Connect with Us

Nikoll Lesi flet hapur: LSI nuk beson më te Basha dhe te PD-ja që shkon pas tij

Politikë

Nikoll Lesi flet hapur: LSI nuk beson më te Basha dhe te PD-ja që shkon pas tij

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Nikoll Lesi, edhe pse dikur ishte ndër mbështetësit “më të zjarrtë”, të opozitës, tashmë ka dalë hapur kundër kësaj të fundit, duke mos kursyer edhe “shuplakat”, kundër kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Së fundi në një shkrim të publikuar në gazetën e Nikoll Lesit, ky I fundit flet hapur për raportet mes PD-së dhe LSI-së.

Sipas shkrimit në fjalë, LSI nuk beson më të Lulzim Basha dhe as të PD-ja që shkon pas tij.

Parlamenti i djeshëm tregoi, përveç përçarjes finale mes Lulzim Bashës e Sali Berishës (e cila do përfundoj me “vdekjen” politike të njerit prej tyre) edhe ndarjen mes PD dhe LSI.”-thuhet në shkrim.

Më tej, ndërsa komenton veprimin e djeshëm të Lulzim Bashës, duke grisur fletët e votimit dhe hedhjen e tyre, gazeta e Nikoll Lesit shkruan se Monika Kryemadhi dhe LSI nuk iu bindën Bashës.

Dje ndërkohë LSI me Monika Kryemadhin nuk zbatuan porosinë apo ofertën e Lulzim Bashës që ta grisnin fletën e votimit, sikurse vepruan paturpërsisht deputetët e PD-së. Monika Kryemadhi mësohet se i ka kthyer një përgjigje Lulzim Bashës, që e ka bërë atë të dridhet dhe të ngatërrojë udhën në parlament.

LSI votoi dhe siç deklaruan e doli numërimi më pas, votuan kundër. Por nuk e grisën votën, nuk e hodhën në mënyrë bastarde, siç bënë gabim deputetët e PD-së.

Veprimi i grupit parlamentar demokrat ishte një veprim i detyruar nga Basha gjoja për të treguar se nuk kemi asnjë pazar me Edi Ramën. Për dreq doli ajo që donte Edi Rama, i shërbyen kryeministrit me atë  veprim idiot, sepse shefi i mazhorancës e përdori mjeshtrisht. Edi Rama doli dhe mblodhi një për një fletët e grisura të votimit, duke ironizuar por edhe duke treguar se shfrytëzon çdo vendim absurd të PD-së.”-thuhet në shkrim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“PD është futur në një rrugë pa kthim”/ Kikia: Duhet të riformulohet ose të shuhet”

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Mentor Kikia: Mazhoranca e ka marrë seriozisht, Gjykata Kushtetuese do i mbështesë

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

I ftuar në, Report Tv, Kikia ka deklaruar se shumë nga ish- ministrat në PD duhet t’i ishin nënshtruar jo vetëm përjashtimit, por edhe ndjekjes penale.



Kikia ka theksuar se PD ose duhet të riformulohet, ose duhet të shuhet.

“PD duhet të kishte kaluar një proces rinovimi, ku njerëzit që kanë qenë pjesë e qeverisë, dhe përgjegjës të atij korrupsioni për të cilin PD u ndëshkuar në 2013 do duhej të ishin larguar. Ka patur në mesin e ministrave në PD që duhet t’i ishin nënshtruar edhe ndjekjes penale, jo vetëm përjashtimit politik. Nuk mendoj se është i rrezikuar Basha, por edhe nëse ikën nuk është fundi i PD apo i politikës”, tha Kikia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka vendosur ta rrjepë deri në fund vendin”/ Brisilda Shehaj akuza të forta Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisilda Shehaj ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në Fax news, ku ka folur për rritjen e çmimeve në vend.

Për Brisilda Shehajn, kriza është e stisur për interesat e qeverisë, ndwrsa akuzoi kryeministrin Rama se ka vendosur ta rrjepë vendin deri në fund.

 “Nuk ka krizë, është totalisht e stisur. Ka vite keqmaenaxhimi i financave. Ata kanë rritur një pikë të atillë abuzimi që nuk e mbajnë dot më. Janë qindra miliona euro që duhet të shkonin investime për konsumatorin. Të dëgjosh ata që punojnë në OSHEE është horror . Ai e la evazive, tha nuk do rritet për familjet dhe bizneset e vogëla. Ajo që s’do bëhej e tha, por ajo që do bëhej nuk e tha. Se është mjeshtër PR. Çdo kosto bie në dëm të konsumatorit. Nuk e harroj aksionin e zonjës Ballukut, e cila bllokoi të gjitha kontratat e dhëna sepse tha do t’i rishikojmë. Të gjitha ato hidrocentrale duhet të ishin në punë.



Minimalja që duhet të bëjë qeveria është të mos kemenaxhojë ato që ka. Të depozitoheshin diku. Sot nuk ka nevojë të marr 200 milionë euro borxh dhe t’ia japë OSHEE. Jemi informalë sepse kështu ka vendosur ky zotëria ta vjedhë dhe ta rrjepë këtë vend deri në fund. I ka dorëzuar të gjitha. Zotëria dha është rritur çmimi 10 dollarë për ton dhe ne do ta rrisim 10-15 lekë. Borxhi do kalojë 90% sepse kemi këto investimet e fshehura. Pres akoma sot BB të thotë suksese për reformën në energji se atyre ia kemi marrë paratë. Si nuk dëgjova qindra miliona euro para të zeza që hidhen në ndërtim.

Shqiptarët kanë një kryeministër që ka në filozofinë e tij që kërkon t’i varfërojë sa më shumë. Kur vijnë zgjedhjet ky thjesht rrit çmimin e votave. I bleu me 300 euro për 4 vjet dhe i katandisi me shpopullim. Ka ikur shtresa e mesme. Po na ikën truri. Arsimi, shëndetësia, intelektualët. Shqiptarët nuk dinë kë të votojnë. Të dalin të gjithë te kryeministria të rrinë aty. Unë nuk jam për dhunë“, theksoi ajo.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha me siguresë të shkurtër”/ Shano: Kishte frikë të hynte si i barabartë në garën për kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Shano ka komentuar situatën në PD, dhe vendimet e Lulzim Bashës  për të larguar nga partia kritikët e tij.

I ftuar në A2, Shano u shpreh kritik ndaj Bashës për të cilin tha se po tregon mungesë durimi dhe përvoje dhe po ngjan me një autokrat.

“Më vjen keq për ata njerëz që e konsiderojnë z.Basha si një personazh durimplotë. Sjellja e Bashës tregon një mungesë durimin, përvoje, dëshire për bashkim. Përkundrazi, sjellja e tij tregon një autoritarizëm që shkon kithët me tentativën për ta paraqitur zotin Basha si një personazh me sjellje perëndimore. Mjaft të kujtojmë se çfarë ndodhi në PD pas 26 prillit.

LEXO EDHE:  Incident në takimin e Bashës/ Grida Duma dëbon të rinjtë

LEXO EDHE:  Basha në Mallakastër/ Socialistët dyfish të tradhëtuar



Patëm një garë në PD që tregoi një frikë të Bashës për të dorëzuar vulën dhe për të hyrë i barabartë i garë me z. Kadilli. Pati një heshtje për humbjen e zgjedhjeve. Basha është si me siguresë të shkurtër pasi kushdo që i del kundër, ai përdor mekanizmin e autokratit dhe e përjashton”, tha Shano./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE