Connect with Us

Video-Berisha mesazh demokratëve/ Thirrja e fortë e liderit historik të PD

Politikë

Video-Berisha mesazh demokratëve/ Thirrja e fortë e liderit historik të PD

Publikuar

-

cna lajme politik

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet pas. Sot ai ka dërguar një mesazh për demokratët, shoqëruar me një video, ku evidentohet roli i tij ndër vite në politikën shqiptare, si drejtues i Partisë Demokratike dhe si drejtues i vendit.

Miq ju përshëndes me këtë video si kushtrim për çdo demokrate dhe demokrat dhe për çdo shqiptar”, shkruan Berisha në rrjete sociale.

Në video prej rreth tre minutash përmblidhen pamje që nga viti 1991 dhe deri në vitet e fundit.

Berisha është rikthyer pas në kohë që në vitin 1991, ku me 20 shkurt është rrëzuar bustit i diktatorit Enver Hoxha.

Më tej ai ka kujtuar momentet kur SHBA i ka shtrirë dorën Shqipërisë në momentet e saj më kritike dhe të brishta.

Thirrja e Berishës për demokratët ,me anë të ksaj videoje vjen pas vendimit personal të Lulzim Bashës, kreut të PD-së, për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Demokratët i janë kthyer kundër Lulzim Bashës, për këtë vendin, ndërkaq nga ana tjetër vetë ish-kryeministri Berisha, nuk e ka marrë parasysh këtë vendim dhe ka shkuar në Kuvend.

LEXO EDHE:  “Edith Harxhi një zonjë ambicioze”/ Roland Bejko komenton 4 kandidaturat për kryetar të PD-së

Për më tepër ai ka akuzuar Lulzim Bashën se është i blerë nga Edi Rama dhe se janë ortakë në vendimin për përjashtimin e tij.

“Kompromisi Rama-Basha është nul, s’ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale në pazaret mbrapa shpine ndaj një force politike. Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD-së dhe të jeni të sigurtë që do jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën, të gjithë vendosmërinë, legjitimitetin, për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin, drogën, dhunimin e votës dhe pazareve të fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD në fasadë opozitë”, ka deklaruar Berisha me 10 Shtator, pas daljes nga salla e Parlamentint.

Ndërkohë sot ai vjen me një thirrje për demokratët, duke sinjalizuar kështu, përgatitjet për largimin jo vetëm nga kreu i PD por dhe nga PD të Lulzim Bashës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, në një konferencë për mediat paralajmëroi krizë energjitike dhe rritjen e çmimit të energjisë.

Por, ndërkohë që kreu i Qeverisë paralajmëron krizë, ajo çfarë ndodh në institucionet shqiptare duket të jetë një skandal.

Pra, pasuritë e shqiptarëve po zhvaten në momentin që kryeministri Rama paralajmëroi një krizë energjitike, duke parë bursën e cila pritet të shkojë 1 megevat rreth 220 euro në muajin dhjetor.

Dhe në një situatë të tillë, KESH, (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare), e cila është prodhuesja kryesore e energjisë në vend e gjitha nga burimet ujore, sot po eksporton energji elektrike.

              Ish-kreu i KESH, Benet Beci

Për ata që duan ta kuptojnë më thjeshtë, Shqipëria ka krizë dhe blen energji me 200 euro megavatin dhe nga ana tjetër, KESH-i rreth 4 mijë megavat energji elektrike në ditë ia jep një kompanie private.

Kjo sipas një kontrate kriminale, ku nuk janë përcaktuar oraret e shkëmbimit të energjisë elektrike dhe që është firmosur nga ish-drejtori i KESH, Bent Beci, i cili sot është deputet i Partisë Socialiste.

Kontrata jo vetëm është firmosur në KESH, por ka marrë OK, edhe tek Autoriteti i Konkurencës.

CNA.al ka mësuar se KESH edhe pse e ka ditur situatën problematike hidrike, edhe pse është në dijeni të një krize, shet energji jashtë.



Dhe kjo jo duke arkëtuar të ardhura, por jep një sasi energjie e cila del jashtë, në pikun e kërkesës për energji. Pra, rreth orës së mesditës kur dhe kërkesa është më e lartë dhe një kompani private që merr këtë energji e kthen atë pas mesnate.

LEXO EDHE:  Shehi jep sinjale “divorci” nga Basha: Do rishikoj të gjitha pozicionet nëse…

LEXO EDHE:  Sherr në PD/ Shehaj përplaset me Bashën: Ke 75 % të bazës kundër

Dhe sot një kompani private fiton qindra mijëra euro në ditë, dhe miliona euro në muaj, kurse KESH merr vetëm lëmoshë.

Burimet për CNA.al bëjnë të ditur se në bazë të kësaj kontrate, energjia është shkëmbyer deri ditët e fundit.

