Connect with Us

Kaosi me COVID-in/ Rahmani dhe 2 titullarë të Napolit ngecin një natë në Romë

Seria A

Kaosi me COVID-in/ Rahmani dhe 2 titullarë të Napolit ngecin një natë në Romë

Publikuar

-

Napoli preket nga kaosi me COVID-in, teksa tre prej futbollistëve të trajnerit Luçiano Spaleti kanë kaluar natën në Romë.

Pas rikthimit nga kombëtaret, mbrojtësi Rrahmani, mesfushori Elmas dhe sulmuesi Osimhen kanë pasur probleme me policinë në “Fiumiçino”, si rrjedhojë e fakteve se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Nigeria, ashtu sikurse të gjitha vendet afrikane kanë norma të tjera kundër COVID-it.

Prandaj, pasi nuk kanë pasur të plotësuar të gjithë dokumentacionin e tyre lidhur me pandeminë, të tre futbollistët e Napolit i janë bashkuar Spaletit vetëm pasditen e djeshme dhe janë në dyshim sot për Juven.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Juventusi humb një tjetër mesfushor, Allegri me gjysmë ekipi ndaj Romës

Publikuar

-

Nga

Juventus mund të ketë një tjetër mungesë në mesfushë ndaj Romës. Këtë radhë është Weston McKennie që ka pësuar një dëmtim me kombëtaren e vetë, SH.B.A.

Amerikani nuk mori pjesë në sfidën e fundit që kombëtarja e tij luajti kundër Panamasë për shkak të një tërheqjeje muskulare. McKennie ndjeu dhimbje gjatë stërvitjes dhe trajneri nuk deshi të rrezikonte me të.



Kështu mesfushori i Juventus do të rikthehet në Torino duke lënë më parë grumbullimin me kombëtaren. Ai pritet të zhvillojë testet mjekësore për të parë gradën e dëmtimit. Megjithatë, në ambientin e “Zonjës së Vjetër” duken shumë të shqetësuar duke parë edhe mungesat e shumta në ndeshjen kundër Romës.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Strakosha nuk bind më, Lazio mendon për zëvendësuesin

Publikuar

-

Nga

Thomas Strakosha nuk po kalon ditë të mira. Portieri shqiptar ka humbur vendin e titullarit te Lazio dhe rrallë-herë e shikojmë në  formacionin e lacialëve. Kjo ka bërë që kryeqytetasit të mendojnë për largimin e tij, e më pas të afrojnë një “gardian” tjetër.



Sipas La Repubblica, drejtuesit e Lazios po monitorojnë situatën e Andrea Consigli. Consigli aktivizohet te Sassuolo, sakaq kontrata i skadon në vitin tjetër. Portieri 34 vjeçar është pjesë e skuadrës nga Reggio Emilia që në vitin 2014, periudhë në të cilën vinte nga Atalanta. Në CV e tij mund të përmendim skuadra si Rimini, apo edhe Sambenedettesse.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Tifozët e Juventusit “flirtojnë” me Donarumën, gati rikthimi në Itali

Publikuar

-

Nga

I qetë, me shiritin e kapitenit dhe i përshëndetur me duartrokitje. Pasditja në stadiumin “Allianz” në Torino për Xhanluixhi Donarumën ishte diçka tjetër në krahasim me ndeshjen e kaluar në “San Siro” nën rrebeshin e vërshëllimave nga publiku milanez.

Me të hyrë në fushë për nxehjen e ndeshjes mes Italisë dhe Belgjikës, portierit të kombëtares italiane dhe të PSG-së i’u rezervua një pritje e ngrohtë. Me shiritin e kapitenit në krah, i kushtëzuar për të qenë lojtari me më shumë paraqitje në fushë, Donaruma i’u përgjigj me një buzëqeshje dhe një duartrokitje tjetër për publikun.



Një flirtim për një të ardhme te Juventusi? Është shumë herët për ta thënë, edhe pse hipoteza është gjithmonë në prapavijë. Me Ronaldon, duartrokitjet funksionuan në një kontekst tjetër, kush e di se si janë për ish-portierin e Milanit.

LEXO TE PLOTE