LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Berisha ende pjesë e PD”/ Tritan Shehu “shuplakë” Bashës: Vendimi i pabazuar në statut  

13 Shtator 2021, 12:56, Politikë CNA
“Berisha ende pjesë e PD”/ Tritan Shehu

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.

I ftuar në rubrikën ?Opinion? në ?News 24?, Shehu tha se PD ndodhet në një situatë të vështirë aktualisht.

Shehu shtoi më tej, se Sali Berisha është historia e PD dhe vendime kaq madhore nuk duhej të merren vetëm.

Ai solli në vëmendje këtu djegien e mandateve, një vendim sipas tij i marrë fillimisht nga Luzlim Basha, e që sipas ish-ministrit rezultoi një dështim.

Ai shtoi se vendimi i Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha nuk duhej të merrej individualisht, por i konsultuar me Këshillin Kombëtar.

?Unë konsideratat e mia për Berishën i kam shprehur me kohë. E njoh dhe kam shpreh të gjitha konsideratat për të dhe mendimet personale në mënyrë për idenë, kërkesën, për të mos qenë ai pjesë e Parlamentit shqiptar. Ai ka të gjitha atributet legale për të qenë pjesë e PD dhe Kuvendit. Janë disa gjëra që duhen respektuar sepse lidhen me realitetin, mbështetjen e elektoratit. Unë këto konsiderata i kam thënë. Kjo është demokracia. Ajo që mua realisht, unë e thash dhe atë ditë në PD, që më ka zemëruar, është mosrespektimi i forumeve demokratike dhe vendosja e një vendimi madhor, që ka të bëjë dhe me personalitetin më të madh të PD, me historinë e PD, ka të bëjë me të gjithë ne, jo me një njeri të vetëm. Është një vendim i rëndësishëm që duhet të merret duke respektuar rregullat e PD. Janë vendime që nuk merren nga një person.?-tha Shehu.

Më tej, ai theksoi se Berisha është pjesë e grupit të PD, sepse s?ka një vendim nga këshilli kombëtar, apo anëtarësia.

?Unë mendimin tim për Berishën e kam thënë. Unë them që Berisha është pjesë e grupit të PD, sepse s?ka një vendim nga këshilli kombëtar, apo anëtarësia. Këtu kemi një masë ndëshkimore që duhet të kalojë instancat e PD për tu quajtur legale. Pra në këtë mënyrë mendoj që u nisëm me këmbën e gabuar. U vendosëm njëherë në rastin e faktit të kryer, kur ishte djegia e mandateve. Këtu jemi sërish para faktit të kryer, por të një vendimi madhor. Përsëritja e këtij veprimi, për një qëndrim kaq madhor, mua më duket një gjë e gabuar, që duhet nuk qëndron. Janë shkelur konceptet e bashkëpunimit të një partie demokratike.?-deklaroi Tritan Shehu./CNA.al

Lajmet e fundit nga