LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti ka kuptuar që duhet të rrijë urtë

11 Shtator 2021, 11:45, Politikë CNA

Presidenti e hëngri turpin me bukë. Edhe një gotë ujë pas dhe kaq ishte.

Pa u tharë boja e vendimit të Kuvendit për emërimin e Kryetares së Kuvendit, Presidenti firmosi dekretin e mandatimit të Edi Ramës për krijimin e qeverisë së re.

Asnjë konsultim, asnjë sekondë vonesë, asnjë dilemë.

Presidenti që ka një vit që llaftarisi dynjanë me paralajmërime herë se do çante barkun me thikë, herë se do hidhej nga shkëmbinjtë, herë se do ja kërciste grykës me kallash e herë se do shndërrohej në rrufepritës, por e hëngri turpin me bukë.

?Është koha për reflektim?/ Meta mesazh Ramës: Kjo është drama më e madhe që po i ndodh venditNxori një dekret që me sa duket kishte nja 3 muaj që e kishte bërë gati.

Nuk shfaqi asnjë dyshim për numrat në Kuvend.

Nuk hezitoi me dilemën nëse u vodhën apo jo votat nga Rama.

Nuk u mbështet tek Basha dhe as tek Monika.

Bindi edhe Blushin e vet që të përmbahej e mos shkruante në facebook ndonjë sharje për maxhorancën.

Nga gjithë sa bëri, më e vështira në fakt do ketë qënë pikërisht kjo. Pra që ti mbushte mendjen Blushit që të heshtte.

Presidenti thjesht firmosi dekretin si qengj.

Dhe e shpalli me urgjencë.

Urdhëroi Monikën të priste flokët, të ndryshonte look dhe të sillej si njeri normal në seancën e parë të betimit dhe votimit të Kryetares së Re të Kuvendit.

Dhe si shef opozite në tentativë, urdhëroi nga dritarja presidenciale që të harrohej bojkoti dhe të bashkëpunohej në Kuvend.

Në mos për ligjet, të paktën për kokën e tij.

Në Gjykatë Kushtetuese numrat janë të Metës dhe të Ramës.

PD atje nuk i duhet.

Dhe për Gjykatën Kushtetuese, mjafton që Rama mos presojë shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Metës.

Të tjerat rregullohen.

Koha është ilaçi më i mirë. E tha edhe Luli Basha.

Presidenti tani ka halle të tjera.

Duhet të mbajë fort katër numrat që i kanë mbetur në Kuvend.

Dhe të shpresojë që mos i firojnë dhe ato.

Sa për ringritje të forcës politike që e lindi bashkë me Monikën, vështirë se mund të bëhet fjalë.

Atë forcë e firoi vetë Meta, kur besoi se mund të hante nga të dyja krahët.

Për momentin ka kuptuar që nuk ha dot nga asnjë krah.

Duhet të rrijë urtë!/CNA.al

Presidenti Meta dekreton Ramën si kryeministër

Meta uron Nikollën dhe i bën apel Bashës/ “Asnjë sekondë bojkot”

Lajmet e fundit nga