Connect with Us

Numër i çuditshëm në fanellë, Manaj bëhet gati për debutimin në Serinë A

Seria A

Numër i çuditshëm në fanellë, Manaj bëhet gati për debutimin në Serinë A

Publikuar

-

Rei Manaj është duke kaluar një formë mjaft të mirë. Sulmuesi lushnjar, u rikthye në futbollin italian, teksa u transferua nga radhët e Barcelonës, te skuadra e Specias.

Shqiptari pritet të bëjë debutimin në Serinë A, ditën e sotme, teksa është i grumbulluar nga trajneri Tiago Mota, për sfidën ndaj Udinezes që do të startojë në orën 15:00. Gjasat janë që Manaj ta nisë këtë përballje nga stoli, duke qenë se ka vetëm pak ditë që është bashkuar me skuadrën e re.

Një fakt interesant që duhet theksuar është numri që sulmuesi i Kombëtares, do të mbajë mbi shpinë në këtë takim. Sipas “Sportmediaset”, Manaj do të veshë fanellën me numrin 54. Kujtojmë që te Shqipëria Manaj mban numrim 10.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Milani nis shkëputjen, ia del ndaj Torinos falë golit të Giroud

Publikuar

-

Nga

Milani ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Torinos, në duelin e xhiros së 10-të në Serie A. Goli i vetëm i shënuar i ndeshjes ishte ai i Olivier Giroud i cili realizoi në minutën e 14-të nga një top i devijuar nga Krunic, pas një goditje nga kendi.

“Kuqezinjtë” tani arrijnë fitoren e gjashtë radhazi në Serie A, dhe marrin përkohësisht vendin e parë me 28 pikë të mbledhura, me nëntë fitore dhe një barazim pas 10 xhirosh. Nesër luhen sfidat e tjera.



MILAN-TORINO 1-0
14′ Zhiru

LEXO TE PLOTE

Seria A

FORMACIONET ZYRTARE/ Giroud titullar, Pioli do 3 pikë ndaj Torinos

Publikuar

-

Nga

Milani do kërkojë fitoren në javën e dhjetë të Serie A në shtëpi ndaj Torinos. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zytare.

Nga minuta e parë për “Djallin” është Giroud. Sulmuesi francez do ketë edhe mbështetjen e Leao. Mes 11-shes së përzgjedhur janë lojtarë si Krunic, Tonali dhe Kessie.

Në portë qëndron Tatarusanu. Kuqezinjtë janë në vendin e dytë me 25 pikë, po aq sa ka edhe Napoli kryesues.



Torinezët gjenden në mesin e tabelës. Milan-Torino do të luhet në orën 20.5 në stadiumin San Siro. Më poshtë mund të lexoni formacionet zyrtare:

Milan: Tatarusanu; Calabria, Tomori, Romagnoli, Kalulu; Kessie, Tonali; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.

Torino: Milinkovic-Savic; Buongiorno, Bremer, Djidji; Singo, Lukuc, Pobega, Aina; Linetty, Brekalo; Belotti.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Merret vendimi, ja ku do të luhet Superkupa e Italisë

Publikuar

-

Nga

Edhe për këtë edicion Superkupa Italisë do të luhet në gadishullin Apenin dhe jo në Arabinë Saudite siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit. Ashtu siç ndodhi me Juventus-Napoli edicionin e shkuar që u luajt në Mapei Stadium, këtë herë liga italiane e futbollit ka zgjedhur San Siro për supersfidën Inter-Juventus, sfidën mes kampionëve të Italisë dhe fituesve të Kupës.

Superkuoa do të zhvillohet mes dative 5 dhe 12 janar të vitit të ardhshëm pikërisht në Milano në shtëpinë e Interit.

Më shumë gjasa ka që të zhvillohet në datën 12 janar kur të gjithë tifozët të jenë kthyer nga pushimet e Krishtlindjes pasi liga e futbollit kërkon që stadiumi San Siro të jetë i mbushur në kapacitet të plotë ndërkohë që edhe dy skuadrat nuk kanë impenjime të tjera në këtë datë.



Liga italiane e futbollit në fakt ka arritur një marrëveshje me arabo-sauditët që Superkupa e Italisë të luhet në Riyad por këtë edicion kontrata nuk është firmosur ende dhe me siguri në Lindjen e Mesme do të zhvillohet gjatë viteve në vazhdim.

 

LEXO TE PLOTE