Connect with Us

Bëmat e Bashës si kryetar/ Edvin Kulluri akuza kreut të PD

Politikë

Bëmat e Bashës si kryetar/ Edvin Kulluri akuza kreut të PD

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri, ka deklaruar se kreu i PD-së, Lulzim Basha duhet të dalë në bazë që të justifikojë qëndrimin e tij ndaj Berishës, pasi vendimi është anti-statutor

Lideri legjitimohet me votë!

 Lulzim Basha duhet të dalë në bazë që të justifikojë qëndrimin e tij ndaj Berishës, pasi vendimi është anti-statutor.

Pasi vodhi garën për kryetar partie duke u lënë vetëm 14 ditë kohë për fushatën kandidatëve të tjerë të përjashtuar nga e drejta e votës 28 mijë anetarëve e duke përdorur tërë drejtuesit lokalë dhe qendrorë për të marrë vota për vete, tashmë duhet të përballet me Berishën!  Por, ai e di mirë që mbështetja e tij është e ulët ndaj “merr vendime personale”, shkruan Kulluri në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  “Nuk gjeti një dordolec si Luli”/ Spahiu tregon ndryshimin mes Berishës dhe Nanos

Kulluri më tej thotë, se sido që të shkojnë ngjarjet PD nuk ngre kokë me Lulzim Bashën në krye.

Për më tepër që Këshilli Kombëtar dhe Kryesia janë emëruar dhe jo zgjedhur duke mos përfaqësuar vullnetin e lirë të anëtarësisë.

 A e mban dot karrigen e kryetarit pa u legjitimuar përmes zgjedhjeve reale në PD? Jo!

Ndaj sido që të rrjedhin ngjarjet, PD nuk ngre dot kokë me Lulzim Bashën”, shkruan më tej Kulluri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Luli i vendos pikat mbi vulë”/ Manjani: Pika të na bjerë të gjithëve…

Publikuar

-

Nga

"Nuk jam më i miri, po s’ka më të mirë"/ Befason Manjani: Rama e pastë hallall super pushtetin...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër, pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha për krizën energjetike.

Në një status në Twitter, Basha shkruante se Rama thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”, ndrkohë që kreu i qeverisë shpalli 3 pikat për përballimin e situatës.

Manjani në reagimin e tij shkruan se nuk zgjodhëm dot asnjëherë një shërbëtor të interesit publik në krye.

LEXO EDHE:  Qeveria e përfshirë në skandale/ Përse Basha nuk i djeg mandatet?

LEXO EDHE:  Tmerret e kampit të Tepelenës/ I mbijetuari rrëfehet te Basha



“Bosi (pushteti) është unik në botë. Rritjen e çmimit të energjisë e quan mbrotje për familjarët dhe bisneset e vogla. 3 pika…

Luli (opozita) i vendos pikat mbi vulë. Drëng! 7 pika…….

Pika të na bjerë të gjithëve që nuk zgjodhëm dot asnjëherë një shërbëtor të interesit publik në krye.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi i Berishës për protesta/ Tabaku: Duhet të jemi bashkë kundër Ramës

Publikuar

-

Nga

Jorida Tabaku: Është mundësia e fundit për të ndryshuar ekonominë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar takimet e ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD, Sali Berisha.

E ftuar në News 24, Tabaku ka deklaruar se PD mbështet çdo lloj proteste nga qytetarët, pasi preken edhe ata.

Tabaku tha më tej se kjo do të jetë një situatë që do të kalojë dhe se që të gjithë duhet të jenë bashkë kundër Edi Ramës.



“E kam të vështirë të komentoj sa herë bëhet fjalë për zotin Berisha. Dje zoti Basha e tha që sa herë që ka protesta nga qytetarët, sepse kjo është një gjë që prek qytetarët, përtej politikës. Ne politikën do ta bëjmë në parlament, jemi duke përdorur të gjitha hapësirat në komisione për këto.

Nuk ka rëndësi se kush e thërret protestën. Pak ditë më parë qytetarët thirrën një protestë dhe iu bashkuan shumë anëtarë të PD, shumë deputetë. Ne duhet ta shikojmë protestën edhe një mënyrë për keqqeverisjen.

Besoj që e keqja e sotme është Edi Rama. Besoj që të gjithë duhet të jemi bashkë kundër Edi Ramës. Është një moment që do të kalojë por e rëndësishme është që aksioni opozitar nuk ka asnjë devijim”, tha Tabaku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plani për përballimin e krizës energjetike/ Tabaku: Rama do të dalë si hero me paketa gjysmake

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar planin me tre pika për përballimin e krizës energjetike, i cili u prezantua pasditen e sotme nga kryeministri Edi Rama.

E ftuar në News 24, Tabaku ka deklaruar se me planin e prezantuar, kryeministri kërkon të dalë si hero para shqiptarëve.

Ajo ka deklaruar se paketat e prezantuara, i sheh si gjysmake dhe si masa korrigjuese të situatës, në të cilën ndodhet vendi.



“Mendoj se kryeministri do të dalë si hero, është në diskutim fakti që kemi krizë dhe ky do shpëtoj Ballkianin, Shqipërinë. 8 vite më parë u rrit çmimi i energjisë elektrike. 38.mijë shqiptarë përfunduan në burg.Unë i shoh të dyja paketat si gjysmake dhe masa korrigjuese të situatës. Jemi duke vuajtur krizat e 8 viteve të shkuara. Nuk është etalon i së vërtetës Edi Rama. Energjia u rrit me 25% nga viti 2013.

Rritja e çmimit të naftës nga viti 2013 dhe energjia, tregojnë se shqiptarët e kanë kaluar këtë krizë pa e kaluar e gjithë bota. Këtë krizë, e kemi paralajmëruar para 6 vitesh, jemi me të njëjtat burime hidrore si në 2013”, deklaroi ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE