LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Sezon fantastik, Armando Vajushi bën bomberin në Rumani

12 Shtator 2021, 10:47, Sport CNA
VIDEO/ Sezon fantastik, Armando Vajushi bën bomberin në Rumani

Armando Vajushi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës për Petrolul. Skuadra e sulmuesit shqiptar fitoi 0-2 në transfertë me Unirea Slobozia, për javën e gjashtë në ligën e dytë rumune. Vajushi ka shfrytëzuar një pasim të bukur në të 74 minutë, duke shënuar golin e dytë dhe të qetësisë.

Forma e shqiptarit ka bërë që ai të mbajë edhe shiritin e kapitenit te Petrolul, ndërsa luan me këtë ekip për sezonin e tretë. Në gjashtë ndeshjet e këtij sezoni, Vajushi ka shënuar tre gola. Pas realizimit të sotëm, shkodrani u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Lajmet e fundit nga