Connect with Us

Një grua e vrarë/ Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi, që zgjodhi të përfaqësojë Fierin, asnjë fjalë

Politikë

Një grua e vrarë/ Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi, që zgjodhi të përfaqësojë Fierin, asnjë fjalë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sabina Bengaj u vra nga ish burri. Ngjarja e rëndë ka tronditur jo vetëm Fierin, por opinionin publik në të gjithë vendin.

Krimi pothuaj i paralajmëruar prej serisë së konflikteve; 23-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Fierit, çifti ishte i divorcuar, ish bashkëshorti vrasës i liruar nga gjykata edhe pse me nje dosje me precedentë të mëparshëm kriminalë, nuk kishte tërhequr vëmendjen e institucioneve shtetërore, aq sa edhe ish-bashkëshorti i saj nuk ka dashur t’ia dijë duke i marrë jetën në shtëpinë e prindërve të saj në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes.

Mirëpo ajo që bie në sy është heshtja e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila për t’ia lënë vendin deputetit me 362 vota, la Tiranën dhe zgjodhi të përfaqësojë Fierin.

Jo se fjala e Monikës do të zgjidhte ndonjë gjë, por këto janë raste kur solidariteti njerëzor nxjerr në pah ndjeshmërinë ose hipokrizinë njerëzore.

LEXO EDHE:  Veliaj përplaset me Kryemadhin/ Refuzoni atë të filxhanit të kafes

Monika më së pari duhej të reagonte si grua, duhej të reagonte si nënë, por duhej të reagonte edhe si deputete që zgjodhi të përfaqësojë qarkun e Fierit, për të mos thënë se duhej të reagonte madje bashkë me bashkëshortin e saj, Presidentin e Republikës.

Por nuk reaguan as njëri dhe as tjetra. Mbase më mirë kështu. Hipokrizia është më vrasëse se sa heshtja!

Mbase janë duke hetuar se cili nga deputetët e LSI-së ia dha votën Lindita Nikollës në kandidimin e saj për kryetare kuvendi, meqë na doli se në ato katër votat kundër, njëra qenka vota e Vangjel Dules, siç bëri të ditur vetë zoti Dule, dhe nuk qenkan të gjitha votat e katër deputetëve të LSI-së!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Berisha dosje në DASH, Rama në FBI”/ Gazetari “shkund” politikën, akuza dhe për Metën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI”. Kështu u shpreh përmes një lidhje Skype në edicionin e lajmeve të MCN TV gazetari Robert Papa teksa fliste për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe famijes së tij.

Siç u shpreh Papa, dosja e kryeministrit Rama mund të jetë në FBI për shkak të fotografisë që bëri me presidentin amerikan Barack Obama ku një biznesmen pagoi për të.

Fotoja Rama-Obama u publikua në vitin 2012 dhe asokohe u cilësua si një skandal nga demokratët, të cilët akuzuan kryeministrin, se kishte paguar 80 mijë dollarë për këtë foto në formë kontributi për zgjedhjet në SHBA.

Intervista:

Zoti Papa, sekretari amerikan, Antoni Blinken, do të raportojë përpara Kongresit për listën me personat e shpallur non grata ku bën pjesë edhe familja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Mendoni se ky zhvillim do të sjellë të reja sa i përket çështjes Berisha?

Papa: Nuk është se do raportojë Blinken për listën me personat e shpallur non grata, është detyrim i shtetit që çon një raport në Kongres. Është vënë theksi për korrupsion sinjifikativ. Deri tani kishte pandema se Berisha mund të kishte cënuar sigurinë kombëtare por del haptas se kryesorja është korrupsioni. Ne na vjen keq që në këtë listë të jetë dhe një shqiptar. Ambasadorja duket se kërkon që këtij problem ti shkohet deri në fund. Çdo shqiptar ka të drejt të pyes pse goditet vetëm njëri krah. Nëse dosja dhe dënimi politik ndaj Berishës do jetë i njëjtë me të Dakos dhe Doshit nuk do lejë shije të mirë. Por drejtësia vendos në fund.

Nderkohe ekziston një klauzolë që lë hapësirë për heqjen sanksioneve nëse ndryshojnë rrethanat për individin apo nëse kjo do i shërbente interesit kombëtar të SHBA-së. Mendoni se kjo klauzolë mund të aplikohet edhe për rastin Berisha?



Papa: Interesa të mëdha kombëtare kanë ndodhur në kohën e Mit’hat Frashërit kur nuk donin ti jepnin vizën. Nuk besoj se për këtë listë mund të ndodhë dicka për interesa të mëdha kombëtare. Berisha duhet ta kishte ndërtuar çelësin para se të bëhej non grata ai i besojë Bashën dhe anashkaloi. Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI. Një kongresmen e dërgoi problemin deri në FBI kur Rama pagoi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me presidentin Barack Obama duke shkelur ligjet amerikane sepse një i huaj nuk lejohet që të ndërhyjë në politikën e brendshme dhe të kontribuajo me një sasi të madhe dollarësh. Ka pasur një gjyq ndaj shqiptarëve që u treguan bujarë ndaj Ramës dhe Rama që ishte mosmirënjohës. Mos i duket çudi Ramës që ditës që nuk do jetë kryeministër do jetë non grata dhe ai. Vuçiç dhe figura të tjera me të vërtetë kanë dosje korrupsioni, por ndërhyjnë kur duhet.

Pse tani ky vendim për Berishën?

Papa: Ata godasin kur mendojnë ata. Ata janë të zhgënjyer për korrupsionin në Shqipëri sepse kanë bërë investime të mëdha. Akuzat për Metën janë se është njeriu më i korruptuar në Ballkan, por ata nuk e godasin sepse është ende në detyrë.

Zoti Berisha i ka mbledhur firmat për të thirrur Kuvendin e Partisë Demokratike, por ndërkohë vijon takimet me bazën duke mos e depozituar kërkesën për mbledhjen. Nga ana tjetër, zoti Basha ka premtuar se nuk do e lejojë mbledhjen e këtij Kuvendi, por pa treguar se si do e ndalojë. Duket se të dyja palët po tregohen të kujdesshme për të hedhur hapin e parë në përballjen finale. Pse ky hezitim?

Papa: Që Berisha është lojtarë i fortë në PD askush se vë në dyshim, por Basha do mbetet në politikë si Bashkim Fino, që mbahej aty. Mund ta heqin si kryetar por jo si deputet. Ajo që fiton këtu është baza e PD për një hapje, por më i fituari është Rama në këtë mes.

Pavarësisht se cili do të fitojë nga kjo përballje, Basha apo Berisha, ju si e shihni të ardhmen e Partisë Demokratike?

Papa: Berisha e sposton Bashën, ka pasur shumë pushtet. Duhet bërë partia si këtu që askush si njeh kryetarët. Duhet të zgjidhet me votë se cilët do të jenë kandidatët.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja me demokratët”/ Zbulohet qyteti i radhës që do presë Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet me demokratët, në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në kuadër të “Foltores me demokratët”, e cila ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe rikthimin e PD-së, në vlerat e saj demokratike.

CNA.al ka mësuar se qyteti i radhës që do të presë Berishën, është Kukësi.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se ditën e martë, Berisha do të zhvillojë “Foltoren” me demokratët e Kukësit.

LEXO EDHE:  Veliaj përplaset me Kryemadhin/ Refuzoni atë të filxhanit të kafes

LEXO EDHE:  Alarmi i Nikoll Lesit: Pa Monën dhe LSI, Rama e copton dhe e shtyp Bashën

Kutjojmë këtu se pasditen e djeshme Berisha u ndal në qytetin e Elbasanit, ku pritja ishte e jashtëzakonshme.



Gjithashtu Berisha ka zhvilluar takime edhe në Tiranë, më pas në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Shkodër dhe në Gjirokastër.

Ndërsa të martën do jetë në Kukës./CNA.al

Berisha “çon në këmbë” Elbasanin/ Foto nga “Foltorja” me demokratët

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më jep një kalë, të jap një mushkë”/ Bylykbashi zbulon pazaret Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka drejtuar akuza të forta ndaj kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se Basha po bën pazar me Ramën në lidhje me çështjen e zgjatjes së afatit të vettingut, në këmbim të reformës territoriale për shtimin e disa bashkive në hartë, që PD shpreson të marrë.

Bylykbashi thotë se Rama dhe Basha po luajnë si tregti me kuajt, kur në fakt opozita duhet të fokusohet në ndryshimin e një sistemi të ri zgjedhor që të mund t’i garantojë asaj votën e lirë .

Më zgjat afatin e anëtarëve të vetingut, të të shtoj disa bashki ne hartë.” Këtë pazar i ofron Rama PD-së. Si tregti kuajsh. Më jep një kalë, të të jap një mushkë. Anglezët e quajnë “horse trading” apo tregti kuajsh. Kjo është kundër interesave parësorë dhe themelore të opozitës.

Reforma më kryesore për opozitën duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës për të vendosur një sistem të ri zgjedhor, sepse ky sistem që miratoi Rama pa konsensusin e opozitës më 30 korrik 2020 është i padrejtë, shkel parimet kushtetuese dhe është toksik për demokracinë.

Bashkë me të, duhet rishikuar ndarja territoriale e bashkive. Demokracia lokale po asfiksohet nga reforma e dështuar e 2014, e bërë keq me qëllim për të fituar zgjedhjet ne tavolinë. Pjesëmarrja në zgjedhjet bashkiake të 2019 ku opozita mund të fitonte gjysmën e bashkive, do të rekuperonte mospjesmarjen e opozitës në reformën territoriale. Por ky shans u humb kur u vendos të mos hyj në zgjedhje.



LEXO EDHE:  Rama luftë të hapur Metës/ Urdhër strukturave të shkrijnë LSI

LEXO EDHE:  Kryemadhi me plan për të “rrëzuar” Ramën/ LSI nis fushatën zgjedhore?

Gjithashtu duhet bërë reformë për të bllokuar, ndalur dhe ndëshkuar ndërhyrjen e shtetit në zgjedhje siç ndodhi më 25 prill 2021. Ky është rreziku më i madh që kanë zgjedhjet, shumë më i madh se bandat, sepse ndërhyrja e një shteti të politizuar në zgjedhje është sistematike, masive dhe kapilare.

Më pas mund të ndreqim dështimet e “sukseshme” të reformës në drejtësi. Sigurisht, dështimet nuk mund të lihen pa ndrequr sepse vuajnë shqiptarët që nuk po marrin më asnjë lloj drejtësie.

Por vota e lirë dhe e drejtë qëndron më lartë se vettingu sepse aty qëndron sovraniteti i popullit.

Sigurisht të gjitha këto duhen dhe mund të bëhen njëkohësisht që mazhoranca të mos luajë me “teorinë e sallamit” duke marrë nga një fetë e nga një fetë. Do të ishte naivitet i pafalshëm. Prandaj 94 votat për ndryshimin e Kushtetutës janë e vetmja garanci për opozitën. Nuk mund ta lëshojë. PD mund të japë votat e saj vetëm nëse sigurohen reformat e mësipërme që garantojnë votën e shqiptarëve. Përndryshe do të përsëriten reforma kushtetuese në drejtësi e 22 korrikut 2016 dhe marrëveshja e 5 qershorit 2020, kur opozita i dha votat paraprakisht në mirëbesim, shpresoi në garancitë që iu dhanë e më pas PS theu çdo konsensus.

Pazaret që ofron PS nuk kanë asgjë në interes të Opozitës. Nuk mund të qahemi nesër sërish. Sepse kur vret veten, nuk ka kush të merr hakun.”-shkruan Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE