Connect with Us

Memellit i “djeg” humbja me Tiranën: Ishim të barabartë, marrim 3 pikët në ndeshjen e radhës

Sport

Memellit i “djeg” humbja me Tiranën: Ishim të barabartë, marrim 3 pikët në ndeshjen e radhës

Publikuar

-

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-2 ndaj Tiranës në transfertë. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku pogradecar ndër të tjera u shpreh:

“Bëmë një gabim në ndërtim loje. Në goditjen standarte të parë morëm edhe gol. Manovruam shumë mirë në fazën sulmuese. Ndërtimi nga poshtë ishte i jashtëzakonshëm. Kur shënon në kryeqytet ndaj Tiranës, lojtarët kanë besimin se gjërat mund t’i bëjmë mirë. U penalizuam te kartoni i kuq i Zguros. Përgjegjësi kryesor jam unë. Duhet ti kishim bërë gjërat më mirë. Do të vazhdojmë përpara. Është vetëm java e parë, nuk duhet të kishte ndodhur kështu.

Pjesa e parë foli për ne, pjesa e dytë për Tiranën. VAR-i do e përmirësojë futbollin në Shqipëri. Enea e pa të arsyeshme që të anulonte penalltinë. Na ra pak morali, mund të kishim kaluar në avantazh, gjërat do të flisnin ndryshe. Më shqetëson fakti që lojtarët me eksperiencë, Rexhepi, Meksi, Zguro dhe Mara, duhet të marrin më tepër përsipër, që të rinjtë të shkrihen në raport me eksperiencën. Kërkova në dhomat e zhveshjes, që Zguro të qëndronte gjithmonë i aneksuar, jo në kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarin. Janë gjëra që ndodhin në futboll, nuk ndihem i tradhtuar fare. Lojtarët i aneksoj nga rezultatet negative dhe i marr përsipër rezultatet vetë.

Nuk e shikojmë të vështirë fare kampionatin, kjo është ndeshje që u humb nga detajet. Ishim të barabartë me Tiranën dhe ishim 15% më lartë se ata. Do të përballemi me të gjitha skuadrat e kampionatit si të barabartë, nuk kam dyshim te lojtarët e mij. Dhemb se çdo gjë ia falëm vetë Tiranës. Edhe dy golat gjithashtu. Nëse do të shikojmë rrjedhën e lojës, rezultati është i gënjeshtër. Në një pikë biem dakord që të gjithë, që gabimet në fazën mbrojtëse ishin suksesi i Tiranës. Nuk mund të gabosh aq shumë përballë një skuadër si Tirana. Objektivi kryesor është ndeshja e radhës, që të marrim 3 pikë”, u shpreh Memelli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Kontratë 5-vjeçare, sulmuesi që bëri lëmsh Interin rinovon me Fiorentinën

Publikuar

-

Nga

Riccardo Sottil ka nënshkruar kontratën e re me Fiorentinës. Sulmuesi 22-vjeccar, i cili shënoi kundër Interit dhe ishte një problem konstant për kampionët e Italisë, e ka pranuar ofertën për rinovim.

Klubi i Serie A ka dalë me deklaratë dhe ka bërë me dije se Sottil ka nënshkruar një marrëveshje që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026.



Sottil këtë sezon në Serie A ka luajtur në 5 ndeshje, 2 si titullar dhe po konfirmohet si një lojtar i rëndësishëm te Fiorentina, që ka menduar ta “blindojë” që tani me marrëveshjen e re.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

De Biazi te Kosova? E konfirmon vetë italiani: Do ishte kënaqësi të merrja drejtimin e tyre

Publikuar

-

Nga

Gati surpriza te Kosova. Xhani De Biazi pritet që të jetë trajneri më i ri i Dardaneve.

Ish-tekniku i Shqipërisë pritet që të mbylle eksperiencën e dështuar te Azerbajxhani dhe në bazë të rezultateve negative, nuk do të ketë më rinovim.



Nga krahu tjetër Kosova ka shkarkuar trajnerin e saj, Shaland, pas humbjes së djeshme me Gjeorgjinë.

“Pas një muaji më skadon kontrata me Azerbejxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha De Biasi për “Indeksionline”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Skënderbeu kalon në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu kualifikohet në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë.

Skuadra bardhekuqe ka fituar me poker golash ndeshjen e kthimit të luajtur në stadiumin “Skënderbeu” ndaj Veleçikut.

Në minutat ’10 dhe ’48 shënoi Bismark, në ’30 Nikaj, dhe ’33 Vitija duke vulosur gjithçka.

Fitorja praktikisht u sigurua që në pjesën e parë me 3 gola. Skënderbeu e kishte fituar edhe ndeshjen e parë ndaj Veleçikut duke mos e diskutuar për asnjë moment kualifikimin.



Tashmë korçarët kalojnë në raundin tjetër.

FT’ Skënderbeu-Veleçiku 4-0

10′ , 48′ Bismark, 30′ Nikaj, 33′ Vitija

/ CNA.al

LEXO TE PLOTE