin para nga xhepi, me rroga që nuk dalin për të kaluar muajin me bukë.

Borxhi publik ka arritur 100%. Kriza energjitike që na prezanton Rama është një farsë. SPAK të hetojë zyrat e OSHEE-së dhe të KESH. Duhet hetuar menaxhimi i energjisë. Rama ka përgjegjësi të rëndë penale. Nuk ka hetime, për shkak se Rama ka kapur drejtësinë. Kjo qeveri vjedh, sepse nuk ka drejtësi, se është e kapur”, deklaron Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bujar Nishani zbulon se kush e mbron Lulzim Bashën/ Ish-Presidenti jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka dhënë alarmin se armiqtë më të betuar të PD-së ndër vite, po bëjnë sot avokatin e Lulzim Bashës.

Sipas Nishanit mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot.

Shumë interesante por e qartë si kristali !

Pa përjashtim, të gjithë armiqtë më të betuar politik të Partisë Demokratike, që nga dita e parë e themelimit të saj dhe deri më sot, janë bërë papritur, avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës.

Të L. Bashës jo si individ por të L. Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike.



LEXO EDHE:  Harxhi thirrje të fortë demokratëve/ 1 korrik do të jetë vonë

LEXO EDHE:  “Kompania e inceneratorëve e fshehur në parajsa fiskale”/ Zhupa: Çdo zyrtar që ka firmosur…

Mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot”, shkruan Nishani në rrjete sociale.

Nishani shkruan më tej se bashkimi i PD-së, i tmerron armiqtë e saj politik,

Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik.

Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu”, shkruan Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja frymëzuese”/ Demokratët me sytë nga Berisha

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha, që prej 16 Shtatorit, kanë nisur takimet me demokratët në bazë.

Nga Tirana, Berisha ka zbritur në disa qytete, ku është pritur me entuziazëm të madh nga demokratët, të cilët e shohin si shpresë për ringritjen e PD dhe sjelljen e saj në pushtet.

Të zhgënjyer nga Lulzim Basha dhe udhëheqja e tij, demokratët i kanë drejtuar sytë nga Berisha.

Ata e akuzojnë Bashën për shitje dhe shkatërrim të Partisë Demokratike.

Sipas tyre Basha është në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, dhe po punon për qëndrimin e tij në pushtet.

LEXO EDHE:  Harxhi thirrje të fortë demokratëve/ 1 korrik do të jetë vonë

LEXO EDHE:  Harxhi thirrje të fortë demokratëve/ 1 korrik do të jetë vonë



Së fundmi “Foltorja” u zhvillua në Elbasan, ku ashtu si në të gjitha takimet e mëhershme pati  një pritje madhështore për Berishën.

Ish-kryeministri në rrjete sociale, ka publikuar fotot të cilat tregojnë shumë nga takimi në Elbasan.

Në foto vërehet entuziazmi i demokratëve për të reaguar ndaj lëvizjeve të Lulzim Bashës, me të cilat ka shkatërruar PD-në.

Album nga Foltorja frymëzuese dhe e zjarrtë e Elbasanit! Rroftë Elbasani”, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE