LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkel masat anti-Covid/ Procedohet administratori i një subjekti në Sarandë

11 Shtator 2021, 14:17, Kronika CNA
Shkel masat anti-Covid/ Procedohet administratori i një subjekti në

Administratori i një subjekti në Sarandë është proceduar penalisht ditën e sotme pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar në subjektin e tij dhe pa qenë i regjistruar në QKR.

Për këtë, u ndëshkua me 1 milion lekë ndërsa gjoba pati dhe për 23 klientë.

Gjithashtu gjatë kontrolleve nga policia iu gjet edhe një sasi lëndë narkotike kanabis në subjekt.

?Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në vendin e quajtur  ?Ura e Kranesë? 1 subjekt që po vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Në vijim të veprimeve specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht administratorin e subjektit shtetasin V(D). M., 45 vjeç,  për veprat penale ?Prishja e rendit dhe qetësisë publike? Ushtrimi pa lishencë i veprimtarive financiare?, dhe ?Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike?.

Gjithashtu, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorin e subjektit, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, dhe masa administrative 10.000, për 23 klientë, të konstatuar në subjekt.

Gjatë kontrollit të ambientit, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga