Connect with Us

Pas Mero Bazes, edhe Mustafa Nano pro Bashës

Politikë

Pas Mero Bazes, edhe Mustafa Nano pro Bashës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dy analistët kryesorë të Edi Ramës, flakadanet e kryeministrit kanë dalë hapur në mbrojtje të Lulzim Bashës, për përjashtimin e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD.

I pari, ishte Mero Baze i cili në një shkrim përshëndeste Lulzim Bashën, për vendimin për përjashtimin e Berishës, ndërsa theksonte se ky ishte ndëshkimi për ish-kryeministrin.

Të gjithë ne që jemi përballur me Berishën, kemi një të ngjashëm, por jo të njëjtë me ne, që e ka poshtëruar Sali Berishën dhjetëra herë më shumë se ne, pa u bërë armik me të, por vetëm duke i marrë atij gjithçka, partinë, pushtetin, paratë, dhe në fund dhe dinjitetin.

Ai është Lulzim Basha. Ai është mallkimi i Sali Berishës për gjithë çka bërë me çdo kundërshtar në këto 30 vjet. Në fund të fundit tani është vetë ana tjetër e Sali Berishës, ajo që ai ka ëndërruar si duhet t’i kishte partnerët apo bashkëpunëtorët.

Ai është ana e errët e Sali Berishës, ajo që Sali Berisha ëndërron natën se si duhet të delegojë pushtetin diku që të ketë sërish Ai.
Lulzim Basha është modeli që ka në kokë Sali Berisha se si në politikë mund të gënjesh dhe veten, për të gënjyer popullin.”-shkruante ndër të tjera Mero Baze.

LEXO EDHE:  Të izoluar prej koronavirusit/ Vijon shpërndarja e ushqimeve nëpër çadra dhe familjet e varfra

Por, pas Mero Bazes ka dalë një tjetër analist, pro vendimit të Lulzim Bashës.

Mustafa Nano në shkrimin e tij e cilëson vendimin e Bashës, për përjashtimin e Berishës, si vendimin e duhur.

Që ta themi troç: Lulzim Basha ka bërë gjënë e duhur, gjestin e duhur, por e ka bërë për arsye të gabuara, e ka bërë në mënyrën e gabuar. Ai duhet ta kishte bërë prej kohësh këtë që bëri sot dhe duhej ta kishte bërë për arsye të tjera. Për të njëjtat arsye për të cilat Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur Sali Berishën persona non grata. Për të njëjtat arsye për të cilat Sali Berisha do të duhej të ishte sot te shtatë penxheret. Ose më e pakta, do të duhej të ishte tanimë në një sallë gjyqi ku të kishte dhënë llogari. Unë e kam pritur këtë prej vitesh. Por ai nuk e ka bërë këtë gjë.”-shkruan ndër të tjera Mustafa Nano.

Pra, mesa duket “marrëveshja” vijon dhe Rama ka nxjerrë “flakadanët” e tij, për ti përcjellë mesazhe Bashës. “Jemi me ty”./CNA.al

Mero Baze përshëndet Lulzim Bashën/ “Faleminderit Akili ynë”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ahmetaj jep lajmin e mirë/ Zbulon datën kur fillon shpërndarja e apartamenteve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka bërë të ditura disa nga vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave.

Ndër të tjera Ahmetaj dha një lajm të mirë për qytetarët, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti I 26 nëntorit 2019.



Ahmetaj tha së ne 25 nëntor do të fillojë shpërndarja e apartamenteve për banorët e prekur nga tërmeti, ndërsa siguroi se gjithë proçesi do të jetë transparent…vijon

LEXO TE PLOTE

Politikë

 Sherri te “Çajupi”, zbret në Kuvend/ Boçi debate me Kushin

Publikuar

-

Nga

Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në shkollën “Çajupi” në Tiranë, ku pati një përplasje mes dy mësuesve, është bërë objekt debati edhe në mbledhjen e sotme në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Deputeti I PD, Luçiano Boçi pyet drejtpërdrejt ministren Kushi, se përse nuk pati reagim nga Ministria e Arsimit, duke shtuar se kjo ngjarje impaktoi të gjithë mësuesit.

Projektin pilot online mos e paraqisni si arritje. Nuk po them se nuk ka të mira, por ka edhe një problem të madh, diskriminimi arsimor. Regjistrimi online nuk mund të jetë i shkëputur nga harta e re shkollore. Ndërsa tekstet falas kanë qenë të propozuara nga PD. Por sot një fëmijë do të marrë librat e një fëmije tjetër pararendës. Sa i përket shërbimit psiko-social, dua të ndalem tek përplasja mes mësuesve në shkollën ‘Çajupi’ dhe nga ana juaj nuk pati reagim.
Besoj që ngjarja ka impaktuar të gjithë sistemin arsimor në lidhje me pozicionin e mësuesit. Përse nga ana juaj nuk pat reagim për këtë ngjarje. Ju duhet të kishit çuar ekipin e psikologëve për të trajtuar stafin. Do doja të dija një program të saktë për të gjithë fëmijët për shkak të traumave të pandemisë”, tha Boçi.

LEXO EDHE:  “Tërmeti zbuloi fytyrën e vërtetë qeverisë”/ Tabaku: Rama vazhdon të luajë me jetët e njerëzve

LEXO EDHE:  “Tërmeti zbuloi fytyrën e vërtetë qeverisë”/ Tabaku: Rama vazhdon të luajë me jetët e njerëzve



Ndërkohë që ministrja tha se Zyra Arsimore veproi në kohë pas verifikimeve institucionale, ndërsa shtoi se arsimi shqiptar është përmirësuar, por ende ka vend për punë.

Zyra Arsimore ka bërë një reagim dhe ka marrë masë ndaj dy mësuesve. U përdor një kohë e caktuar për ta verifikuar ngjarjen me policinë. Sepse jo gjithmonë lajmet në media janë 100% të vërteta. Jo me një të rënë të lapsit mund të hiqet mësuesja. Ne e verifikuam me policinë dhe gjykuam që mësueset të pezullohen dhe më pas të shkarkohen. Respektojmë institucionet. Ka hierarki, struktura që janë të parashikuara për të ndërmarrë veprime. Dhe trajtimin psikologjik po e bëjmë, kemi ngritur një grup pune. uroj të mos ndodhin ngjarje të tilla, është shumë e rëndë. E kuptoj dhe për prindërit është shqetësim i lartë, ndonëse nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës është shumë e rëndë”, tha ministrja e Arsimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Topalli tregon kush e largoi nga Kuvendi/ Ja çfarë i tha Rama-Bashës, në 2017

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha: Jozefina Topalli “vrasëse” me pagesë

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka paralajmëruar se kreu i PD-së, Lulzim Basha do të shkarkohet nga Kuvendi Kombëtar.

E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku, Topalli theksoi se edhe nëse Basha nuk njeh Kuvendin, vetë anëtarësia “do ta kapë hopa e do ta nxjerrë jashtë”.

E pyetur nëse çështja mund të shkojë në gjykatë, Topalli tha se nëse vendos Kuvendi, nuk ka më vend për gjykatë.

Nuk shkon hiç në gjykatë se kur vendos Kuvendi nuk ka më vend për gjykatë.

Bashkë me kunatin, hopa dhe e largojnë



LEXO EDHE:  Statuti i kooperativës dhe statuti i Lulit

LEXO EDHE:  Statuti i kooperativës dhe statuti i Lulit

Po si kujton ti. Si jo? Kush është ai? Do pushtojë karrigen?

Pas Kuvendit, mbyllet Kuvendi, bëhen ndryshimet statutore. Fuori.”-tha Topalli.

Por, gjithashtu Topalli tha se në 2017, ishte kryeministri Edi Rama që i kërkoi Lulzim Bashës, ta largojë nga Kuvendi.

“Në 2017 Rama i tha Bashës largo Topallin nga Kuvendi.”-u shpreh Jozefina Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE