LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata pandemike në Kosovë/ 583 raste të reja, ja sa persona humbën jetën gjatë 24 orëve

11 Shtator 2021, 14:05, Kosova & Bota CNA
Situata pandemike në Kosovë/ 583 raste të reja, ja sa persona

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga 9 mijë e 634 testime të kryera, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

MSH ka njoftuar gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes nga 30 që ishin një ditë më parë.

Sot janë shëruar 1 mijë e 944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135 mijë e 258, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 18 mijë e 548.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës. Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga