Connect with Us

Espanjoli nuk reziston dot, Atletiko bën përmbysjen e ‘çmendur’ (VIDEO)

La Liga

Espanjoli nuk reziston dot, Atletiko bën përmbysjen e ‘çmendur’ (VIDEO)

Publikuar

-

Atletiko Madrid, arriti një fitore dramatike ndaj Espanjolit të Keidi Bares, në sfidën e vlefshme për javës së 4-t të La Ligës. Goli i Lemar në minutën 90+9 i dhuroi 3 pikë të arta kampionëve në fuqi, të cilët e panë veten në disavantazh në minutën e 40-të, pas golit të De Tomas.

Pjesa e parë u mbyll me triumfin 1-0 të Espanjolit, teksa Atletiko përmbysi gjithçka në fragmentin e dytë të lojës. Karrasko fillimisht vendosi baraspeshën në të 79-tën, ndërkohë që goli i Lemar në frymën e fundit vulosi gjithçka.

Për sa i përket mesfushorit të Kombëtares, Keidi Bare, ai u aktivizua në minutën e 58-të, duke zënë vendin e Morlanes. Titullar te Atletiko në këtë takim u aktivizua dhe Antuan Grizman, i cili u rikthye pas aventurës me Barcelonën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Rikthehet jeta normale në Spanjë, “El Clasico” do luhet në një stadium me kapacitet të plotë

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e shumëpritur midis Barcelonës dhe Realit, do të shënojë rikthimin e tifozëve në kapacitet të plotë në stadium. Katalonja është një rajon autonom dhe masat e ndërmarra kundër Covid-it kanë qenë të rrepta.

Lokalet, restorantet dhe shumë qendra të tjera ishin të mbyllura deri para një jave. Më 15 tetor u mor vendimi që ambjentet e brendshme të hapeshin në kapacitet të plotë. Prandaj, është e para Barcelona – Real Madrid me kapacitet të plotë që nga shpallja e krizës shëndetësore.



Lokalet në Katalonjë tashmë po përgatiten që të ndizen sërisht nga tifozët, të cilët kanë kohë që po presin t’i kthehen jetës normale, të shijojnë ndeshjen nga stadium apo të ulur në një bar duke pirë. Ka shumë ditë që kanë filluar rezervimet dhe premisat janë që do të ketë një atmosferë të zjarrtë brenda dhe jashtë stadiumit.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Prokurori kërkon dënimin më burg, ja si ia hedh Benzema

Publikuar

-

Nga

Vijon gjykimi i çështjes “Valbuena”, që nisi të mërkurën, në fund të të cilit do të merret vendimi për Karim Benzemanë, që akuzohet se në bashkëpunim me disa të tjerë ka shantazhuar ish-shokun e skuadrës në përfaqësuesen franceze se do t’i publikoheshin videot intime.

Prokurori i çështjes kërkon 10 muaj burg me kusht dhe 75 000 euro gjobë për Benzemanë. Në Francë, ky lloj dënimi bëhet efektiv nëse të akuzuarit dënohen përsëri, kështu që sipas prokurorisë, sulmuesi i Realit të Madridit do të lirohej.



I konsideruar si organizatori i çështjes, prokurori kërkon 4 vjet burg dhe një gjobë prej 15 000 eurosh për Zouaoui dhe 18 muaj burg dhe një gjobë prej 15 000 eurosh për Axel Angot, i cili është autori i vjedhjes së videos nga telefoni i prishur i Valbuenas. Prokurori kërkon që shoku “besnik” i Karim Benzemasë, Karim Zenati, të dënohet me dy vjet burg dhe një gjobë prej 5 000 eurosh.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Është java e El Clasicos/ Pa Messin e Ronaldon, por me të njëjtin rivalitet

Publikuar

-

Nga

El Clasico mbetet El Clasico, edhe pa Messin e Ronaldon, të cilët tani nuk janë më në kampionatin spanjoll, megjithatë rivaliteti mes Barcelonës dhe Realit të Madridit nuk mund të zbehet asnjëherë, qoftë për rrethanat sportive, qoftë për ato politike.

Pasditen e të dielës, dy klubet më të mëdha spanjolle do të “matin forcat” në “Camp Nou”, teksa e veçanta e kësaj përballjeje është se për herë të parë pas 16 vitesh (më 19 nëntor 2005 ka luajtur Messi El Clasicon e parë), nuk do të jetë në fushë as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo, dy prej futbollistëve që i kanë dhënë tonin futbollit botëror në më shumë se një dekadë.

Reali është ambientuar tashmë pa portugezin Ronaldo, i cili ka nisur sezonin e tij të katërt larg Madridit, ndërsa katalanët po vuajnë ende tranzicionin “post Messi”, me argjentinasin që vetëm këtë verë vendosi të vijojë karrierën në Paris.

Aktualisht të dy skuadrat kanë zhvilluar nga 8 ndeshje në kampionat dhe kanë vetëm dy pikë diferencë nga njëra-tjetra, me Realin që mban vendin e dytë me 17 pikë dhe Barçën që ka zbritur në të tetin me 15 pikë.



Te katalanët numrin 10 e ka marrë sulmuesi i talentuar Ansu Fati, i cili sapo ka rinovuar edhe kontratën me Barcelonën dhe është projektuar si pjesë qendrore e projektit të klubit “blaugrana”, ndaj të dielën pasdite duhet të dëshmojë se është në lartësinë e duhur për të marrë përgjegjësi mbi supe.

Nga ana tjetër, pavarësisht lëvizjeve të shumta në merkato, Reali ka vuajtur jo pak gjetjen e pasuesit të Cristaino Ronaldos, megjithatë misionin e dërgimit të topit në rrjetë e ka marrë tashmë veterani francez, Karim Benzema, i cili po impresionon me shifrat e tij, pasi ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 7 asiste në 8 ndeshje të kampionatit.

Po kush do ta vendosë “El Clasicon” e të dielës? Pak rëndësi, ka, sepse Barcelona-Real Madrid premton një 90-minutësh spektakolar.

LEXO TE PLOTE