Connect with Us

Kosova kujton viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA

Kosova & Rajoni

Kosova kujton viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA

Publikuar

-

cna lajme rajon

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës së bashku me zëvendësambasadorin amerikan në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, vendosen kurora lulesh pranë pllakës përkujtimore për viktimat e 11 shtatorit, që është ngritur brenda oborrit të qeverisë së Kosovës.

Ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve përballë kërcënimeve terroriste duke nënvizuar se Kosova do të qëndroj përgjithmonë bashkë me popullin amerikan në kërkim të drejtësisë.

Sirenat e zjarrfikësve dhe të shërbimeve të shëndetësisë, ulja e flamurit amerikan në gjysmë shtizë dhe ndezja e qirinjve ishin disa nga veprimtaritë të organizuara nga shoqata Miqtë e Amerikës në shenjë solidarizimi me viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEXO EDHE:  Shoqërimi dhe dhunimi i aktivistëve/ Teatri i Kosovës: Qeveria po tenton shuarjen e zërit për drejtësi

Çdo vit, 11 shtatori shënohet në forma të ndryshme në Kosovë, ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës por edhe për proceset e ardhshme politike në Kosovë përfshirë edhe atë të integrimeve euroatlantike./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ 30 raste të reja me Covid 19, asnjë viktimë

Publikuar

-

Nga

cna, lajme,

Situata pandemike në Kosovë duket se është qetësuar. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar shifrat dhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 raste të reja me Covid 19 dhe asnjë viktimë.

Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se nga sëmundja janë shëruar edhe 94 pacientë. Ndërsa numri i rasteve aktive është 1.676.

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në Kosovë/ 141 të infektuar dhe 11 viktima në 24 orë

LEXO EDHE:  Marrveshja Kosovë-Serbi/ Thaçi pro dialogut



Në Kosovë situata epidemiologjike është përmirësuar pas një përkeqësimi që filloi në muajin gusht. Autoritetet ndërmorrën masa të reja kufizuese duke shpejtuar edhe fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë mbi 1.4 milionë vaksina kundër koronavirusit. Mbi 588.000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht me nga dy doza./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hapet Kutia e Pandorës në Malin e Zi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Por kabineti i Gjukanoviçit i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se janë përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi.

Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Kabineti i Gjukanoviçit  i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se publikimi është përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi.

Qendra hulumtuese malazeze MANS, e cila ka marrë pjesë në hulumtimet për Letrat e Pandorës, ka thënë se Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe djali i tij, Bllazho, kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta për menaxhimin e pasurisë në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti kompanish nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari.

Kabineti i Gjukanoviçit ka thënë se publikimi i qendrës Mans është një tjetër “përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi dhe familjen e tij”. Në reagim thuhet se Gjukanoviç ka dhënë sqarime për aktivitetet e vitit 2012 dhe se pretendimet e organizatës MANS janë të pavërteta.



Por dokumentet e rrjedhura per ”fshehjen e pasurisë” së Presidentit Gjukanoviç dhe birit te tij Bllazho vazhdojnë të komentohen me të madhe nga partitë në pushtet dhe nga partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit, por dhe nga institucione të ndryshme. Prokurori special shtetëror thotë se do të ndërmarrë te gjitha masat e nevojshme  nga kompetencat e tij  për zbardhjen e fakteve dhe rrethanave dhe për rezultatet do të njoftojë opinionin.

MANS nuk beson në punën e hetueseve të hetimit për Gjukanoviçin

Ndërkaq nga  rrjeti MANS që kanë bërë zbulimin e dokumenteve e që vazhdojnë të sjellin edhe të tjera, nuk kanë shumë besim në punën e prokurorit special. Dejan Milovac nga MANS  thotë se “edhe më herët ka pasur zbulime të rëndësishme lidhur me paratë e politikaneve të Malit të Zi  jashtë e deri tani nuk kemi pasur kurrfarë përgjigjesh, prandaj edhe me këtë rast nuk pres ndonjë gjë të re”.  Ai shton se “ështe i nevojshëm bashkëpunimi ndërkombëtar me Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë  të cilët kanë përvojë kur janë çështje  komplekse të hetimeve financiare, veçmas ato që përfshijnë dhe destinacionet OFF SHORe”.

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në Kosovë/ 141 të infektuar dhe 11 viktima në 24 orë

LEXO EDHE:  SHBA shpall "non grata" ish-deputetin socialist

Për Lëvizjen Qytetare URA të zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç, pushteti i Gjukanoviçit nuk meriton të ushtrojë  kurrfarë funksioni politik. Drejtoresha politike e Lëvizjes URA, Ana Novakoviç  i ka kërkuar Presidentit që t’i përgjigjet opinionit ,,përse llogaritë  bankare nuk i ka hapur në vend,  por në destinacionet e largëta përmes kompanive off shore prapa të cilave është fshehja e pasurisë”. Kjo parti ka vite që insiston në miratimin e Ligjit për prejardhjen e pasurisë së Gjukanoviçit.  Nga ana  tjetër funksionarët e partisë Demokratike te Socialiste të Gjukanoviçit, vlerësojnë se e tërë kjo është një aferë tjetër e fabrikuar kundër Presidentit  të Malit të Zi./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova pret liberalizimin e vizave/ Kurti: BE mbaj fjalën e dhënë!

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja në SHBA/ Albin Kurti mesazh Avdullah Hotit, paralajmëron arrestime

Kryeminisri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur nga Sllovenia, para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, në fokus të së cilit është integrimi i gjashtë vendeve të rajonit u shpreh se: “Kosovës i është bërë një padrejtësi e madhe nga BE-ja për mosliberalizimin e vizave”, dhe se mbetet me shpresë se Unioni do të mbajë fjalën e dhënë.

Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tanë që vuajtën shumë. Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi”, ka thënë Kurti.



LEXO EDHE:  Meta në SHBA/ Reforma në drejtësi në fazën përfundimtare

LEXO EDHE:  20 viktima në 24 orë/ Mbeten të larta shifrat e të infektuarve në vend

Kurti ka ftuar edhe 5 vendet e tjera anëtare te Unionit, t’i bashkohen vendeve të tjera të BE-së dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE