LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Nagelsman i pamëshirshëm me ish-skuadrën, Bajerni triumfon me poker

11 Shtator 2021, 19:11, Sport CNA
VIDEO/ Nagelsman i pamëshirshëm me ish-skuadrën, Bajerni triumfon

Bajern Mynih ka rilindur nën urdhrat e trajnerit Julian Nagelsman. Pas një starti jo të mirë, bavarezët janë të pandalshëm duke fituar 3 ndeshje radhazi.

Pasditen e sotme, Nagelsman u vu përballë ish-ekipit të tij Lajcpig, duke i mposhtur thellë 1-4. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të Bajernit pas një goli të shënuar nga Levandovski në minutën e 12-të të takimit.

Në pjesën e dytë bavarezët shpërthyen me dy gola të shpejtë, përkatësisht Musiala në të 47-ën dhe Sane në të 54-ën. Laimer ngushtoi përkohësisht rezultatin në 1-3 në minutën e 58-të të takimit, ndërsa Çupo-Moting vulsoi shifrat në 1-4 në minutën e fundit të ndeshjes.

Një fitore spektakolare për bavarezët që vazhdojnë marshin e fitoreve duke marrë dhe vendin e dytë në klasifikim në kuotën e 10 pikëve.

 

Lajmet e fundit nga