Connect with Us

VIDEO/ Ndeshje spektakolare! Tirana luan “poker” ndaj Skënderbeut

Sport

VIDEO/ Ndeshje spektakolare! Tirana luan “poker” ndaj Skënderbeut

Publikuar

-

Tirana e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, teksa mposhti me rezultatin 4-2 Skënderbeun në javën e parë.

Dopieta e Majkëll Ngo dhe golat e Behiraçes dhe Limajt, i siguruan 3 pikë të arta bardhebluve, ndërkohë që për korccarët realizuan Zhan Viktor dhe Mensah.

Vlen të theksohet se kjo sfidë i pati të gjitha, gola, spektakël, kartona të kuq, penallti të anuluar nga VAR-i si dhe nuk munguan gafat e portierëve. Në fund ishin kryeqytetasit ata që festuan.

FT: TIRANA-SKËNDERBEU 4-2

Behiraçe 4′, Ngo 59′, 73′ Limaj 69′  / Zhan Viktor 6′ , Mensah 90′ 

90′ GOOOOOL SKËNDERBEU 4-2/ Gafë e Ilion Likës, korçarët shkurtojnë diferencën me Mensah. 41-vjeçari iu fal një gol korçarëve. 

 

73′ GOOOOOOOL TIRANA 4-1/ “Poker” bardheblu, Ngo shënon sërish, duke gjetur dopietën personale në javën e parë. Sulmuesit i del topi me fat pas një gabimi në mbrotje, duke mos falur. 

69′ GOOOOOOL TIRANA 3-1/ Vjen edhe goli i tretë! Realizon Vesel Limaj me një gjuajtje të saktë nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës së Rexhepit. Shpërthejnë në festë bardheblutë. 

 

59′ GOOOOOL TIRANA 2-1/ Shpërthen festa në “Selman Stërmasi”, Majkëll Ngo gjen rrugën e rrjetës, pas asistit të Xhixhës. Sulmuesi nuk fal i vetëm brenda zonës. 

 

6′ GOOOOOOL SKËNDEBREU 1-1/ Ndeshje e çmendur në kryeqytetet. Korçarët barazojnë menjëherë sfidën me Zhan Viktor. Mesfushori nuk fal brenda zonës, pas asistit të Bismark. 

4′ GOOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Mbrojtësi Behiraçe kalon në avantazh kryeqytetasit. Protestojnë korçarët! Pas një harkimi nga këndi, krijohet rrëmujë në zonë, teksa përfiton Behiraçe duke devijuar drejt rrjetës. 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Cakohet arbitër francez për ndeshjen Shqipëri-Poloni në “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Në ndeshjen e parë të Shqipërisë kundër Polonisë është bërë një padrejtësi në transfertë. Kuqezinjtë humbën në shifrat 4-1, por ndeshja do të kishte tjetër histori nëse do të na jepej penalltia e mohuar padrejtësisht për Manajn.



Ndërkohë UEFA ka caktuar arbitrin për ndeshjen e kthimit dhe do të jetë francezi Clement Turpin. Ky i fundit gjykon në Ligue 1 dhe në Champions League, ndërsa këtë herë duhet të mbajë drejtësi në një stadium të tejmbushur të “Air Albania”.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Propozimi i Artan Hoxhës: Golin e Brojës ta ritransmetojmë për festën e Flamurit, për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

Publikuar

-

Nga

Armando Broja arriti që të mposht i vetëm Hungarinë duke i dhuruar fitoren e dytë Shqipërisë. Menjëherë pas këtij takimi ka reaguar edhe gazetari i njohur në vend, Artan Hoxha. Sigurisht, jo për futbollin, por në këtë rast ka të drejtën legjitime si çdo tifoz shqiptar për të treguar emocionet që i ka dhuruar Armando Broja. “Edhe kaq mjafton që të ndihesh krenar se je shqiptar.



Një supergol që kishte brenda veprimin dhe fuqinë e goditjes së Arben Mingës ndaj Belgjikës, dinakërinë, driblimin dhe teknikën e Sokol Kushtës në golin e magjishëm ndaj Partizanit të Beogradit dhe një goditje që topi la në ajër me fishkëllimën e njëjtë si Aliaj kundër Greqisë, por edhe pozicionimin dhe goditjen e Balajt kundër Portugalisë. Ky gol duhet të jepet për festat e Flamurit, për Krishtlindje, për Bajramin e Madh, për Sulltan Nevruz dhe madje për Vitin e Ri”, shkruan Hoxha.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Edi Reja tregon edhe sa vite ka ndërmend të qëndrojë te Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kanë uruar trajnerin e kombëtares Edoard Reja me rastin e 76-vjetorit të lindjes. Kreu i qeverisë shqiptare ka postuar në rrjete sociale një video të publikuar më herët nga Federata Shqiptare e Futbollit nga festa e lojtarëve për ditëlindjen e teknikut të kuqezinjve.

Rama shkruan urimin në Facebook në gjuhën shqipe dhe italiane.

“Respekt. Gëzuar Ditëlindjen Mister Reja, tanti auguri a te” – shkruan Rama në Facebook.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar një video pas ndeshjes së djeshme me trajnerin Reja duke i uruar 76-vjetorin.



“Urime dhe gëzuar ditëlindjen dhe faleminderit për gjithçka keni bërë për kombëtaren”, thekson Balla në videon e shpërndarë sëbashku me trajnerin Reja në facebook.

Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria shënoi një tjetër fitore historike kundër Hungarisë duke e mbajtur gjallë ëndrrën drejt Botërorit. Kuqezinjtë iu falën një goli të 19-vjeçarit Armando Broja i cili hyri në lojë në pjesën e dytë duke tundur rrjetën e hungarezëve.

LEXO TE PLOTE