Connect with Us

Aksident tragjik në Gjermani/ Humb jetën 23-vjeçari shqiptar

Kronika

Aksident tragjik në Gjermani/ Humb jetën 23-vjeçari shqiptar

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku për pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçar nga Mitrovica.

Sipas mediave gjermane i riu nga Mitrovica humbi kontrollin e makinës së tij duke u përplasur me barrierën qendrore.

Sipas Policisë së Pfalzit, 23-vjeçari, kishte dalë nga korsia me makinën e tij, për arsye ende të paditura, e më pas, u fut sërish në rrugën kryesore para se të përplasej.

LEXO EDHE:  Tentoi të korruptonte policinë italiane/ Pranga shqiptarit

Autoritetet theksojnë, se i riu nuk kishte të lidhur rripin e sigurimit, e ky ishte dhe shkaku kryesor i vdekjes.

Mediat lokale kanë raportuar se rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të 23-vjeçarit në Mitrovicë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Zbardhen detaje nga krimi me armë zjarri

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Për dy netë radhazi, përplasje me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë.

Pas mbrëmjes së të martës ku mbeti i plagosur një 22 vjeçar edhe mbrëmjen e të mërkurës janë plagosur me armë zjarri dy persona, A. N. dhe Xh. V.

Policia njofton se ka arritur të zbardhë ngjarjen e mbrëmshme.

Sipas Policisë, brenda pak orëve janë kapur dhe janë vënë në pranga 2 nga autorët e dyshuar të ngjarjes, si dhe është shpallur në kërkim autori i tretë i ngjarjes, të tre me precedent të mëparshëm penal, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Në pranga është vënë edhe njëri prej të plagosurve, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, e dyshuar e përdorur në ngjarje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit:



P., 27 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës/ Ndërron jetë shoferi, kaos në trafik

LEXO EDHE:  Aksident tragjik/ Dy persona humbin jetën e tre të tjerë plagosen

M., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Si dhe u shpall në kërkim si autor i tretë i dyshuar i ngjarjes, shtetasi I. Xh., 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. N., 28 vjeç dhe Xh. V., 26 vjeç,  të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasve të plagosur.

Në vijim të veprimeve, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. N., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Gjithashtu, falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë të përdorur në vendngjarje nga autorët e dyshuar.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nga grushtet tek pistoleta/ Zbardhet ngjarja, si u plagosen dy të rinjtë tek “ish-parku i autobusëve”

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja në zonën e Ish-Parkut të Autobusëve.

Të rinjtë Aleksandër Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç u qëlluan me armë zjarri rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.



Të plagosurit kanë marrë plumba në pjesën e këmbëve. Ndërkohë të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të nxjerrë plumbat.

LEXO EDHE:  Rëndohet bilanci/ Humbin jetën 3 persona me Covid, mes tyre një 44-vjeçare

LEXO EDHE:  Përplasi të moshuarin me makinë/ Pranga shoferit 63 vjeçar

Sipas të dhënave paraprake mes dy të plagosurve dhe disa personave të tjerë ka pasur një sherr fizik. Dyshohet se në këtë sherr janë përfshirë rreth 5 persona. Më pas ky sherr ka shkuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kush janë dy të rinjtë që u plagosën me armë zjarri në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ku jane plagosur me arme zjarri shtetasit Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç.

Ata kanë qenë brenda një berberhaneje, në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja. Ata janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Tentoi të korruptonte policinë italiane/ Pranga shqiptarit

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës/ Ndërron jetë shoferi, kaos në trafik



Policia ka rrethuar zonën ku po punohet për kapjen e autorit.

Ndërkohë, në qytet janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE