Connect with Us

VIDEO/ Rikthim ëndrrash për Ronaldon në “Old Traford”, ylli portugez debuton me gol

Sport

VIDEO/ Rikthim ëndrrash për Ronaldon në “Old Traford”, ylli portugez debuton me gol

Publikuar

-

Kristiano Ronaldo ka bërë atë që di të bëjë më mirë. Portugezi ka debutuar me gol që në paraqitjen e parë me fanellën  e Mançester Junajtid në sfidën kundër Njukastëllit.

Ylli portugez shënoi në përfundim të pjesë së parë, aty ku skuadrat u mendua se do t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes. CR7 përfitoi nga një gabim i portierit, dhe me nuhatjen e një sulmuesi rrace, mposhti portierin që nuk kishte asnjë shans.Një start mjaft i mirë për 36-vjeçarin që rikthehet dhe një herë në Old Traford aty ku nisi karriera e tij legjendare.


 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Uzuni nuk ndalet, realizon dopietë me Ferencvaroshin

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni vazhdon formën e mirë te skuadra e Ferencvaroshit.

26-vjeçari ka realizuar dy herë me 11-metërsh në sfidën ndaj Tokol për fazën e 1/16-ve të Kupës së Hungarisë. Fillimisht beratasi u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 14-të, ndërsa 4 minuta më vonë mposhti sërish portierin po nga pika e 11-metërshit.



Ndërkohë gjatë një momenti të lojës, Uzuni ka tentuar të realizojë një supergol me roveshatë, por protieri vendas ka reaguar në kohë duke i pritur gjuajtjen sulmuesit kuqezi.

Një shpërthim nga ana e 26-vjeçarit i cili kishte 6 ndeshje pa shënuar gol, përfshirë këtu dhe dy sfidat me Kombëtaren në sfidat ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Sjellja e Kumbullës zbuti Mourinhon, ja pse portugezi e fali shqiptarin

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla nuk po kalon një moment të mirë te Roma nisur dhe nga sjelljet e ashpra të Murinjos për të ndëshkuar sipas tij ‘’futbollistët fajtor’’ për disfatën në Norvegji.

Por të gjithë u surprizuan ditën e djeshme kur emri i Marash Kumbullës ishte në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën që Roma do të luajë ndaj Kaljarit mbrëmjen e sotme. Në Itali kanë analizuar situatën dhe janë dy arsyet që Murinjo ka vendosur të thërrasë Kumbullën dhe jo 4 lojtarët e tjetër të dënuar.



E para është se Murinjo nuk kishte asnjë qendër mbrojtës në dispozicion. Smalling është i dëmtuar, ndërsa Mancini dhe Ibanez u dëmtuan në sfidën ndaj Napolit. Arsyeja e dytë është gjesti që Kumbulla bëri menjëherë pas disfatës turpëruese.

Mbrojtësi i Kombëtares kërkoi falje publike me anë të një postimi në rrjetet sociale duke fituar respektin e tifozëve të Romës, por dhe duke i ndryshuar mendjen Murinjos. Mbrojtësi shqiptar ka një arsye shumë të fortë tani për tu kthyer edhe më i fortë, duke bërë paraqitje si ato me Kombëtaren.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Gjest i madh nga Armando Broja, i dhuron fanellën tifozit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Emri i Armando Brojës është ndër më të lakuarit në Premier Ligës për momentin edhe pse kampionat anglez cilësohet si më i miri në botë. Pas shkëlqeu me Shqipërinë duke i dhënë dy here fitoren kuqezinjve në dy sfida ndaj Hungarisë, 20-vjeçari po kalon momentin më të mirë te skuadra e Sauthemptonit. Broja shënoi dy javë m parë në fitoren ndaj Lidsit, por sulmuesi u bë sërish protagonist këtë fundjavë duke shënuar në barazimin 2-2 me rivalët e Bërnlejt.



Pas ndeshjes, Broja ka bërë një gjest të madh duke i dhuruar fanellën një tifozi që ishte me flamur shqiptar në dorë. 20-vjeçari po rritet shumë dhe pritet që me aftësitë e tij të lërë gjurmë në kampionatin më të fortë në botë duke bërë krenar të gjithë shqiptarët.

LEXO TE PLOTE