Connect with Us

“Kopilat e komunizmit”/ Murrizi ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës: Përulet para bustit të Azemit dhe i “vret” të bijën

Politikë

“Kopilat e komunizmit”/ Murrizi ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës: Përulet para bustit të Azemit dhe i “vret” të bijën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i LDSH, Muslim Murrizi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku dënon ‘hipokrizinë’  e kreut të PD Lulzim Basha dhe deputetëve të tjerë të cilët  kryen sot homazhe para bustit të Azem Hajdarit.

Duke i quajtur “kopila komunizmi” Murrizi thekson se Basha që sor përkulet para Azem Hajdarit, i ka shpallur armike të bijën, Rudina Hajdarin.

Sipas tij, kryedemokrati vepron njësoj si Enver Hoxha.

Reagimi i plote

Çfare hipokrizie komuniste nga bijt dhe kopilat e komunizmit!!!!

Perkulet para bustit te Azemit dhe i shpall armike te bijen Rudinen

Çfare kishte ndryshe rregjimi i Enverit???

Luan Omarit i vrau babane ( pra vrau kunatin) dhe perkedheli Luanin( te birin)

Ky perulet para bustit te te Atit dhe “ vret” te Bijen per ate qe sot eshte rikthyer si skllav ne Kuvend dhe eshte ngritur ne kembe duke u betuar para komuniste Luljetes ish delegate ne kongresin e fundit te ppsh

Po kur shoh qe ne krah ka 5 individe qe nuk kane asnje lidhje me PD, me Azemin, me opoziten 1997-2005 por jane te gjithe spurdhjake dhe hajdute pushteti 2005-2013, behet akoma me e peshtire kjo ceremoni perkujtimore

Ne 12 shtator 1998 Basha ishte ne Holande dhe as vete nuk e kujton dot se ku ishte. Nuk ishte i vogel por mbi 24 vjeç dhe nuk kishte asnje lidhje me PD pamvarsisht se Berisha ka dashur te na e paraqes si dhjetorist hahaha

Ne 12 shtator 1998 Alfred Rrushaj 24 vjeç ishte sekser dhe hajdut tenderash ne KESH ne pushtetit e ps dhe vartes i Alfred Palokes ish drejtor i pergjithshem i KESHIT. Ka shume mundesi te jete gezuar pa mase se u vra nje “ armik” i partise dhe pushtetit

Ne 12 shtator 1998 Enkelejd Alibeja 25 vjeç nuk kishte asnje lidhje me PD dhe ishte ne shkollen e magjistratures kur rregjimi flaku ne rruge qindra gjygjtare per bindje politike.

Tek PD erdhi si drejtor antikorrupsioni ne vitin 2005 e me pas si minister drejtesie ne vitin 2008 kur i lepinte kembet Argites e kur emeroi drejtore burgjesh llumin dhe kontigjente

Ne 12 shtator 1998 Grida ishte 21 vjeçe studente por asnje lidhje me PD apo forumin rinor studentore te PD

Ne 12 shtator 1998 Jorida ishte 19 vjeçe studente por asnje lidhje me PD apo forumin rinor te PD ose strukturat rinore studentore te PD

Ne 12 shtator 1998 Gazja dhe Belindi ishin 12 vjeç dhe 11 vjeç sapo kishin filluar te loznin loje çunash dhe kishin veshur tuta megjithese Lulit i duket sikur kane qene ish student dhjetori dhe bashkeluftetare me Azem Hajdarin sepse PD e njeh vetem nga prilli 2005 dhe e mendon si lope qe e moli 8 vjet dhe po e shet tek kasapi 8 vjet te tjera

E pse duhet qe te sforcoheni kot me buqeta me lule tek busti i Azem Hajdarit ,ju qe as e keni njohur, as e keni takuar, as e keni pare, as e keni simpatizuar, as e keni vleresuar kontributin e Tij ne krijimin e PD se nuk keni patur asnje lidhje me PD nga 12 dhjetori 1990 deri ne qershor 2005 kur PD ju dha pushtet e para ne saj te pushtetit???????

Na hapet barkun njelloj si sharlatane me shami te kuqe e yll ne qafe çdo 16 tetor, 11 prill e 5 maj tek varri i enverit./CNA.al

May be an image of 3 people, people standing, street and treeNo photo description available.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bujar Nishani zbulon se kush e mbron Lulzim Bashën/ Ish-Presidenti jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka dhënë alarmin se armiqtë më të betuar të PD-së ndër vite, po bëjnë sot avokatin e Lulzim Bashës.

Sipas Nishanit mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot.

Shumë interesante por e qartë si kristali !

Pa përjashtim, të gjithë armiqtë më të betuar politik të Partisë Demokratike, që nga dita e parë e themelimit të saj dhe deri më sot, janë bërë papritur, avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës.

Të L. Bashës jo si individ por të L. Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike.



LEXO EDHE:  Patozi"kryqëzon" Bashën/ PD nuk ka kauzë, nuk përfitoi as nga çështja Tahiri

LEXO EDHE:  Jemin Gjana hajduti i Lulit/ Si po masakron zgjedhjet në PD

Mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot”, shkruan Nishani në rrjete sociale.

