LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Sherr në fundin e ndeshjes Milan-Lacio, e nis Ibra e pëson Sarri

12 Shtator 2021, 18:44, Sport CNA
VIDEO/ Sherr në fundin e ndeshjes Milan-Lacio, e nis Ibra e pëson

Ndeshja mes Milanit dhe Lacios është mbyllur me një sherr të vogël që ka shpërthyer në fushë sapo është dëgjuar vërshëllima përfundimtare e ndeshjes së sotme në Serinë A. Sigurisht, protagonisti ishte Zlatan Ibrahimoviç.

Ishte pikërisht suedezi ai që kishte topin në këmbë para pankinës së Lacios në momentin e vërshëllimës, në një duel me Lukas Leiva, Sapo ndeshja përfundoi, Ibra i vuri dorën në qafë brazilianit, i cili ia hoqi, duke bërë që mes të dyve të kishte përplasje verbale.

Në ato çaste, edhe Selemakers po festonte para pankinës së Lacios, duke sjellë acarimin e Mauricio Sarrit. Ky i fundit hyri në fushë dhe iu drejtua belgut me fjalët ?Duhet të tregosh respekt?, duke bërë që të niste një përplasje mes të dy ekipeve. Në fund, ishte gjyqtari ai që vendosi rregull duke i nxjerrë kartonin e kuq Sarrit, i cili u largua duke turfulluar nga fusha e lojës.

Lajmet e fundit nga