Connect with Us

Përfshihet nga flakët një banesë në Shkozë

Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Shkozë

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Ditën e sotme një banesë në zonën e Shkozës është përfshirë nga flakët.

Sipas njoftimit të policisë raportohen vetëm dëme materiale. Ndërkohë shërbimet zjarrfikëse, po punojnë për shuarjen e flakëve.

“Më datë 12.09.2021, rreth orës 14:55, në Shkozë, ka rënë zjarr në një banesë, ku ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mbyllet “Foltorja” e Beratit/ Zbulohet qyteti i radhës që do presë Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Është mbyllur “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha në qytetin e Beratit, ku u prit me brohorima dhe entuzizëm nga qindra demokratë.

Ndërkohë, mësohet se takimi i radhës i ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët, pritet të jetë ditën e martë në Kavajë.

Burimet bëjnë të ditur se “Foltorja” do të vijojë më pas edhe në disa qytete të tjera.

Kjo pas kërkesës se qindra e mijëra demokratëve për të folur hapur me liderin historik të PD për problemet që ata kanë me lidershipin aktual dhe kërkesën për largimin me çdo kusht të Lulzim Bashës.



Pas Kavajës, “Foltorja” pritet të shkojë në Lezhë, në Lushnje, Kamëz, etj.

LEXO EDHE:  Habit Edi Rama/ Shqiptarët besojnë policinë, pastaj Zotin

LEXO EDHE:  Video-Ishin kthyer në tmerrin e banorëve/ Arrestohen “skifterët” e Shijakut

Kujtojmë këtu se deri tani Berisha ka zhvilluar 10 takime me demokratët, në 10 qarqe. Fillimisht në Tiranë, më pas në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Elbasan, në Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Kukës, Dibër dhe Berat. Ndërsa të marten do të ndalet në Berat.

“Foltorja” e Berishës me demokratët ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe hapjen e PD-së për ta kthyer atë në një forcë politike më demokratike, më të fortë dhe për ta bërë atë sërish një parti fituese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Projekt buxheti për pensionistët/ Çfarë parashikon qeveria

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministrja e Financave Delina Ilbrahimaj ka bërë një pasqyrë të buxhetit të viti 2022 të prezantuar sot nga kabineti i ministrave pas mbledhjes së qeverisë.

Ibrahimaj bëri me dije se në vitin 2022 parashikohet rritja e pensioneve dhe mbrojtja e pensionistëve nga rritja e çmimeve dhe bonus më vete.

Ibrahimaj ka zbuluar gjithashtu se projekt buxheti ka disa pika kyçe që janë: rritja e investimeve, mbrojtja sociale, rritja e produktivitetit, rritjen e ligjshmërisë. Prej vitesh është bërë rregull që pensionistët marrin bonus.



“Sot qeveria miratoi dy projektligje që janë në mbështetje të reformave strukturore të qeverisë. Ekonomia shqiptare gjatë këtij viti është rritur me një normë më të madhe se rajoni. Në 3 mujorin e parë u rrit me 5.5% dhe në 3 mujorin e dytë me 18%.

LEXO EDHE:  Shfrytëzuan errësirën/ Hajdutët vjedhin dyqanin me elektro-shtëpiake

LEXO EDHE:  “Rrëzoi”, Prokurorinë dhe Policinë/ Gjyqtarja që liroi “të dyshuarin” e zgjedhjeve të 30 Qershorit

Rritja që patën në 3 mujorin e dytë ishte e shpërndarë në të gjitha sektorët. Do të rriten shpenzimet qeveritare në të gjitha fushat. Të gjitha rritjet do të përcillen me një rritje ekonomike me 4%. Projekt buxheti ka disa kryefjala: Rritja e investimeve, mbrojtja sociale, rritja e produktivitetit, rritjen e ligjshmërisë. Prej vitesh është bërë rregull që pensionistët marrin bonus. Nga viti i ardhshëm buxhet më vete për bonuset. Parashikohet rritje e pensioneve duke mbrojtur të gjithë pensionistët nga rritja e çmimeve dhe bonus më vete. Buxheti nuk parashikon rritje të taksave por një rritje natyrale të tyre”, tha Ibrahimaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rritje pagash për policët/ Sa do përfitojnë ata që punojnë jashtë vendbanimit

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime të rëndësishme sa i takon projektbuxhetit të vitit 2022 për Policinë e Shtetit.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë prezantimit të vendimit u shpreh se buxheti i vitit të ardhshëm parashikon rritjen e pagave deri në 150% për të gjithë ata punonjës, që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit.

Pr.buxheti që sapo miratuam sjell dy lajme të rëndësishme për Policinë e Shtetit. I pari ka të bëjë me rritjen e pagave të atyre punonjësve, që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit. Rritje që do të vijë në formën e bonusit dhe që do të çojë deri në 150% pagat e atyre punonjësve. Lajmi i dytë është rritja e konsiderueshme e investimeve që do të bëjmë në Policinë e Shtetit. Kjo do të rrisë efikasitetin e luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjshmërisë”, u shpreh ministri i Brendshëm.

LEXO EDHE:  Habit Edi Rama/ Shqiptarët besojnë policinë, pastaj Zotin

LEXO EDHE:  Video-Ishin kthyer në tmerrin e banorëve/ Arrestohen “skifterët” e Shijakut



Një tjetër lajm të mirë kishte edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, që njoftoi rritjen e pagave edhe për policinë e burgjeve dhe barazimin e gradave me punonjësit e policisë së shtetit.

Rritje e pagave për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve që është i barazuar me të policisë së shtetit, sipas gradave”, tha ministri Manja./CNA.al

LEXO TE PLOTE