Connect with Us

Mbyllen sfidat/ Kukësi i prish festën e stadiumit të ri Egnatias, Dinamo mposht Kastriotin

Sport

Mbyllen sfidat/ Kukësi i prish festën e stadiumit të ri Egnatias, Dinamo mposht Kastriotin

Publikuar

-

Dinamo ka arritur që të fitojë në ndeshjen e parë të Superiores ndaj Kastriotit. Ekipi i Shkëmbit fitoi në shifrat 0-2 falë dopietës së Cinedu. Ky i fundit realizoi pa u mbushur ende minuta e parë e takimit, ndërsa gjeti rrjetën edhe në minutën e 20.

Një ndeshje me dy fytyra për kryeqytetasit ku në pjesën e parë dominuan rivalin me Mihanën dhe Ibrahimin që ishin në super formë. Me nisjes e së dytë ishte Kastrioti që mori lojën në kontroll, ndërsa Greca dhe Cela ishin të pafat për të gjetur rrjetën.

Nga ana tjetër Kukësi fitoi në shifrat 1-3 në transfertë me Engatian. Daci hapi rrugën e rrjetës, ndërsa Peposhi shënoi pas shumë kombinimeve në minutën e 43.

Fjalën e Egnatias e ka thënë Telushi me goditjen nga distanca, duke realizuar silurën ndaj Kukësit. Ndërsa takimin e vulosi Milunovic duke u treguar i saktë me kokë nga e djathta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Gjermania ekipi i parë që kualifikohet në Botëror, ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

Publikuar

-

Nga

Gjermania është bërë skuadra e parë që kualifikohet në Botërorin 2022, pas Katarit që e fiton të drejtën si vendi organizator. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flik, edhe pse e nisi me një humbje tronditëse këtë edicion, e mbylli me triumf pa u luajtur dy ndeshjet e fundit të grupit.

Kualifikimi erdhi falë suksesit 4-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, skuadrës që ia kishte shkaktuar atë humbje, me Havertz, Verner e të riun Musiala që tundën rrjetën. Kështu, falë edhe fitores së Rumanisë ndaj Armenisë, Gjermania e kishte të sigurt që asnjë ekip tjetër nuk do ta arrinte me pikë në ndeshjet e nëntorit, pavarësisht kombinimit të rezultateve, duke u bërë ekipi i parë që siguroi pjesëmarrjen në Katar 2022.

Në ndeshjet e sotme bie në sy fitorja e thellë e Holandës, e cila i shkoi një hap më pranë kualifikimit, si dhe ajo e Turqisë e cila triumfoi vetëm në minutën e 98 ndaj Letonisë.

GRUPI E
Estoni-Uells 0-1
12’ Mur

Bjellorusi-Republika Çeke 0-2
22’ Shik, 65′ Hozek

GRUPI G
Holandë-Gjibraltar 6-0
9’ Van Dajk, 21’, 45’+4′ Depaj, 48′ Dumfrajs, 75′ Danjuma, 87′ Malen

Norvegji-Mali i Zi 2-0
29′, 90’+6′ Eljonusi



Letoni-Turqi 1-2
70′ (ag) Demiral / 76′ Dursun, 90’+8′ (p) Jillmaz

GRUPI H
Kroaci-Sllovaki 2-2
25’Kramariç, 71′ Modriç, / 20’ Shranz, 45′ Haraslin

Slloveni-Rusi 1-2
40′ Iliçiç / 28’ Divejev, 31′ Dzhikia

GRUPI J
Maqedoni e Veriut-Gjermani 0-4
50′ Havertz, 70′, 74′ Verner, 84′ Musiala

Rumani-Armeni 1-0
26′ Mitrita

Islandë-Lihtenshtejn 4-0
19’ Tordarson, 35′ (p), 79′ (p) Gudmundson, 89′ Gudjonson

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Humbi ndeshjen ndaj Polonisë për shkak të COVID, Cikalleshi ka një mesazh për shokët e ekipit

Publikuar

-

Nga

Edi Reja e kishte projektuar titullar por Sokol Cikalleshi nuk do të jetë në fushën e lojës në ndeshjen kundër Polonisë. Sulmuesi kavajas është ndalur në mënyrë të papritur nga COVID-19, pasi ka rezultuar pozitiv në testet që i janë kryer ekipit si zakonisht një ditë para ndeshjes.

Futbollisti është larguar nga grumbullimi dhe ka nisur karantinimin, duke humbur mundësinë për të qenë pjesë e një ndeshje historike për Shqipërinë. Përtej keqardhjes, vetë ai duket se është i bindur se nata e nesërme do të jetë e paharrueshme, siç e tregoi me mesazhin që publikoi në rrjetet sociale.



“COVID-19 më ndaloi mua por kombëtaren kuqezi s’e ndalon kush”, ishin fjalët e Cikalleshit në postimin e tij, duke treguar bindjen e thellë që ka se Shqipëria do të sigurojë rezultat edhe përballë Polonisë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Gjest i çuditshëm i Ernest Muçit te Kombëtarja U21, lë shiritin e kapitenit teksa luhej ndeshja

Publikuar

-

Nga

Shqipëria U-21 po vazhdon me rezultatet pozitive në kualifikueset e Europianit. Këte herë kuqezinjtë fituan me shifrat 2-0 ndaj Sllovenisë. Por njê veprim i rrallë erdhi ne pjesen e parë.



Ernest Muçi e nisi si kapiten takimin dhe ia la shiritin Pëllumbit. Arsyeja nuk është zbuluar ende dhe pritet që të sqarohet nga trajneri Bushi në konferencën e nesërme.

LEXO TE PLOTE