Connect with Us

VIDEO / Tre penallti dhe Gjimshiti protagonist, Atalanta mundet në shtëpi

Sport

VIDEO / Tre penallti dhe Gjimshiti protagonist, Atalanta mundet në shtëpi

Publikuar

-

Atalanta e ka nisur kampionatin me pretendime për të qenë mes ekipeve që luftojnë për titullin. Por skuadra bergamaske është ndalur shumë shpejt dhe që në javën e tretë ka pësuar humbjen e parë. Ajo u mund 2-1 në shtëpi nga Fiorentina, në një ndeshje të çuditshme të vendosur nga VAR-i dhe me tre penallti, ku Berat Gjimshit ishte protagonist.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare i dha avantazhin skuadrës së tij në pjesën e parë por VAR ia mohoi gëzimin e golit për një pozicion jashtë loje të Zapata gjatë aksionit, edhe pse sulmuesi nuk preku topin. Më pas, ishte Fiorentina që kaloi në avantazh me një penallti pas një prekje të topit me dorë të Mehle.

Vlahoviç shënoi nga pika e bardhë, ashtu siç bëri përsëri në fillimin e pjesës së dytë kur Gjimshiti rrëzoi në zonë Bonaventurën. Goli i Zapata. po me penallti në minutën e 65-të, ngjalli shpresat e Atalantës që sulmoi dhe iu afrua golit përsëri me Gjimshitin, vazhdimisht i rrezikshëm në zonën kundërshtare. Por as ai e as shokët e tij të skuadrës nuk ia dolën të tundnin përsëri rrjetën, duke humbur mundësinë që të merrnin të paktën një pikë nga kjo ndeshje në shtëpi dhe e shohin që tani veten larg skuadrave të kreut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Artan Hoxha: Dinamo tregoi sa i vlen lëkura! Duan titullin kampion, por Rrogozhina është para tyre

Publikuar

-

Nga

Dinamo ka humbur ndaj Vllaznisë në shifrat 6-3. Kjo humbje me këtë sasi golash të pësuar tregon qartazi se kryeqytetasit nuk janë ende gati për të fituar kampionatin, pavarësisht pretendimeve të tyre për vendin e parë në bazë të merkatos së kryer.

Menjëherë pas humbjes së thellë ndaj Vllaznisë, tifozët e Dinamos i janë kthyer kundër ekipit duke “pushtuar” faqen zyrtare për ta quajtur si turp. Nga ana tjetër, gazetari i njohur Artan Hoxha që është ndjekës i hershëm dhe di jo pak rreth këtij klubi, shkruan se duhet të ndryshohen llogaritë e bëra dhe duhet t’i kushtohet vëmendje sigurimit të mbijetesës.



“Dinamo ka treguar sa i vlen lëkura sot. Deklaratat e klubit dhe trajnerit se janë pretendent për titullin kampion janë shumë të pabaza. Dinamo duhet të luajë fillimisht për të mos rënë nga Superiorja pasi Rogozhina është sot më lartë tyre me 8 pikë, pastaj të fillojë e të mësojë sesi duhet mbrojtur. Fakti që i ndodhi kaq shpejt disfata është një mundësi për të nxjerrë mësime”, shkruan Hoxha.

LEXO TE PLOTE

Sport

Fituan me spektakël ndaj Dinamos, zbulohet premio që përfituan lojtarët e Vllaznisë

Publikuar

-

Nga

Vllaznia arriti një fitore spektakolare mbrëmjen e djeshme duke mundur rivalët e Dinamos me goleadë 6-3.

Fitorja me goleadë ndaj Vllaznisë është shpërblyer me 5 mijë euro premio nga drejtuesit e klubit shkodran.



“Panorama Sport” shkruan se menjëherë pas ndeshjes së djeshme, presidenti Alban Xhaferi e ka vendosur këtë shpërblim në dispozicion të skuadrës.

Përballja ndaj Dinamos, e cila mungonte në elitën e futbollit shqiptar që prej majit të vitit 2012 ishte dramatike në “Loro Boriçi”

LEXO TE PLOTE

Sport

Shkëmbi merr përsipër përgjegjësinë e humbjes: Luajta për gjithçka, ose humbja ose ktheja rezultatin

Publikuar

-

Nga

Vllaznia-Dinamo ishte një nga ato ndeshje që çdo tifoz pret me padurim ti shohë. Ky duel i munguar prej vitesh ishte kartolina më e bukur e Superiores. Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” i pati të gjitha, spektakël, emocione dhe një lumë golash. Kuqeblutë kanë triumfuar 6-3 ndaj “nëndetëses” në çmendurinë mes 9 golave. Në përfundim të kësaj supersfide protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport”.

Shkëmbi (Dinamo): “Gabuam shumë. E nisëm mirë, shënuam gol. Nuk ishim të përqendruar, nuk arritëm të dilnim nga presioni i kundërshtarit. Pësuam nga një goditje standart. Të vjen keq se kishim punauar. Në futboll kur të ecën ters, e kam provuar edhe vetë si lojtar, kur përpiqesh ta mbledhësh është e vështirë. Gabuam në tërësi si skuadër në skuadrën mbrojtëse. Asnjëherë nuk harroj cilësitë që ka Vllaznia. Patjetër që ne i dinim cilësitë e kundërshtarit. U munduam të merrnim masat, por gjithçka shkoi keq. Normale që përgjegjësitë janë të miat e të stafit, pastaj të lojtarëve. U ndodh të gjithëve të kenë një moment të keq. Ndërrimet i bëra duke qenë në disavantazh. Mihana vuante presionin e kundërshtarit. Mendova të luaj për gjithçka, ose ta humb ndeshjen, ose ta kthej rezultatin”.



Brdariç (Vllaznia): “Së pari urime ekipit tim. Kishte shumë dëshirë sot. Besuam që nga sekonda e parë se jemi të aftë ta fitojmë këtë ndeshje. E kisha harruar që kishim fituar 5-3 me Laçin. Pas 2-3 orësh kur të shoh ndeshjen me siguri do të gjej diçka kur të më bjerë pak adrenalina. Para ndeshjes ishte gjithçka në balancë. Ishim të dyja ekipet me nga 6 pikë, megjithëse ne ndoshta mund të kishim 4 pikë më shumë. Tani jemi në vendin e dytë, Tirana në të parin.

Jemi shumë të gëzuar për fitoren që morëm sot. Jemi të dyja skuadra që kërkojmë të shkojmë sa më lart në renditje. Jemi duke ndërtuar Vllazninë e re. Çdo gjë vjen me kohën. Duhet të kemi pasion. Ndeshja e sotme nuk u fitua vetëm me mbrëmjen e sotme, pasi kemi 2 javë që punojmë për këtë ndeshje. Jam i lumtur për të gjithë golat. Golat më të thjeshtë janë më të mirët. Krijuam shumë raste dhe i vlerësoj të gjithë sulmuesit. Kemi punuar shumë javët e fundit në pjesën e finalizimeve. Ishin ekselentë sot”

LEXO TE PLOTE