Kontrata që CNA.al do ta publikojë në vijim tregon se KESH po kryen një akt kriminal.

Kur vendi po përjeton krizë energjitike. Kur energjia blihet me çmim të shtrenjtë, në kohën e pikut dhe kërkesës më të lartë të kësaj energjie KESH e nxjerr jashtë dhe e merr gjatë natës, kur çmimi është shumë i lirë dhe askush nuk ka nevojë për energji.

CNA.al ka kryer një investigim dhe ka verifikuar çdo të dhënë, të konfirmuar edhe nga zyrtarë të lartë të KESH, nga burimet e saj konfidenciale, nga Autoriteti i Konkurencës, për një akt kriminal që po ndodh ditë pas dite dhe e cila çon disa miliona euro në xhepat e një kompanie private dhe jep disa cikërrima KESH-it, i cili në kohë krize, në vend që këtë energji ta fusë në sistemin shqiptar, të ulet çmimi dhe t’iu jepet qytetarëve, çohet jashtë dhe merret pas mesnate.

Vijon…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tritan Shehu ashpërson tonet/ “Ju akuzoj të gjithëve..”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka ashpërsuar tonet gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend.

Shehu ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës se është përgjegjëse për 16 mijë jetë të humbura.

Kryeministri nuk është këtu sot. Dhe unë do të them se e akuzoj sot atë. Ju akuzoj ju të gjithëve për faktin se mbi subkoshiencën tuaj rëndojnë mbi 16 mijë të vdekur.

Mbi 16 mijë shpirtra, mbi 16 mij njerëz që kanë humbur jetën, nga kjo epidemi në Shqipëri, shumë larg standarteve botërore, duke na renditur ndër vendet e para në botë për humbjen e jetës së njerëzve. Për 50 mjekë që humbën jetën duke qenë vendi i tretë në botë për humbjen e jetës së mjekëve.

Për varfërimin e popullsisë me 150 milion euro nga pagesat nga xhepi kurrë të rimbursuara”, ka thënë Shehu.

LEXO EDHE:  27 vjetori i themelimit të PD –së/ Basha: PD është forca që ndryshoi Shqipërinë

LEXO EDHE:  27 vjetori i themelimit të PD –së/ Basha: PD është forca që ndryshoi Shqipërinë



Shehu u shpreh se askush nuk është kujtuar të hetojë nga strukturat përkatëse ashtu siç ndodhi në Itali në muajt e pare kur filloi të përhapej virusi.

Sipas të njëjtit Qeveria nuk ka asnjë strategji vaksinimi, asnjë kalendar vaksinimi dhe se po sillen në Shqipëri vaksina dhe medikamente të paçertifikuara.

Kjo që të mos rimbursohen nga shteti.Një pacient shqiptar u trajtua ambulatorisht 1000 euro juve nuk i keni rimbursuar as 40 euro.

Keni nxitur tregun e zi.Keni bërë që dhe tamponet të mos kryhen nëpër farmaci por në laboratoret private prandaj një tampon kushton 80 euro, ndërsa në Itali dhe Gjermani kushton 2,5 euro”, ka thënë ndër të tjera Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Manastirliu “prek në plagë” Bashën/ Revoltohet kreu i PD, ndalohet nga Garda

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me debate të forta mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë fjalës së tij, Basha akuzoi qeverinë për gënjeshtra lidhur me vaksinim dhe vdekjet nga covid.

Në një përgjigje për Bashën Manastriliu i ka hedhur poshtë akuzat madje i ka përmendur edhe humbjen Bashës.



“Edhe humbja ka klas. Duhet pranuar me dinjtet”-tha Manastirliuu.

Por, kjo e ka acaruar edhe më tej situatën ku kreu i PD-së është ngritur nga karrigia dhe ka shkuar drejt foltores ku ishte Manastirliu. Në këtë moment kishte edhe një ndërhyrje të Gardës.

Nuk është mbledhja e oligarkëve. Ku mund të bësh gjëra siç do ti. Është kuvend dhe ka disa rregulla. Askush nuk i përmendi emrin. Por jeni me regji. Hajdutët e tenderave sekret. Ajo regji se gjysma prej jush nuk do ishin këtu. Ta tregoj unë se ku do isha unë. Po gjysma prej jush nuk do ishit këtu. Zbato procedurën se nuk të jep të drejtën për ta kthyer në një kotec Kuvendin. Por ne nuk kemi hyrë për të qëndruar pas Fermës së Kafshëve. Harrojeni këtë. Nëse nuk do mbash përgjegjësi personale për shkatërrimin që në nisje të asaj. Nëse nuk je si dispeçer i atij që të ka vënë aty.”-tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE