Connect with Us

Gjermania shtrëngon masat anti-Covid/ Ndalon hyrjen nga Shqipëria pa vaksinim

Bota

Gjermania shtrëngon masat anti-Covid/ Ndalon hyrjen nga Shqipëria pa vaksinim

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjermania ka përforcuar masat anticovid për shtetasit shqiptarë që do të udhëtojnë në Gjermani, do lejohen të hyjnë vetëm me një çertifikatë vaksinimi.

Sipas njoftimit, në Gjermani do të lejohen të hyjnë vetëm personat që kanë certifikatë vaksinimi.

Një test negativ dhe një dëshmi që vërteton se keni kaluar Covid nuk mjaftojnë për të hyrë në Gjermani, thuhet në njoftimin e Lufthasa, një nga kompanitë lider në botë.

Informacion i rëndësishëm për shtetasit shqiptarë, që udhëtojnë nga Shqipëria në Gjermani.

Shtetasit shqiptarë do të lejohen të hyjnë në Gjermani vetëm me një çertifikatë vaksinimi. Një test negativ dhe një dëshmi imunteti nuk janë të mjaftueshme për të hyrë në Gjermani.

LEXO EDHE:  Mos përdorni më lente, mund të humbisni shikimin

Duke përjashtuar këtu vetëm fëmijët nga mosha 12 vjeç dhe ata shqiptarë që kanë një kartë si rezident në Gjermani.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Gjermani duhet të regjistrohen online para nisjes.

Ju lutem të paraqiteni në aeroport 3 orë para nisjes për të bërë verifikimet e duhura“, thuhet në njoftim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Sulm terrorist në Norvergji/ Disa viktima dhe të lënduar

Publikuar

-

Nga

Një sulm terrorist me disa të viktima dhe të lënduar ka ndodhur në Kongsberg, 84 km lag kryqytetit të Norvegjisë, Oslo.

“Mund të konfirmoj që disa janë plagosur dhe vrarë”, – tha shefi i policisë në Kongsberg, Øyvind Aas.



Sipas tij, të gjithë të vdekurit dhe të lënduarit janë goditur me hark dhe shigjeta, gjë që e ka bërë situatën tepër dramatike.

LEXO EDHE:  Mos përdorni më lente, mund të humbisni shikimin

LEXO EDHE:  Moti i ftohtë/ Si të parandaloni virozat

I njëjti zyrtar tha se deri tani një person i dyshuar për krim u ndalua, ndërsa aksioni vazhdon për të ndaluar persona të tjerë të përshirë në këtë akt të çuditshëm terrorist.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ulen tensionet/ Tërhiqen bllokadat serbe në Mitrovicë të Veriut dhe Rudarë

Publikuar

-

Nga

Bllokadat e vendosura në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë, përkatësisht në vendbanimin në Rudarë, në Komunën e Zveçanit si dhe ato të vendosura në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, janë tërhequr në orët e mbrëmjes të së mërkurës.

Këto bllokada janë vendosur më herët gjatë 13 tetorit nga serbët lokalë në shenjë pakënaqësie ndaj aksionit të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave.

Aksioni është zhvilluar në disa qytete të Kosovës, përfshirë ato në veri.

Deri më tani, sipas autoriteteve, janë lënduar dhjetë policë dhe dhjetë qytetarë në Mitrovicë të Veriut, ndërkaq janë arrestuar ose ndaluar tetë persona. Po ashtu, dhjetë persona të dyshuar për përfshirje me kontrabandë me mallra, janë shpallur në kërkim.



Autoritetet në Kosovë kanë thënë se gjatë aksionit janë sekuestruar mallra të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra eurosh.

LEXO EDHE:  Efektet e shëndetshme të konsumit të tërshërës

LEXO EDHE:  Pse kafeja mund të jetë e mirë për shëndetin tuaj

Aksioni në veri: Të lënduar, të arrestuar dhe barrikada

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë të mërkurën se aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovë kundër kontrabandimit të mallrave, është pjesë e luftës së autoriteteve të Kosovës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal.

“Ky operacion nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti. Ky operacion është i drejtuar kundër kriminelëve që kanë kontrabanduar mallra në mënyrë ilegale në Kosovë. Prokurorja e rastit është serbe, gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e njësisë së reagimit të shpejtë në Mitrovicë të Veriut janë shumica serbë, shumica e të arrestuarve janë shqiptarë, shumica e të kërkuarve janë shqiptarë”, ka thënë Sveçla./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Evropa në panik, çmimet e energjisë në nivele rekord

Publikuar

-

Nga

Çmimet e energjisë shkaktuan alarm mes liderëve të BE-së dhe tronditën tregjet globale në javët e para të tetorit, duke ngritur shqetësimin për një krizë karburantesh gjatë dimrit, që mund t’i shkojë për shtat Rusisë.

Në Evropë, çmimet e gazit natyror u ngjitën me thuajse 600 për qind këtë vit nga shqetësimi se rezervat do të jenë të pamjaftueshme për dimrin. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara, çmimi preku rekordin e 12 viteve të fundit.

Të mërkurën, Komisioni Evropian publikoi një paketë masash për të frenuar trendin, që ka bllokuar prodhimin industrial dhe i ka lënë konsumatorët të përballen me fatura më të larta teksa dimri afron.

Nga ana tjetër, pasiguria nëse rritja e çmimeve do të sjellë rritje të inflacionit dhe ngritja e normave të interesit do të prekë barazinë e tregjeve globale ka përfshirë gjithashtu kontinentin e vjetër.

LEXO EDHE:  Doni të udhëtoni drejt Francës dhe Zvicër?/ TIA jep njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Moti i ftohtë/ Si të parandaloni virozat



Situata ka bërë që energjia të jetë çështja kryesore e agjendës politike të BE-së. Blloku evropian, që importon 90 për qind të gazit, ka vënë në dukje se Rusia nuk kishte ndjekur rrugën e furnizuesit tjetër, Norvegjisë, e cila po shtuar furnizimet.

Por presidenti Vladimir Putin deklaroi të mërkurën se Rusia po intensifikon furnizimet me gaz në Evropë dhe është e gatshme të bashkëpunojë në stabilizimin e tregut. Ai i quajti marrëzi zërat se Moska po e përdor gazin si armë.

Por numri dy i kompanisë ruse të gazit, “Gazprom”, deklaroi nga ana tjetër se do t’i kushtojë prioritet furnizimit të tregut të brendshëm për shkak se pritet një dimër shumë i ftohtë dhe me dëborë./euronews

LEXO TE PLOTE