Connect with Us

Vrasja e 23-vjeçares në Fier/ Metani bën njoftimin e rëndësishëm

Kronika

Vrasja e 23-vjeçares në Fier/ Metani bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

cna lajme kronike

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka deklaruar se është duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi vrasjen e 23 vjeçares nga ish- bashkëshorti në Fier.

Ai ka shkruar se ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve.

“Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjecareje nga ish-bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE:  Bilanc lufte/ Atentatet mafioze përgjakën Shqipërinë

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes, kur 23-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e prindërve të saj.

23-vjeçarja ishte ndarë nga ish-bashkëshorti prej gati një viti dhe deri në 14 tetor të këtij viti, 23-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Fierit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Krimi në mes të kryeqytetit/ Gledis Nano vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledi Nano, raportohet se ka zhvilluar sot një takime drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

Sipas Report Tv në fokus të diskutimit ka qënë goditja e grupeve kriminale. Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtues të sektorëve të ndryshme.



Ky takim vjen dy ditë përpara afatit 100 ditor të vendosur nga kryeministri Edi Rama për riorganizimin e Policisë së Shtetit/
Kujtojmë se vetëm një natë Tirana është tronditur nga një atentat me armë zjarri, ngjarje kjo e ndodhur tek “Komuna e Parisit”.

LEXO EDHE:  E ekzekutuan në derë të shtëpisë 11 vite më parë/ Gazetari zbardh motivin e vrasjes së Fatmir Xhindit

LEXO EDHE:  Vrasje të vogla/ Rëza zbulon të shkuarën e Merves me Edipin, ja ç’do ndodhë sot

Si pasojë ka mbetur i plagosur 22 vjeçari Redi Balla, i cili në Polici ka thënë, se nuk e njihte autorin dhe se nuk e ka parë në momentin që e ka qëlluar, pasi ka ulur kokën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të vriste me thikë 41 vjeçarin/ Zbardhet ngjarja

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike
Pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Lushnjës ka shkuar i plagosur shtetasi G. D., 41 vjeç, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe pas një pune intensive dhe veprimeve të mirëorganizuara u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., i cili në lagjen “20 Tetori”, në lokalin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 41-vjeçarin.
Shtetasi G. D., ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe 1 shkop bejzbolli.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin A. D., 49 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. T., 55 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ka qënë i pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka kallëzuar në organet kopetente krimin e ndodhur./CNA.al
LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte shpallur e zhdukur/ Gjendet e pajetë 71 vjeçarja në Vlorë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Trupi i pajetë i gjetur nga peshkatarët mëngjesin e sotëm në Vlorë, raportohet se i përket një gruaje.

Sipas Policisë, viktima është gjetur orën 09:00 të mëngjesit së të mërkurës në afërsi të molit të Petroliferës.

Raportohet se bëhet fjalë për 71-vjeçaren Nadire Nelaj, e cila ishte shpallur e zhdukur dhe ishte denoncuar humbja nga familajrët e saj.

LEXO EDHE:  Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Gjykata liron nga qelia babain e Altin Hajrit

LEXO EDHE:  Bilanc lufte/ Atentatet mafioze përgjakën Shqipërinë



Nelaj kishte humbur kontaktet me familjen e saj që prej 8 tetorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE