LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktorja e thotë troç/ “Ky është presidenti që më ka gjuajtur”

12 Shtator 2021, 12:22, Lifestyle CNA
Aktorja e thotë troç/ “Ky është presidenti që

Aktorja e famshme meksikano-amerikane, Salma Hayek ka treguar se ish presidenti i SHBA, Donald Trump është përpjekur ta bëjë për vete dhe të dalë me të.

Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, kur aktorja ishte ende shumë e re dhe ishte në një lidhje dashurie.

Çifti mori pjesë në një event, në të cilin ndodhej Trump, që në atë kohë njihej si biznesmen i suksesshëm dhe karizmatik.

Sipas saj Donal ishte treguar shumë i sjellshëm me të dhe kishin ngrënë darkë bashkë, madje në një moment kishte treguar xhentilesën e tij, duke i ofruar xhaketën për ta mbuluar atë.

Pas darkës ai i mori kontaktet e të dyve, ama vetëm aktores bukuroshe i shkroi më vonë, për tu takuar me të.

?Ai më kërkoi për të dalë dhe unë që mendoja, po i dashuri im? Ky e di që kam të dashur edhe ja thashë, më pas ai më tha se i dashuri nuk ishte i mirë për mua, se nuk ishte i rëndësishëm dhe se unë duhet të dilja me të?,- është shprehur Salma./ CNA.al

Lajmet e fundit nga