Connect with Us

Zbulohet pse Lulzim Basha grisi fletët e votimit, për Lindita Nikollën

Politikë

Zbulohet pse Lulzim Basha grisi fletët e votimit, për Lindita Nikollën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dje parlamenti kreu procedurën e tij, e cila ishte zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit.

Ajo që ra në sy ishte se përfaqësuesit e opozitës, i grisën fletët e votimit dhe më pas siç u tregua dhe në pamjet direkte, Opozita, pra Lulzim Basha dhe të tijët, braktisën Kuvendin.

Por, pse i grisën fletët?

Një akt për të treguar forcë? Një akt për të bërë pis parlamentin? Apo e vërteta qëndron diku tjetër?

Fletët e votimit, sipas burimeve zyrtare nga Partia Demokrarike u dogjën për të kontrolluar grupin parlamentar.

Një nga zërat zyrtarë të kësaj partie i thanë CNA.al se u gjet kjo zgjidhje thjeshtë dhe vetëm për të kontrolluar grupin.

Pra, ndotja e parlamentit apo akti që u përdor nga kryeministri më pas me mbledhjen e fletëve, nuk ka të bëjë aspak me atë që kishte zgjedhur opozita.

Qëllimi ishte një dhe vetëm një. Të kontrollohej 100% grupi parlamentar, pasi ishte një votim i fshehtë.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showNë rast se do të votohej me votim të fshehtë, mund të ndodhte që të rridhnin vota, për shkak të inatit që shumë prej deputetëve mund të kishin ndaj Lulzim Bashës dhe vendimit të tij për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, Lindita Nikolla mund të kishte marrë nga 100 deri në 120 vota, si kandidate për kryetare Kuvendi. Dhe do të ishte zgjedhur me maksimumin e votave.

LEXO EDHE:  Mesazhi i Ramës për Europën: Nëse na refuzoni, vjen Islami radikal

Dhe zgjidhja e vetme që Lulzim Basha gjeti, ishte grisja e fletëve të votimit.

Pra, të mos hidheshin fletët në kuti, pasi në rast se do të bëhej votimi i plotë, ashtu siç ndodhi katër vite më parë, ku rreth 6 deputetë të PD-së votuan për Gramoz Ruçin kryetar Kuvendi, ndoshta me dhjetëra të tjerë do të kishin votuar Lindita Nikollën.

Zgjidhja e Bashës duket se ka qënë e qartë. Ai nuk beson tek grupi parlamentar, ai nuk beson tek të tijët dhe për këtë arsye, ai ka zgjedhur që të fusë nën kontroll grupin, duke përdorur instrumenta si ai i djeshmi që ishte grisja e fletëve të votimit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Shpëtimi i Alvin Berishës nga kampi i ferrit/ Nderohet “heroi” i shqiptarëve 

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar sot Gjeneral Major Abbas Ibrahim, Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Qeverisë ka shprehur mirënjohjen për Gjeneral Major Abbas Ibrahimin.

Gjeneral Major Abbas Ibrahimi

Ndërsa risolli në vëmendje shpëtimin e Alvin Berishës, nga kampi Al Hol në Siri, Rama tha se operacioni u krye me sukses falë Gjeneral Major Abbas Ibrahimit.

Rama theksoi se gjenerali që ishte në krye të shumë misioneve të shpëtimit nga kampi i ferrit të Al-Holit në Siri,  të shumë shqiptarëve, mes tyre dhe Alvin Berishës.

Të gjithë e mbani mend operacionin e jashtëzakonshëm për shpërtimin e Alvinit, djali që u bë simbol i solidaritetit dhe thirrjeve të mijëra shqiptarëve për ta shpëtuar. Ai operacion u kurorëzua me sukses falë Gjeneral Major Abbas Ibrahimit.



LEXO EDHE:  “Projekt për qendër tregtare tek Teatri”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Një mashtrues ordiner, i pafytyrë!

LEXO EDHE:  “Vendi me borxhin me të lartë publik”/ Tabaku tregon kusuret e qeverisjes Rama

E kemi këtu për ta nderuar me mirënjohjen tonë.

Po ashtu edhe shpëtimi i pesë fëmijëve të tjerë dhe më pas shpëtimi i 14 fëmijëve dhe pesë nënave, u realizua me sukses falë Gjeneral Major Abbas Ibrahimit.

Dhe sot e gjithë ditën që përpjekja vazhdon për të nxjerrë edhe pengun e fundit nga ai ferr lidhet me emrin e Gjeneral Abbas Ibrahimit.”-tha Rama.

Ndërsa duke u ndalur tek shqiptarët në Siri, Rama tha se “Baballlarë të qorruar nga ekstremizimi morën në qafë fëmijët dhe familjet e tyre”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Berisha vijon takimet me demokratët/ Ja kë priti sot në zyrë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet me demokratët.

Paraditen e sotme, lideri historik i demokratëve ka pritur në zyrën e tij, kryetarët e grup seksioneve të Pukës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Berisha, i cili ka publikuar edhe disa foto në faqen e tij në rrjetet sociale.



Një takim i përzemërt me kryetarët e grup seksioneve të Pukës. Në takim morën pjesë Prel Gjoni, Demir Hyseni, Gjin Leka, Fadil Tafilaku, Alfred Thekna, Ditmir Pershpali, Klodian Cara, Gëzim Vata. Përshëndetje vellazërore të gjithë demokratëve dhe demokrateve të Pukës!”-shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Votimi për KLGJ dhe KLP/ Kuvendi miraton projektligjet e rëndësishme

LEXO EDHE:  “Projekt për qendër tregtare tek Teatri”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Një mashtrues ordiner, i pafytyrë!

Kujtojmë këtu se Berisha krahas takimeve në zyrë, ka vijuar edhe një tur takimesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në kuadër të “Foltores” me demokratët, e cila ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe kthimin e PD-së në vlerat e saj demokratike.

Deri tani Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Shkodër, në Gjirokastër. Ndërsa nesër do jetë në qytetin e Elbasanit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po fsheh skandalin më të madh të mandatit qeveritar”/ Ish-presidenti “kryqëzon” Ramën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani hedh akuza të forta ndaj kryeministrit, për të cilin thotë se po përgatitet për të fshehur skandalin më të madh të mandatit të ri qeveritar që sapo ka nisur.

Sipas Nishanit, nëpërmjet paralajmërimit të rritjes së çmimit të energjisë, Rama po përgatit grabitjen masive të financave të familjeve të çdo shqiptari.

Kryeministri në detyrë i këtij vendi, Edi Rama ka bërë sot dy deklarata interesante.

E para që ; “Vetëm në diktaturë çmimet i vendos qeveria” dhe

E dyta që ; “Pagat nuk rriten sipas dëshirave por sipas kapaciteteve”, duke ju referuar kështu propagandës që po pregatit për të fshehur skandalin më të madh të mandatit të ri qeveritar që sapo ka nisur, atë të grabitjes masive të financave të familjeve të çdo shqiptari përmes rritjes së paralajmëruar dhe abuzive të çmimeve të energjisë.

Në fakt, thelbi i të dyja deklaratave është i saktë dhe i drejtë.

Pavarsisht se E. Rama nuk po thotë ndonjë gjë të re, perifrazimet e tij në ato dy deklarata kanë të vërteta brënda tyre.

Në një shoqëri të kapitalit të lirë, ofertën e përcakton tregu i lirë dhe vlera e punës bëhet sipas kapacitetit të ekonomisë që ajo gjeneron !

Deri këtu në rregull.

Por që të dyja këto deklarata janë qartazi pranim me gojën e tij të dështimit të madh të qeverisjes së Edi Ramës me kosto të madhe dëmi, ndaj jetës së çdo shqiptari e çdo familje shqiptare.

Në diktaturë çmimet i vendos qeveria por në diktaturë modeli ekonomik është i centralizuar pa alternativa që mundësojnë fleksibilitetin dhe pasjen e oportuniteteve të shumta për të tejkaluar çdo dështim të një burimi me një burim tjetër.”-shkruan Nishani.

Më tej ai thekson se se paaftësia dhe korrupsioni janë dy arsyet e dështimit spektakolar të Qeverisë së Ramës.

Sipas Nishanit, largimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe kësaj qeverie është zgjidhja e vetme.

Edi Rama në 8 (tetë) vitet e qeverisjes së tij ka dështuar në mënyrë spektakolare për të investuar, ndërtuar e përfituar garanci ekonomike mbi alternativa burimesh.

Kjo për të dyja arsyet.

Paaftësia dhe Korrupsioni !

Nuk ka asnjë krizë reale për Shqipërinë.

Ka vetëm shkatërrim të buxhetit të shtetit, grabitje banditeske e tij gjatë fushatës elektorale për të manipuluar zgjedhjet prej Edi Ramës me miliardat që shpërndau pa asnjë kriter për të marrë vota të pamerituar dhe të manipuluara.



Tani, Edi Rama kërkon të mbushë buxhetin duke futur dorën në xhepin e familjeve shqiptare.

Vërtet që pagat rriten sipas kapaciteteve por pikërisht këtu prej 8 (tetë) vitesh Edi Rama ka dështuar rëndë të projektojë, nxisë, stimulojë, ndërtojë politika që të rrisnin kapacitetet ekonomike të vendit e për rrjedhojë pagat dhe pensionet e shqiptarëve, minimalisht të ishin dyfishuar përgjatë 8(tetë) viteve dhe shqiptarët të kishin mundësi të balanconin çdo sfidë financiare.

Kjo vetëm për një arsye.

Hajnia dhe Korrupsioni i kësaj qeverie.

Raporti zyrtar i KLSH tregon se gjatë 8 (tetë) viteve të qeverisjes së Edi Ramës buxheti i shtetit është vjedhur me më shumë se 2(dy) miliardë dollarë, që po të ishin futur në buxhet dhe jo në xhepat e hajnisë, do të kishin mjaftuar për 3 (tre) fishimin e rrogave dhe pensioneve.

Pikërisht këto deklarara të sotme të Edi Ramës tregojnë me gojën e Edi Ramës dështimin skandaloz të Edi Ramës, penalizimin e rëndë të xhepit të çdo shqiptari prej Edi Ramës.

Në këtë situatë ka vetëm një zgjidhje.

Largimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe kësaj qeverie.”-thekson ish-presidenti.

LEXO EDHE:  Vizita te Infektivi/ Mjeku “vë me shpatulla pas muri” Ramën, disa pyetje për kryeministrin

LEXO EDHE:  Mesazhi i Ramës për Europën: Nëse na refuzoni, vjen Islami radikal

Por, Nishani ka shigjetuar edhe Opozitën, ndërsa shkruan se “Natyrisht që Edi Rama nuk largohet me vullnet të tij. Sepse ai nuk ekziston tek ai.

Largimin e tij duhet ta bëjë menjëherë opozita.

Në çdo vend të lirë e demokratik, në një situatë të tillë skandali dramatik mbi ekonominë e shqiptarëve, opozita ka çdo të drejtë dhe legjitimitet politik, kushtetues e politik ta rrëzojë prodhuesin e këtij skandali me çdo mjet demokratik të mundshëm.

Por “opozita” e Lulzim Bashës nuk e kryen dot atë mision.

Lulzim Basha e ka harruar premtimin që ju bëri demokratëve dhe shqiptarëve pas 25 prillit se ; “tash e tutje ka vetëm një rrugë, ajo e mobilizimit masiv popullor”,…., “të mos lemë asnjë minutë paqe, asnjë minutë oksigjen për këtë regjim”.

Lulzim Basha jo vetëm që nuk e ka këtë axhendë, por edhe më keq akoma, atij nuk i shkon më askush pas në betejën opozitare sepse gjithkush sot e ka të qartë se ka përballë një qeverisje Rama/Basha.

Këtë lloj opozite kërkon të ketë Edi Rama në këtë vend.

Ky është praktikisht asgjesimi “de facto” i pluralizmit.

Shqipërisë i duhet sot urgjent një opozitë e vërtetë dhe reale për të ndaluar Edi Ramën të fusë dorën në xhepin e mjeruar të shqiptarëve që të mbushë buxhetin e shtetit të cilit i ka vënë minat prej kohësh dhe e ndan veç për pushtetin e tij të superkorruptuar.

Shpëtimi dhe ringritja e Partisë Demokratike sot përbën mundësinë për rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri dhe shpëtimin e këtij vendi nga qeverisja Rama/Basha.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE