LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Ronaldo “bishë” që në debutim, Junajtid triumfon mes spektaklit ndaj Njukastëllit

11 Shtator 2021, 16:31, Sport CNA
VIDEO/ Ronaldo “bishë” që në debutim, Junajtid

Rikthim ëndrrash për Kristiano Ronaldon në ?Old Traford?. Ylli portugez u bë protagonist që në ndeshjen debutuese me Mançester Junajtid duke shënuar një dopietë në fitore 4-1 ndaj Njukastëllit.

Trajner Ole Gun Solskjaer nuk priti aspak duke e hedhur Ronaldon titullar që nga minuta e parë. 36-vjeçari u bë protagonist në fundin e pjesës së parë, duke shënuar pas një pasigurie të portierit mik.

Njukastëll e nisi vrullshëm pjesën e dytë duke barazuar shifrat në minutën e 56-të të takimit me Mankuijon. Por, ishte sërish Ronaldo që u bë protagonist në minutën e 62-të të takimit duke gjetur golin e avantazhit pas një vrapimi të shpejtë në krahun e majtë.

10 minuta para fundit, ishte një portugez, kësaj radhe Bruno Fernandesh që gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa në fundin e takimit Lingard vulosi shifrat në 4-1. Një fitore mes spektaklit për Mançester Junjatid që rigjen në sulm ?një bishë? që i mungonte prej kohësh.

Mançester Junajtid-Njukastëll 4-1

Ronaldo 45+2?, 62?, Fernandesh 80?, Lingard 90+2?  / Mankuijo 56? 

 

Lajmet e fundit nga