Connect with Us

Formula 1/ Hamilton dhe Verstappen jashtë pas përplasje, McLaren bën “ligjin” në Monza

Sport

Formula 1/ Hamilton dhe Verstappen jashtë pas përplasje, McLaren bën “ligjin” në Monza

Publikuar

-

Çmimi i madh i Italisë në Formula 1, ka rezervuar ditën e sotme një garë me të vërtetë spekatkolare.

Në pistën e Monza, Daniel Riccardo i McLaren triumfoi në fund, ndërsa la pas, në vendin e dytë shokun e skuadrës Lando Norris. Dy pretendentët kryesorë për të triumfuar, Lwis Hamilton dhe Max Verstappen, dolën jashtë gare pas xhiron së 26-të, pas një përplasje që kishin mes tyre.

Kjo ia bëri më të lehtë pilotëve të McLaren, të cilët rrëmbyen dy vendet e para, ndërsa podiumin e plotësoi Valtteri Bottas i Mercedes i cili u rendit i treti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Humbja ndaj Kastriotit, trajneri Memelli befason me deklaraten

Publikuar

-

Nga

Trajneri Migen Memelli u shpreh se ishte mjaft i zhgënjyer nga humbja me Kastriotin duke thënë se në ndeshje të tilla detajet bëjnë diferencën. Më tej, trajneri i korçarëve u shpreh se Elvi Berisha bëri ndeshje jo të mirë duke thënë:

‘’Funksionuan disa gjëra, por elementaret jo. Topin e kishim në zotërim, bëmë mirë deri tek 1/3 e kundërshtarit, por nuk ishim konkret. Donim të fillonim nga poshtë me Rexhepin, por nuk funksionoi. Deri në momentin e golit të Kastriotit gjithçka ishte nën kontroll. Në ndeshje si këto skuadra që shënon e para ka avantazh, pati dhe ndalesa në lojë. Jam i kënaqur nga loja, por sido që të jetë humbim një ndeshje me detaje.



Pa diskutim rreshtimi i linjës kërkon një hapësirë jo më shumë se dy metra, edhe pse u krijua një hendek, topi ngeli aty, më pas është çështje reagimi lojtarët duhet të largonin topin, ishte gol që mund të shmangej. Ishte rasti ku topi ngel në shpatull, pastaj pjesa për të reaguar është shumë e vogël. Mund ta evitonim faullin, por këto janë pjesë të lojës. Dhe Mensah e prishi pak rreshtimit, por do mundohemi t’i rregullojmë gabimet në javët në vazhdim.

Berisha-Mensah: Për mua është e vërtetë që duhet të ketë marrëdhënie të mirë, Elvi ishte inekzistent në lojën e tij sot, në të dyja fazat, dot ë bisedoj me të sot. Na ka ndihmuar shumë. Sulmi do shumë komunikim, Mensah bri mjaft mirë dhe Berisha keq, kampionati shqiptar kërkon vazhdimësi. Kërkojmë që forca e skuadrës të jetë grupi, nuk mendoj se është përgjegjësi e lojtarit, por e të gjithëve, duke vazhduar nga unë i pari. Janë gjëra që bëjnë diferencën’’, u shpreh Memelli.

LEXO TE PLOTE

Sport

Egnatia surpriza e Superiores, Laçi prek fundin/ Shikoni si ndryshon renditja pas ndeshjeve të sotme

Publikuar

-

Nga

Kanë përfunduar dy sfidat e javës së pestë të Superiores ku Laçi u befasua nga Egnatia ndërsa Kastrioti dominoi Skënderbeun për fitoren e parë në kampionat.

Egnatia mund të cilësohet si surpriza e sezonit duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje në kuotën e 8 pikëve. Rrogozhinasit kanë marrë dy fitore dhe dy barazime në pesë sfida duke treguar që nuk janë thjeshtë për shëtitje në Superiore.

Laçi vazhdon krizën e rezultateve duke u renditur në fund të tabelës në kuotën e 2 pikëve. Ndërkohë Kastrioti shkon në kuotën e katër pikëve në vendin e 7-të, duke lënë Skënderbeun poshtë me një pikë më pak.

 REZULTATET

SOT

Laçi-Egnatia 0-1



Kastrioti-Skënderbeu 2-0

NESËR

Partizani-Kukësi 16:45

Teuta-Tirana 19:45

TË HËNËN

Vllaznia-Dinamo 19:45

LEXO TE PLOTE

Sport

Humbja në javën e pestë, skuadra e Kategorisë Superiore mbetet pa trajner

Publikuar

-

Nga

Laçi është mposhtur 0-1 nga Egnatia në shtëpi dhe pas pesë javëve renditet në vendin e fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara.

Bardhezinjtë rrezikuan në pjesën e parë me Guindo e Velkovski, por nuk shënuan dot. Në pjesën e dytë Pedro Augusto i befasoi bardhezinjtë.



Braziliani realizoi golin me vlerën e tre pikëve dhe në fund e la Laçin pa trajner, pasi Dejan Vukicevic e mbyll me bardhezinjtë pas pesë javësh kampionat.

LEXO TE PLOTE