LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohet Interi ndaj Sampdorias

12 Shtator 2021, 09:44, Sport CNA
Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohet Interi ndaj Sampdorias

Interi do të kërkojë të vijojë ecurinë e rezultateve pozitive në kampionat. Kampionët zikaltër do të zbresin në fushë në orën 12:30, ku do të përballen në transfertë ndaj Sampdorias, në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Serisë A.

Statistikat janë në favor të interistëve që kanë fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Sampdorias: humbja e tyre e vetme erdhi në ndeshjen e janarit të kaluar që u mbyll me shifrat 2-1 .

Ndërkohë për sa i përket formacionit zyrtar, trajneri Inzagi, ka vendosur t?i mbetet besnik titullarëve të ndeshjes së fundit ndaj Veronës, teksa i vetmi ndryshim është aktivizimi i Di Markos nga minuta e parë, i cili do të formojë treshen e mbrojtjes me De Vraj dhe Shkrinjar, në mungesë të Bastonit.

Në krahun tjetër Sampdoria, kundërpërgjigjet me një dyshe veterane në majën e sulmit, bëhet fjalë për Kuajarela-Kaputo.

FORMACIONET ZYRTARE:

Lajmet e fundit nga