Nishani shkruan më tej se bashkimi i PD-së, i tmerron armiqtë e saj politik,

Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik.

Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu”, shkruan Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja frymëzuese”/ Demokratët me sytë nga Berisha

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha, që prej 16 Shtatorit, kanë nisur takimet me demokratët në bazë.

Nga Tirana, Berisha ka zbritur në disa qytete, ku është pritur me entuziazëm të madh nga demokratët, të cilët e shohin si shpresë për ringritjen e PD dhe sjelljen e saj në pushtet.

Të zhgënjyer nga Lulzim Basha dhe udhëheqja e tij, demokratët i kanë drejtuar sytë nga Berisha.

Ata e akuzojnë Bashën për shitje dhe shkatërrim të Partisë Demokratike.

Sipas tyre Basha është në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, dhe po punon për qëndrimin e tij në pushtet.

LEXO EDHE:  Jemin Gjana hajduti i Lulit/ Si po masakron zgjedhjet në PD

LEXO EDHE:  AZEM HAJDARI-URAGANI DEMOKRACISE SE BRISHTE SHQIPTARE



Së fundmi “Foltorja” u zhvillua në Elbasan, ku ashtu si në të gjitha takimet e mëhershme pati  një pritje madhështore për Berishën.

Ish-kryeministri në rrjete sociale, ka publikuar fotot të cilat tregojnë shumë nga takimi në Elbasan.

Në foto vërehet entuziazmi i demokratëve për të reaguar ndaj lëvizjeve të Lulzim Bashës, me të cilat ka shkatërruar PD-në.

Album nga Foltorja frymëzuese dhe e zjarrtë e Elbasanit! Rroftë Elbasani”, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha”/ Thirrja e fortë e demokratëve për ish-Kryeministrin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

“Foltorja”, iniciativë kjo ish-kryeministrit Sali Berisha ka “ndezur”, demokratët në të gjithë vendin, të cilët ndihen të tradhëtuar dhe të shitur nga kryetari i PD –së, në detyrë Lulzim Basha.

Të martën që vjen Berisha do të jetë në Kukës me demokratët atje.

Këtij takimi i kanë paraprirë thirrjet e dmeokratëve në rrjetin social të ish-kryeministrit, në postimet e tij të njëpasnjëshme.

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha se na degjeneruan këto 8 vite..Ja hoqën brekët këtij populli deri në fund të kembeve…Tek ju shihet drita në fund të tunelit”, shkruan një demokratët.

Sipas demokratëve PD do të ngrihet në shesh pasi nuk i duron padrejtësitë që bëhen në kurrriz të tyre me anë të marrëveshjeve Basha –Rama.

PD ngrihet në shesh sepse është Partia Demokratike që nuk duron padrejtësitë, nuk duron mizorinë, e don lirinë, është partia e vlerave dhe lirisë së mendimit e shprehjes, PD nuk është partia e Lulzim Bashës e mbyllur, e rrënuar, e mundur.

Partia e Bashës nuk është kjo Parti Demokratike, partia e BashËs eshte partia e klaneve, partia e servilëve, partia që listen e kandidateve e përzgjedh brenda nate, pa votë, pa mendim anëtarësie.

Kjo nuk mund të jetë PD që llogaritjet dhe humbjet e njëpasnjëshme karshi Rilindjes i bën shumë keq po si 7×7=42”, shkruan një nga demokratët në rrjetin social të ish kryeministrit.

LEXO EDHE:  Jemin Gjana hajduti i Lulit/ Si po masakron zgjedhjet në PD

LEXO EDHE:  Video- “Do kufizoj mandatin e kryeministrit”/ Mashtrimi i Bashës për të qëndruar 12 vjet në opozitë



Sipas të njëjtit, partia e Lulit është kthyer ne parti çunash  lagjesh, çuna kolegjesh, ish shokë e miq shkolle, çuna të rrugës së Kavajës, çuna të shkolluar me ideologji ndërfetare e përtej tyre, çuna të Lulit të gjithë, por jo të PD.

Diku dhe vërdallë po vjen ndryshimi i duhur, po i kthehet identiteti dhe vlera mbi të cilin ka ecur dhe krijuar PD.

Kujdes , Lulzim Basha ka luajtur me çdo demokrat, me çdo vyrtit dhe karakteristikë demokratësh, prandaj Luli duhet të ik sa më shpejt, sepse është i dobët dhe ka tradhëtuar çdo anëtar të saj.

Ai kurrë nuk mundet të fitoj, ai gjithmonë është mundur nga Rama sepse ka shkelur mbi dinjitetin dhe integritetin dhe vërtetësinë e demokratëve.

Lulzim Basha duhet të ik dhe partia duhet të hapet e çlirohet nga kthetrat e tigrit të madh dhe nga dobësia e një qingji të butë që s’ka asnjë moral për të drejtuar uraganin dhe ushtrinë me intelektualitet dhe karakter të demokratëve.

Është barrë e rëndë PD, dhe prandaj ka nevojë për burrë opozite dhe jo miss buzëqeshje e zgërdhierje parlamenti! Kukësi dhe kukësianet nuk e duan PD e Bashës”, shkruan me tej nga demokrati, që u bën thirrje të gjithëve për të reaguar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE