Connect with Us

Mbyllet java e parë e Superiores, ja renditja aktuale

Sport

Mbyllet java e parë e Superiores, ja renditja aktuale

Publikuar

-

Dinamo ka konfirmuar sot se është një skuadër shumë e fortë dhe do jetë në mesin e të fortëve këtë sezon. Skuadra e Blendi Shkëmbit luajti në transfertë ndaj Kastriotit dhe fitoi me shifrat 0-2. Ndeshja nisi me golin më të shpejtë të javës dhe me siguri një nga më të shpejtët në gjithë javët e ardhshme të Superiores. Stephen Chinedu arriti të finalizojë shumë mirë një aksion të rrezikshëm të skuadrës së tij dhe gjeti rrjetën pas vetëm 37 sekondash lojë.

Nigeriani u kthye edhe si protagonist në minutën e 20, duke shënuar me parabolë shumë bukur. Në fakt arbitri e anuloi fillimisht për pozicion jashtë loje, por më pas VAR vendosi për gol, me të drejtë pasi 21-vjeçari ishte në pozicion të rregullt në momentin e pasimit të topit. Në pjesën e dytë Kastrioti ishte shumë më aktiv, por Dinamo arriti të bllokohet mirë dhe të administrojë ndeshjen, duke marrë një fitore me shumë vlerë dhe treguar qartë forcën e saj, duke u rikthyer me fitore në Superiore, pas shumë vitesh mungesë.

Edhe Kukësi e tregoi qartë sot se vështirësitë e sezonit të shkuar janë tejkaluar dhe është gati të luftojë me të mëdhatë e tjerë për titullin. Verilindorët mundën pa shumë vuajtje Egnatian në trasnfertë sot me shifrat 1-3.

Kukësi shënoi dy herë në pjesën e parë. Verilindorët shënuan fillimisht me afrimin e verës, Klejdi Daci në minutën e 26, teksa në të njëjtin fraksion do të gjenin sërish rrjetën. Kukësiani i vetëm në skuadër, Ergys Peposhi tundi rrjetën në minutën e 41-të, pas një aksioni të gjatë dhe futbolli të pastër të skuadrës së Longo.

Edhe në pjesën e dytë Kukësi e diktoi lojën dhe bëri futboll cilësor, duke pasur disa mundësi dhe goditur edhe shtyllën me Taipin. Por goli u shënua në anën tjetër, pikërisht në portën e verlindorëve. Në minutën e 87, Bruno Telushi ka arritur të shënojë një gol shumë të bukur nga jashtë zone, duke lënë në tension deri në fund Kukësin në tension. Gjithsesi në fund Kukësi shënoi edhe një gol në minutën e katërt shtesë me Mirko Milunovic.

Ndeshjet e kesaj jave:

Renditja:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Ndizet derbi i kryeqytetit/ Daja: Mungesat nuk janë justifikim, duam fitoren e parë sezonale në derbi

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka folur përballë gazetarëve në një konferencë për shtyp të dhënë në prag të derbit kundër Tiranës, që do të zhvillohet nesër në orën 19:45 në stadiumin “Air Albania”.

Tekniku i “të kuqve” ka folur për sfidën, për gjendjen e skuadrës si dhe për pozicionin e tij tek skuadra e Partizanit, pas këtij fillimi jo të mirë në kampionat, ku skuadra e tij nuk e ka gjetur akoma rrugën e fitores.

“Përtej pikëve të lëna, sepse kemi luajtur mirë. Atmosfera është pozitive. Jemi entuziast dhe e kemi vlerësuar në maksimum derbin. Kemi disa mungesa në formacion. Kaçen, Cardozo dhe Cara. Kamara ka lëvizur jashtë Shqipërisë, për procedura.

Reparti i sulmit ka mungesa, por derbi është një ndeshje për tu fituar dhe nuk ka vend për justifikim. Të gjithë ata që do të luajnë do të japin maksimumin që të arrijmë fitoren e parë në kampionat në derbi.

Po fituam vjen kthesa, por ka edhe shumë javë në vazhdim. Do të luajmë edhe 3 ndeshje derbi. Kemi marrë 4 barazime, por kemi luajtur gjithmonë për fitore. Derbi prodhon pak spektakël, sepse të dyja skuadrat duan të fitojnë. Një derbi e luan gjithmonë për të fituar.



Tifozët? Ndeshjet luhen për tifozët, kushdo e donte stadiumin plot, por duhet të jemi në sinkron me situatën, pasi stadiumi plot mund të sjellë agravim të situatës së Covid. Vendosin specialistët e shëndetësisë, por ne duam stadiumin plot.

Derbi është një ndeshje për t’u luajtur dhe përjetuar. Nëse luan për herë të parë, duhet të menaxhosh emocionet. Kemi punuar që lojtarët të mos ngarkohen shumë emocionalisht, që të mos penalizohen.

Skema? E kam dëgjuar edhe nëpër studio, por s’ka lidhje skema. Luan pa sulmues dhe mund të shkosh në zonë me shumë lojtarë. Është manovra ajo që vendos dhe jo skema.

Çfarë i mungon sulmit? Jemi ekipi që ka goditur më shumë portën, por duhet të ndryshojë finalizimi. Edhe kundër Kukësit mund të shkonim 2-0 dhe mund të kishim fituar. Finalizimi është problemi i vetëm në sulm.

E ardhmja ime? Të punosh te Partizani ka presion, sepse dihen objektivat. Këtë vit kemi nisur një proces rinovimi (ka shumë lojtarë të rinj në formacion). Suporti i presidentit do të thotë më shumë përgjegjësi, neve s’na ka munguar asgjë në çdo drejtim, prandaj duhet të arrijmë objektivat e klubit. Me hapjen e kompleksit, që mezi po e presim besoj se do të arrijmë këto objektiva”.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Një legjendë e Milanit mban rekordin, Ibra hyn në histori të Serisë A

Publikuar

-

Nga

Zlatan Ibrahimoviç është lojtari i katërt më i vjetër që ka gjetur rrjetën në Serie A, pasi sulmuesi i Milanit shënoi kundër Bolonjës në moshën 40 vjeç e 20 ditë.

Çuditërisht, ishte një ndeshje me shumë ndodhi në stadiumin ‘’Dall’Ara’’ për suedezin, sepse ai gjithashtu siguroi një asistim për Kalabrian dhe  shkaktoi një autogol duke dërguar në rrjetë një top nga goditja e këndit.



Në minutat e fundit, ai vulosi fitoren 4-2 të kuqezinjve ndaj Bolonjës duke hyrë dhe në histori të Serisë A. Ibra është lojtari i katërt më i vjetër që shënon në Serie A, 40 vjeç e 20 ditë. Para suedezit qëndrojnë, Pietro Viershud  që ishte 40 vjeç e 47 ditë kur shënoi golin e fundit në Serinë A dhe Silvio Piola e gjeti rrjetën në 40 vjeç e 131 ditë.

Mbajtësi i rekordeve mbetet Alesandro ‘Billi’ Kostakurta, i cili ishte 41 vjeç e 25 ditë kur realizoi një penallti në humbjen 3-2 të Milanit në shtëpi ndaj Udineses. Ajo ndeshje më 19 maj 2007 ishte e fundit në karrierën e tij në Serie A para daljes në pension.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Manchester United vs Liverpool, historia shkruhet në “Old Trafford”

Publikuar

-

Nga

Në “Old Trafford” zbret historia e futbollit anglez. Dy klubet më të suksesëshme të kombit që shpiku futbollin, Manchester United dhe Liverpool, sfidohen në klasiken e futbollit britanik teksa vijnë mbi dy dallgë të ndryshme për sa i përket momentit.

Në vitet e kaluara fitorja 3-2 e United me përmbysje ndaj Atalantës do të shihej si një sukses , por tanimë në sytë e opinionit sportiv ajo shihet në kontekstin e një klubi që po kalon një krizë identitet.

Ole Gunner Solskjaer pasi është krenuar me progresin shkallë pas shkalle në dy vitet e fundit, i duhet të bëjë hapin e madh, të fitojë dicka të rëndësishme, dicka që se ka arritur edhe pse yjet nuk i mungojnë dhe Manchesteri i tij duhet ta tregojë veten në sfida si kjo, mbi të gjitha tanimë me një yll të madh më shumë, Cristiano Ronaldon.

Trajneri është në apel, dhe nuk është cudi që të rrezikojë në rast të një dështimi në këtë përballje.

Edhe Liverpuli fitoi në mesjavë , duke mposhtur kampionët e Spanjës, Atletikon e Madridit në trasfertë. Në atë ndeshje nuk mungoi në apel Mohamed Salah, që Jurgen Klopp e konsideron njeriun më në formë të momentit në botën e futbollit, dhe shifrat i japin të drejtë, pasi Liverpool shënon të paktën 3 gola në 8 nga 9 ndeshjet e tij të fundit, çka flet shumë për forcën e të kuqve.



Mbrojtja gjithsesi nuk është më aq perfekte me Virgil Van Dijk, që i duhet ende të shpalosë dominimin që kishte para se të dëmtohej në sezonin e shkuar, por me një treshe si Salah, Sadio Mane dhe Firminho aty para për Liverpulin bëhet gjithcka më e thjeshtë.

Mbrojtja e United duhet të gjejë një marsh më shumë. Kapiteni Harry Maguire është fajësuar si për 4 golat e pësuar nga Leicester fundjavën e kaluar, ashtu dhe për ata në sfidën me Atalëntën dhe nëse nuk përmirësohet në këtë sfidë, gjërat mund të bëhen të vështira për Ole Gunnar Solskjaer.

Për sa i përket të rejave nga skuadrat, te Manchester United shqetësojnë Marcus Rashford dhe Bruno Fernandez që kanë pësuar lëndime në mesjavën e Champions ndërsa te Liverpool mungon Thiago Alcantara mungon për shkak dëmtimi, por Curtis Jones është sërish në dispozicoon, ndërsa Fabinho pritet të rikthehet në formacionin titullar pasi luajti si zëvndësues ndaj Atletikos.

Majin e kaluar Liverpool fitonte 4-2 në “Old Trafford” dhe Manchester United nuk e ka mundur rivalin e madh që nga marsi i 2018. Megjithatë thonë se në përplasjet titanike si këto statistikat apo dhe klasifikimi nuk vlejnë, dhe kjo mbetet një sfidë tejet e hapur.

LEXO TE PLOTE