LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mori ryshfet për të fshehur shkeljet/ GJKKO lë në qeli drejtorin e IKMT në Dibër dhe administratorin

12 Shtator 2021, 10:57, Aktualitet CNA
Mori ryshfet për të fshehur shkeljet/ GJKKO lë në qeli

GJKKO ka lënë në qeli Lutfi Miftarin drejtorin e IKMT në Dibër dhe administratorin Eljo Elezin.

Elezi ka dhënë ryshfet shumën prej 50 mijë lekë të rinj, drejtorit të IKMT, Lutfi Miftari për fshehjen e shkeljeve në kompaninë H4 Chrom.

Gjatë kontrollit në banesën e Lutfi Miftarit u sekuestruan 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, ?Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga