LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Erion Dasho/ Sa i thjeshtë është sot manipulimi i opinionit?!

12 Shtator 2021, 11:28, Lifestyle CNA
Nga Erion Dasho/ Sa i thjeshtë është sot manipulimi i opinionit?!

Nga Erion Dasho

Shumë shpesh në median sociale (por që arrijnë jo rrallë edhe në median mainstream) shfaqen deklarata të tipit ?profesori i njohur kundër vaksinës anti-COVID?, ose ?nobelisti që deklaron se virusi është i krijuar nga njeriu?, ose ?doktori i shkencave që deklaron se vaksina shkakton imunitetin dhe të çon drejt një vdekje të sigurt?.

Kuptohet se deklarata të tilla janë sugjestionuese, sidomos për disa kategori.

Së pari, janë personat që nuk janë mësuar të verifikojnë vërtetësinë e informacioneve që marrin online. Në 99% të rasteve mjafton një kërkim në gjuhën angleze për të kuptuar se ?profesori?, ?nobelisti? apo ?doktori? ose nuk e kanë deklaruar diçka të tillë, ose ajo është nxjerrë nga konteksti, ose personi që e ka thënë nuk është as ?profesor? dhe as ?doktor”, por një i ç?ekuilibruar që i kanë hequr licensën.

Së dyti, janë personat anti-establishment. Këta kanë bindjen se shoqëria nuk është e drejtë, se ekziston një dizinformim i qëllimshëm në funksion të pasurimit ose pushtetit të një pakice, etj. Sigurisht këto janë dilema politike, ekonomike dhe sociale tërësisht legjitime dhe ka organizata, forume apo parti politike ku këto adresohen. Problemi është kur këta persona mundohen që bindjet e tyre sociale apo politike t’i shtrijnë edhe në fusha si ajo e mjeksisë.

Së treti, janë mbështetësin e teorive konspirative. Këta janë padyshim një pakicë që beson se bota drejtohet nga zhapikë jeshilë ose se vaksina do të injektojë çipa dhe helme që shkaktojnë sterilitet. Me këtë grup duhet të merret në fakt një tjetër kategori mjekësh dhe nuk është vendi për ta diskutuar në këtë status.

Këto kategori të marra së bashku ekzistojnë në çdo vend të botës. P.sh. në pjesën më të madhe të vendeve europiane është një 20% i popullatës që nuk është vaksinuar ende. Një pjesë e madhe e tyre janë personat që kanë kaluar COVID-in dhe që ende gëzojnë statusin e ?të shëruarit? një nga tre kategoritë e pasaportës së gjelbër anti-COVID. Nën këtë këndvështrim, përqindja e skeptikëve ?rrudhet? edhe më tepër duke u bërë pothuajse e papërfillshme.

Atëherë si shpjegohen protestat anti-Vax në Gjermani dhe vende të tjera europiane? Apo pjesëmarrja prej mijëra qytetarësh në to?

Nuk duhet harruar se kemi të bëjmë me vende me popullsi të konsiderueshme. Një manifestim prej 100 mijë personash në Berlin përkthehet në 0.1% të popullsisë së Gjermanisë, apo të 2% të zonës metropolitane të Berlinit. Pra numra të papërfillshëm në raport me atë pjesë të popullatës që është vaksinuar, mban maskën në tren dhe mjedise të tjera publike të brendshme, etj.

Për të kuptuar sa i lehtë është dizinformimi në ditët e sotme dhe se sa i domosdoshëm është qëndrimi kritik ndaj informacionit të cilit zgjedhim t?i besojmë, do ta mbyll me një shembull nga Shqipëria.

Dje në rrjetet sociale qarkulloi deklarata e një grupi prej rreth 15-20 mjekësh të njohur shqiptarë. Disa orë nga momenti i publikimit, tre prej mjekëve emri i të cilëve figuronte në deklaratë u distancuan prej saj.

Imagjinoni përdoruesin e rrjeteve sociale i cili nuk ka qasje tek informacioni se këta mjekë janë tërhequr nga përmbajtja e deklaratës. Për këtë person deklarata është e besueshme pasi në të shihen emrat e atyre mjekëve që realisht kanë dhënë mesazhe profesionale dhe të besueshme përgjatë gjithë pandemisë.

Për këtë arsye, rekomandimi im dhe i mjaft kolegëve ka qënë i qartë!

Në fushën e mjeksisë nuk u besohet më individëve kushdo qofshin këta, nuk u besohet aq më tepër informacioneve që vijnë nga burime të paverifikueshme! Bota e zhvilluar ka ngritur dhe mban në funksionim prej dhjetëra vitesh institucione të besueshme kërkimore dhe rregullatore.

Para se t?i besoni ?profesorit? që flet me patos, ?doktorit? që denoncon kompaninë farmaceutike, ?konspiracionistit? që bën thirrje për t?u mbrojtur nga teknologjia 5G apo nga zhapikët jeshilë, besojini informacionit që vjen nga EMA, FDA, CDC, NIH, RKI, ISS, etj.

Kështu do të mbroni më mirë shëndetin dhe jetën tuaj dhe të të familjes suaj!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga