Connect with Us

Keni bërë plane për fundjavën?/ Zbuloni surprizat e motit për ditën e nesërme

Aktualitet

Keni bërë plane për fundjavën?/ Zbuloni surprizat e motit për ditën e nesërme

Publikuar

-

cna lajme sociale

Kjo fundjavë do të paraqitet dinamike pasi dita e sotme ka nisur me kthjellime dhe herë pas here do të kemi kalime vranësirash ndërsa reshjet do të jenë të papërfillshme kryesisht në zonat jugore, vetëm gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe duke gdhirë dita e dielë.

Sipas Meteoalb, e diela paraqitet me vranësira të shpeshta në të gjithë vendin tonë të cilat në zonat jugore dhe juglindore do të sjellin herë pas here rrebeshe afatshkurtra shiu, më pak reshje presim në zonat qëndrore dhe ato lindore.

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas astrologut të famshëm/ Çfarë ka parashikuar Paolo Fox për secilën shenjë

Ndërsa Veriu i Shqipërisë paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Përsa i përket vlerave termike të ajrit do të kemi rritje gjatë orëve të mesidtës me të paktën dy gradë duke bërë që termometri të ngjitet deri në 31 gradë Celsius. Ndërsa e diela për shkak të vranësirave dhe rrebesheve afatshkurtra të shiut do të ketë rënie të temperaturave të ajrit jo vetëm gjatë mëngjesit por edhe gjatë mesditës duke bërë që vlera ditore të luhatet nga 11-29 gradë Celsius./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Në 17 maj solli çadrën e tradhtisë”/ Demokratët e irrituar, kërkojnë dorëheqjen e Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryemoinistri Sali Berisha do të mbajë Foltoren në qytetin e Beratit, ku para pallatit të kulturës janë mbledhur me qindra demokratë dhe simpatizantë të PD, të cilët të irrituar kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga PD.

Një demokrat për mediat u shpreh se Basha është një tradhtar në krye të PD i cili sipas tij nuk mendon për militantët por për interesat e tij. Sipas qytetarit, tradhtia më e madhe e Bashës ishte në 17 maj, ku nga çadra e lirisë erdhi çadra e tradhtisë.

Është shpresë për ne demokratët. Nata e zezë e 17 majit nga çadra e lirisë kaloi në çadrën e tradhëtisë. Vendimet e Bashës janë shkruaj vetë e vendos vetë. Ai na la rrugëve. Për qëndrestarët e PD që janë të shumtë duhet të mendojë Basha. Është sakrificë të jesh me PD”, shprehet qytetari.

LEXO EDHE:  Luhatjet e motit/ Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët



Një tjetër demokrat thekson se lëvizja e Berishës është e duhu në kohën e duhur.

Lëvizja e Berishës është e duhur në kohën e duhur. Është momenti që këta të rrëzohen me çdo formë. Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pa asnjë diskutim. Mundi dhe djersa jonë ka ikur kot”, tha demokrati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video- Berisha zhvendos Foltoren në Berat/ Qindra makina shoqërojnë ish liderin demokrat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha është duke mbërritur në qytetin e Beratit, për takimin  e radhës me demokratët.

Ish lideri historik i PD është shoqëruar nga dhjetra makina dhe pritet që të ketë një pjesëmarrje masive.



Takimi do mbahet në Pallatin e Kulturës së Beratit.

Kujtojmë se ish-lideri historik i PD, ka zhvilluar deri më tani takime me demokratët në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Korçë, Dibër, Kukës dhe Elbasan./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD kërkon vetingun në politikë/ Hajdari: SPAK nuk e ka këtë tagër

Publikuar

-

Nga

Ish  prokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar ditën e sotme ndryshimet kushtetuese që janë kërkuar nga Partia Demokratike, ndërsa shton se këto ndryshime janë domosdoshmëri por duhen trajtuar në një tjetër formë.

Hajdari u shpreh në një intervistë për Neës 24 se mekanizmi teknik i propozuar nga opozita për këtë çështje nuk është i duhuri.



Ato janë domosdoshmëri nëse vërtet veprimet e kryetarit të opozitës të bëhen në një formë tjetër.  SPAK nuk mund të bëhet institucione që të bëjë Vetting ai është për të bërë hetime. Mënyra e Vetingut për politikanë ka nevojë të korrektohet, ne nuk dimë kush janë nënshkruesit. Dhe kur kërkon ndryshime kushtetuese në tre drejtime dhe nuk kanë asnjë proces. Janë mbledhur e kanë çuar në parlament, por nuk ka një debat, një tryezë ku të diskutohet. Pra në asnjë media nuk ka dalë se kush janë 28 nënshkruesit”, tha më tej Hajdari, ndërsa shtoi: “Tentativa për të bërë Vettingun e politikanëve është për tu përshëndetur. Kjo tentativë duhet parë në një tjetër këndvështrim. Ose duhet të krijojnë një strukturë të posaçme me Komisione më shumë se një njeri…ose mundet këtë material t’ja dërgojnë SPAK. Subjekti i asaj që parashikon draft-ligji , pra deklaratë e bën tek ILDKP, ose mund të ndërtojmë një strukturë që të gjykojë rezultatet…Një tjetër mundësi është që dosja që përgatit ia çon një strukturë të Posaçme që ia nis SPAK.”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE