Connect with Us

VIDEO/ Ibra rikthehet me gol, Milani asfalton edhe Lazion

Seria A

VIDEO/ Ibra rikthehet me gol, Milani asfalton edhe Lazion

Publikuar

-

Milani funksionon në perfekt në këtë fillim sezoni. Skuadra e Piolit fitoi pastër 2-0 super duelin ndaj Lazios në San Siro dhe tashmë mban vendin e parë me pikë të plota 9, së bashku me Napolin.

Në fundin e fraksionit të parë, Leao pas një kombinimi të bukur në zonë arriti që ta dërgonte topin në fundin e rrjetës së portierit Reina, i cili nuk kishte asnjë shans reagimi.

Në pjesën e dytë, Pioli hedh në fushë edhe Ibrahimovic. Sulmuesi suedez do të finalizonte mjaft mirë një asist fantastik tjetër të Rebic, duke e dërguar topin me portën e boshatisur në rrjetë. Një ecuri fantastike për Milanin që e sheh veten mes pretendentëve këtë sezon.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Kërcet muzika shqiptare në dhomat e zhveshjes të Napolit

Publikuar

-

Nga

Napoli po kalon një moment fantastik në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Spalleti ka marrë 8 fitore në 8 ndeshjet e para dhe kryesojnë me 24 pikë kampionatin italian. Atmosfera te lojtarët është shumë e mirë dhe në dhomat e zhveshjes së Napolit nuk mungon as muzika shqiptare.

Amir Rrahmani ka postuar një video me lojtarin tjetër me origjinë shqiptare, Elif Elmas me këtë të fundit që kërcen nën ritmet e një muzike shqiptare. “I lindur për dasma”, shkruan Rrahmani në postimin e tij. Ish mbrojtësi i Partizanit është kthyer në një titullar fiks te Napoli, ndërsa deri më tani ka shënnuar edhe dy gola.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Dëmtimet me shumicë, Milani rikuperon futbollistin e radhës nga infermieria

Publikuar

-

Nga

Në suksesin ndaj Veronës kuqezinjtë paguan përsëri faturë të rëndë. I dëmtuari i radhës është Ante Rebiç, rezonanca e të cilit nuk ka evidentuar fraktura, por thjesht një ndrydhje të lehtë.

Sidoqoftë, gjendja e kroatit do të monitorohet përpara se të merret një vendim përfundimtar për grumbullimin e tij nesër në kuadër të ndeshjes me Porton. Teo Hernandez e Brahim Diaz janë mungesat e sigurta për shkak se janë të infektuar me COVID-19 e nuk ka afate për shërimin e tyre.



Portierët Menja dhe Plixari kanë problematikat respektive (kyç dhe gju), ndaj, vështirë se do të shihen në fushë gjatë këtij viti kalendarik. Rreth një muaj mungesë për Florencin dhe Mesiasin. Italiani ka bërë një pastrim të meniskut e duhet të jetë gati nga fundi i nëntorit.

Afat i njëjtë për brazilianin që ka një tërheqje në kofshë. Lajm të mirë përbën vetëm Tiemue Bakajoko që është totalisht i rikuperuar dhe Pioli mund ta ketë të paktën në stol për sfidën e nesërme me Porton.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mourinho injoron Marash Kumbullën: Shikoni kë kishim në stol…

Publikuar

-

Nga

Nëse do të themi se Marash Kumbulla nuk është i preferuari i Mourinhos, të gjithë do të shpreheshin se nuk ka asgjë të re. Kjo e bazuar mbi fakte teksa mbrojtësi shqiptar nuk e ka parë fushën me Romën në Serinë A, pavarësisht investimit të madh që erdhi nga drejtuesit e klubit te Verona.

Por për të “vendosur kapakun” ka menduar vetë trajneri Mourinho. Në intervistën pas ndeshjes me Juventusin, trajneri portugez e cilëson Kumbullën të një cilësie të dobët, megjithëse mbrojtësi shqiptar “futi në xhep” Leëandoëski, një prej sulmuesëve më të mirë në botë.



“Ka pankina dhe pankina në Seria A. Sot ne kemi luajtur me Karsdorp në linjën me katër mbrojtës, që ishte në dyshime deri në minutën e fundit. Kemi pasur edhe tre mbrojtës në stol si Reynolds, Marash Kumbulla dhe Calafiori”, u shpreh Mourinho duke dhuruar spektakël mes tundjes së kokës që ka zgjatur jo pak, për t’i treguar tre mbrojtësve që janë shumë larg nivelit që duhet.

LEXO TE PLOTE