LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nisje perfekte me Dinamon, Shkëmbi: Do luftojmë për titullin

12 Shtator 2021, 14:25, Sport CNA
Nisje perfekte me Dinamon, Shkëmbi: Do luftojmë për titullin

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, u shfaq tepër i gëzuar pas triumfit 0-2 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Kastriotit. Në prononcimin për ?Gol pas Goli?, tekniku korçar ndër të tjera u shpreh:

?Jam i gëzuar, i kënaqur për 3 pikët dhe pjesën e parë. Do të doja që edhe pjesën e dytë ta luanim në të njëjtën mënyrë. Por ndoshta na falet se ndeshje e parë, do të duhet kohë. Nuk mund t?i falim kundërshtarit pothuajse gjithë lojën në pjesën e dytë.

Më bëhet qejfi për Çinedun që shënoi 2 gola. Kemi edhe Gjatën, Skukën që kanë cilësi të mira. Për ne është e rëndësishme që ekipi të japë mënyrën e duhur, që në pjesën e parë e bëmë shumë mirë.

Në futboll nuk mund të garantosh gjë. Ky ekip nga presidenti i pari, është investuar dhe do të luftohet për titullin kampion. Tifozëve do t?iu siguroj që ne do të punojmë fortë dhe do të mundohemi të fitojmë ndaj çdo kundërshtari. Në çdo ndeshje kjo Dinamo do të jetë në lartësinë e emrit që ka.

Ibraimi është qershia mbi tortë e jona, jam i bindur që ai do të japë akoma më shumë, i ka mundësitë. Një rrugë të mirë suksesi do të ketë ai ekip dhe klub që do të dijë të administrojë momentet e vështira në mënyrën më të mirë. Nga ndeshjet miqësore isha i bindur, merrja atë që doja në mënyrën e lojës. Ky është vetëm fillimi. Duhet t?i harrojmë fjalët e mira, të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme. Të gjithë jemi të kënaqur, ndihemi mirë që fituam 3 pikë. Tani të gjithë bashkë duhet të përgatitemi për ndeshjen tjetër?, u shpreh Shkëmbi.

Lajmet e fundit nga